Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Danubi – një lumë i harruar

Foto: Aleksandër Ivanov
Danubi, lumi më i gjatë evropian pas Volgës, ende mban shenjat e Perdes së hekurt që e gardhonte në vazhdim të gjysmë shekulli. Roli historik i lumit si një ind lidhës kulturor midis Lindjes dhe Perëndimit dhe një korridor kryesor të transportit në kontinent ishte harruar. Dy pjesët e lumit zhvilloheshin në mënyrë të ndryshme dhe mungonte një vizion i përbashkët për të ardhmen e tij. Sot Evropa rikujton rëndësinë e këtij korridori ujor dhe Komisioni Evropian përpunoi një strategji të gjerë për zhvillimin e regjionit të Danubit, i cili bashkon afro 100 milionë banorë. Qëllimi i kësaj nisme është të zgjerohet potenciali i madh ekonomik i regjionit. Njëkohësisht duhet të përmirësohen pastërtia dhe cilësitë biologjike të lumit dhe të ruhet flora dhe fauna e pasur e Danubit, veçanërisht në pjesën e tij të poshtme. Përpjekjet që lumi të imponohet si një korridor i rëndësishëm i transportit mund të dëmtojnë seriozisht resurset e tij natyrore, të cilat nuk janë më pak të rëndësishme.

© Foto: Daniel Petresku


Fondi botëror për natyrën e egër (WWF) është një nga organizatat më aktive që mbrojnë linjën e zhvillimit të qëndrueshëm të regjionit të Danubit. Dega bullgare e WWF organizoi një varg ekspozitash për bukuritë natyrore të Danubit në pjesën e tij bullgare.

© Foto: Aleksandër Ivanov


“Sot e çuam tek ju Danubin, lumin më të rëndësishëm për Bullgarinë, por pak të harruar – tha në hapjen e ekspozitës së parë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” Veselina Kavrëkova, udhëheqëse programore e WWF-Bullgari. – E dimë se jeta është lindur rreth lumenjve, kurse Danubi ndoshta është lumi më i rëndësishëm i Evropës, i cili bashkon me pellgun e tij popullsinë e 18 shteteve. Por ky lumë nuk është vetëm metra kub resurs ujor, megavate energji ose milionë euro të ardhura, siç e konsiderojnë shumë njerëz sot. Rrjedhja e poshtme e Danubit është një nga pak lumenjtë e egër në Evropë, ku mund të shihni kafshë dhe bimë që nuk ndeshen tjetërkund. Kurse pranë tij banojnë njerëz që kanë ruajtur tradita shekullore.”

© Foto: Ivo Zafirov


Mbrojtësit e natyrës janë shqetësuar nga idetë për gërmimin e thellë të rrjedhës së poshtme të lumit që të mund të kalojnë atje anije më të mëdha. Kjo sipas tyre do të asgjësojë një pjesë të madhe të florës dhe faunës së pasur në lumë dhe rreth tij. Delta e Danubit, një parajsë e vërtetë për shpendët, është një nga pak vendet, ku ruhet shumëllojshmëria biologjike e Kontinentit të vjetër. Propozimi i mbrojtësve të natyrës është jo lumi të adaptohet me llojet e ndryshme të anijeve, por përkundrazi – anijet të vihen në përputhje me mundësitë për lundrim në Danubin e poshtëm. Këtë mendim e ndajnë dhe 6 fotografët nga Bullgaria, Rumania, Austria dhe Franca, të cilët prezantojnë bukuritë e kësaj pjese të Danubit me fotografitë e tyre që janë përfshirë në ekspozitën e WWF. Njëri prej tyre, Aleksandër Ivanov, ka bërë fotografi nga ajri.

© Foto: Daniel Petresku


“Mendoja se e njoh Danubin, por ai doli shumë i ndryshëm nga përfytyrimet e mia – tha fotografi bullgar. – Dua që të gjithë ne të kthehemi te ky lumë, sepse vitet e fundit e kemi harruar. Ai është një lumë i madh që është lidhur thellësisht me historinë bullgare. Disa njerëz dëshirojnë të ndalin vrullin e tij, por tani për tani ata nuk kanë shans, sepse kjo varet nga të gjithë ne.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD