Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjetet e posaçme hetimore – mënyra të përdorimit të tyre

Stina e re politike në Bullgari filloi nën ndikimin e skandalit në lidhje me përgjimin e bisedimeve të politikëve të rëndësishëm nga partia në pushtet GERB, përfshi këtu dhe vetë kryeministrin Bojko Borisov. “Qëllimi është që të ndërpriten përpjekjet e qeverisë në luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe të mos realizohen politikat e saj” – vuri në dukje zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov. Ish pushtetarët e Partisë Socialiste Bullgare iu kundërvunë partisë GERB me argumentin se përgjimi është bërë një praktikë e zakonshme e qeverisë. Nga ana e vet e djathta kërkoi që “zjarret politike” të lidhura me përgjimin të shuhen. Aktualisht po analizohen incizimet e bëra, në se ato janë rezultat i përdorimit të Mjeteve të posaçme hetimore dhe në rast se kjo vërtetohet, a është i ligjshëm përdorimi i tyre. Ndërkohë në hapësirën publike u përhapën mendime se e gjithë kjo do të ndikonte negativisht mbi aderimin e Bullgarisë në hapësirën Shengen – një prej prioriteteve kryesore të vendit tonë gjatë këtij viti. Teza të tilla u shfaqën dhe në disa botime perëndimore.

Para mikrofonit të Radio Bullgarisë gazetari nga Deutsche Welle Aleksandër Andreev deklaroi:
“Bullgaria nuk është përjashtim në këtë drejtim. Aktualisht skandale të tilla ka në Rumani dhe Shqipëri. Të gjitha vendet postkomuniste janë ngarkuar me aparatin e rëndë të shërbimeve sekrete të ish Sigurimit Shtetëror. Popullsia në këto vende nuk i ka harruar praktikat nga përpara 40 – 50 vitesh, kur të gjithë i ndiqnin të gjithë, kur shërbimet sekrete ishin shumë të fuqishme dhe kjo nuk mund të ndryshohet aq shpejt. Nga njëra anë duhet të jemi të qartë se kjo është diçka e natyrshme për një vend postkomunist dhe se demokracitë perëndimore gjithashtu janë në dijeni për këtë. Mirëpo, nga ana tjetër, të gjitha këto gjëra e vështirësojnë jo vetëm aderimin tonë në Shengen, por krijojnë pengesa dhe para krijimit të besimit ndaj Bullgarisë si një vend anëtar me të drejta të plota i BE-së dhe NATO-s.”

Politologja Rumjana Kollarova komentoi hapat e dobishëm të qeverisë:

“Hapi i parë i dobishëm i qeverisë është lidhur me përpjekjet për t’u konstatuar sasia e saktë e mjeteve të posaçme hetimore – kush, ku dhe si mund të përgjojë. Hapi i dytë është lidhur me përforcimin e kontrollit si mbi sistemin gjyqësor, me sanksionin e të cilit ato lejohen, ashtu dhe mbi Ministrinë Bullgare të Punëve të Brendshme, të cilat i realizojnë. Për këtë kontroll është mirë ta mbajnë përgjegjësinë përfaqësues edhe të dy institucioneve dhe deputetë nga një komision i posaçëm. Duhet të parashikohen sanksione të qarta – për magjistratët, për nëpunësit e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe për politikanët, të cilët nuk i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre. Niveli i dytë i reaksionit është lidhur me rrjetet e ndikimit politik, duhet të ndalohet ky lloj tregtie me ndikim politik dhe të shtrohet qartë kjo çështje, siç kjo ishte bërë në lidhje me emërimet e ambasadorëve dhe përkatësinë e disa diplomatëve ndaj strukturave të ish Sigurimit Shtetëror. Në nivel të tretë – reaksioni i drejtë është atëherë, kur komentojmë rezultatet konkrete dhe jo qëllimet” – vuri në dukje para Radio Bullgarisë Rumjana Kollarova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD