Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petku festiv

Foto: BGNES
Kështu si piktori rikrijon botëkuptimin e vet në tablotë, ashtu edhe gratë bullgare mishëruan personalitetin e vet në zbukurimet e petkut festiv. Gajtan lara-lara, ornamente të qëndisura dhe të endura pasurojnë veshjet tradicionale bullgare. Të gërshetuara në një harmoni të papërsëritshme, ato mbajnë në vet veten pikëpamjet e bullgares – të kuptuarit e botës dhe e unitetit midis njeriut dhe universit, parapëlqimet estetike dhe artistike. Jo vetëm ojat, por edhe pjesët e veçanta të rrobave posedojnë hiri hyjnor.

Dikur, në të kaluarën bullgarët detyrimisht disponuan nga një palë rrobash festive. Ato gjithnjë ishin të reja, të pastra, të zbukuruara në mënyrë speciale. Këmisha dhe fustane, poture dhe përparëse – ato ishin vetëm pjesë të rrobave të kyçura në sëndukët e zbukuruara. Në jetën e përditshme stërgjyshërit dhe stërgjyshet tona gjithashtu respektuan rregulla të rrepta. Ditët e zakonshme ata visheshin me rroba më të thjeshta dhe të rëndomta. Disa nga pjesët e veshjeve të burrit dhe të gruas ishin të njëjta. Këmisha, e bardhë dhe e qëndisur me fije të kuqe kundër syrit të lig, ishte e detyrueshme për të dy sekset. Në disa rajone të vendit, këmishët endeshin nga pëlhura e kuqe dhe gjithashtu kishin qëndisje të shumta. Njëkohësisht rroba të brendshme dhe të sipërme, këmishët dalloheshin për nga gjatësia e tyre dhe për nga ojat. Konsiderohej se pa këmishë nuk duhet të dalë përjashta asnjeri, sepse ai nuk është i mbrojtur nga forcat e këqija. Ndër të gjitha veshjet e grave këmisha ka rëndësi më të madhe. Sipas besimeve popullore ajo njëjtësohet me gruan, së cilës i përket. Në përfytyrimet popullore këmisha qëndron më lartë se sa të gjitha rrobat e tjera. Vetëm një peri nga këmisha, mund të përdoret nga ndonjëri i keq, që dëshiron t’i dëmtojë gruas ose familjes së saj. Shamia gjithashtu ishte një nga elementet e detyrueshme të veshjeve të gruas së martuar. Edhe ajo mund të bëhej objekt i riteve të ngjashme magjike. Prandaj bullgarët kyçën veshjet e tyre në dollapët dhe në sëndukët.

Konsiderohej, se petku festiv nuk duhet të nxirret nga sënduku pa shkaqe. Tepër të bukura dhe origjinale ishin veshjet dasmore. Në këngët popullore lavdërohen këmishët prej mëndafshi dhe shamitë e kuqe e ndezur. shndritshme. Këmisha dasmore ka rëndësi magjike. Një praktikë shumë e përhapur ishte nusja të vishet me dy këmisha – njëra e bardhë, tjetra – e kuqe, të qëndisura me ornamente të shumta në gjoksin dhe në mëngët. Kur këmisha është vetëm një, më shpesh ajo është e bardhë me qëndisje të kuqe. Ngjyra e bardhë përmban në vet veten urim për lumturi dhe kësmet. Krahas kësaj e bardha është një simbol i moçëm i pastërtisë. E kuqja është ekuivalent i pjellorisë, pasurisë dhe vitalitetit.

Ka një legjendë e lashtë, e cila tregon “për një goce me këmishë të mrekullueshme”. Kur ajo u kap në vallen festive të gjithë e pyesin nga ku e ke këtë këmishë të bukur prej mëndafshi, me të cilën është e veshur. Ndërsa goca u përgjigj, se kjo këmishë është dhuratë nga Nëna e Zotit. Vasha e tundi birin e saj dhe kujdesej për të në pyll, ku ishte djepi i foshnjës. Si shpërblim, Hyjlindësja i dhuroi asaj këmishën.

Qëndisma me shumë ngjyra, dantella të bukura dhe një larmi të madhe figurash dhe ojnash zbulohen në ornamentet e qëndisura dhe të endura mbi petkun festiv. Natyrisht rrobat e grave ishin me më shumë zbukurime, se sa ato të burrave. Qëndismat mbi këmishët dhe fustanet, përparëset ose shamitë, treguan nga ku është vasha. Krahas kësaj ato fliteshin edhe për fisin e saj, për shkathtësinë dhe urtësinë e saj. Këmishët festive të burrave gjithashtu ishin plotë ornamente dhe figura të qëndisura. Poturet zbukuroheshin me gajtan dhe shirit, që formuan ornamente të ndërlikuara. Veshjet e mbarë familjes punoheshin me pëlhura dhe stofa të endura në shtëpi. Që kur çupat hynin në moshën e martesës, ato filluan të përgatitin pajën e vet. Një pjesë e rëndësishme prej saj ishin petkat e përditshme dhe festive. Në krahinat e ndryshme të vendit ka kërkesa të ndryshme sa palë veshje festive dhe të përditshme, duhet të ketë nusja, me të cilët të hyjë në shtëpinë e re. Një rëndësi të madhe për mbrojtje nga fuqitë e këqija kishin qëndismat. Shfrytëzoheshin gjerësisht edhe ornamente të llojllojshme, që mbaheshin në vet veten mesazhe të ndryshme. Shpesh herë në qëndismat e lashta dallohen bima, breshka, kalorës, kalë e kështu me radhë. Njerëzit besuan, se ato ornamente sjellin shëndet, paracaktojnë suksesin e punës së nisur dhe mbrojnë nga syri i lig.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD