Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria fiton mijëra miq në botë

Foto: arkiv
“Udhëheqësi në udhëtimet virtuale në Bullgari”, “dritarja drejt Ballkanit”, “radiostacioni i dashur”. Kështu, ju, dëgjuesit tanë besnikë, e përshkruani në letrat tuaja gjatë vitit të kaluar Radio Bullgarinë. Si pjesë e Radios Kombëtare Bullgare, sot ajo gjithashtu shënon ditëlindjen e 76-të të “Shtëpisë së vjetër”. Vetëm me dy vjet më i ri programi botëror i radios kombëtare tashmë shtatëdhjetë e ca vjet rrëfen para auditorit të tij të madh dhe të shumëllojshëm për jetën sociale, politike dhe kulturore të vendit, për natyrën e bukur dhe atraksionet turistike, për historinë dhe fenë, për traditat dhe zakonet bullgare, për folklorin tonë origjinal dhe me famë botërore, për njerëzit e zakonshëm dhe për personalitet e njohura të ditës.

Zëri i radios arrin me valë të shkurtra dhe të mesme në pesë kontinente – Evropa, Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut. Mund ta dëgjoni në dhjetë gjuhë – bullgarisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip dhe turqisht. Radio Bullgaria transmeton çdo ditë afro 60 orë programe në gjuhë të ndryshme. Programet e saj transmetohen gjithashtu nga mbi 50 radiostacione në më shumë se 30 vende në botë. Radio Bullgaria e pasuroi rrjetin e internetit dhe me një sajt të saj, i cili paraqet informacion me tekst, tingull dhe imazhe nga dhe për Bullgarinë, përveç në dhjetë gjuhët e lartpërmendura dhe në arabisht. E gjithë kjo i detyrohet punës së përditshme të gazetarëve, të redaktorëve muzikorë, të disa prej përkthyesve më të mirë, si dhe të regjisorëve të zërit.

Nuk janë shumë radiostacionet në botë, të cilat mund të lavdërohen me aq shumë dëgjues besnikë. “Miqësia jonë daton nga viti 1960 dhe unë ju vlerësoj shumë,” thotë Dominik Fajnot nga Franca. Një miq tjetër i emisioneve në gjuhën franceze, Bernar Dordenar, tregon me një ndjenjë të madhe humori për lidhjen e tij shumëvjeçare me Radio Bullgarinë: “Unë jam një dëgjues juaji nga viti 1965. Atëherë merrja pjesë në rubrikën “Klub rinor”, kam fituar disa konkurse dhe ende po ruaj një dhuratë nga ju – një gjilpërë kravate. Mirëpo, koha kalon shumë shpejt dhe tashmë mund të më regjistroni në grupin e veteranëve. Kam marrë vendim që në testamentin tim të jetë shënuar shprehimisht se dua që në varrin tim të ketë një antenë, që të mund t’ju dëgjoj për gjithmonë.” Një dëgjuese tjetër e rregullt nga Greqia, Maria Xamaria shkruan: “I ndjek të gjitha programet tuaja me një interes të madh, sepse krijoni një atmosferë shumë të këndshme. Programet tuaja janë plotë kuptim dhe janë shumë konkrete sa u përket proceseve në Bullgari dhe në botë. Na njihni me ekonominë, politikën, historinë, kulturën e vendit, turizmin, fenë dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi. Transmetoni dhe muzikë shumë të bukur dhe cilësore...” “I përkrah përpjekjet tuaja, që të na njihni me realitetin bullgar, që të kemi një përfytyrim më real për vendin tuaj, për të cilin nuk mund të mësojmë nga mediat spanjolle” -tregon Hose – Lui Sains De La Masa, kurse Li Ming nga Kina, i cili e dëgjon Radio Bullgarinë në anglisht, gjithashtu thotë se nuk ka mundësi për të mësuar për ngjarjet në Bullgari nga mediat kineze. “Më pëlqen informacioni i balancuar nga sfera e jetës politike dhe kulturore të vendit” – na shkruan Shtefan Dushke nga Gjermania. Një mik tjetër gjerman i Radio Bullgarisë thotë: “Më pëlqejnë shumë fotografitë në faqen tuaj të internetit. Ju dispononi materialet më të mira fotografike nga të gjitha radiostacionet në valë të shkurtra.” Imber Gaviria nga Kolumbia e largët gjithashtu e pëlqen shumë faqen tonë të internetit: “Është origjinale dhe ka një akses të lehtë në audio.” Alen Subigu, profesor nga Sorbona, shkruan: “Çdo ditë i dëgjoj lajmet tuaja, të cilat përveç se janë plotë kuptim, janë dhe të pavarura. Kam dëshirë të madhe ta vizitoj vendin tuaj dhe u tregoj dhe studentëve të mi për ju. Ju siguroj, se mjetet e investuara nga qeveria juaj në emisionet franceze, nuk janë mjete të humbura.” Krahas dëgjuesve të saj shumëvjeçarë, Radio Bullgaria gëzon dhe fansa të rinj. Një prej tyre është francezi Pier Vest: “Gëzohem se i dëgjoj emisionet tuaja dhe më vjen keq se nuk ju kam njohur deri tani. Edhe në të ardhmen do të jem një dëgjues i rregullt i radios suaj!” Për bashkatdhetarët tanë jashtë Radio Bullgaria është lidhja e tyre me atdheun. Ata na tregojnë për jetën e komuniteteve bullgare në botë. Jashtëzakonisht aktivë janë dhe dëgjuesit e radios sonë me origjine turke, të cilët banojnë në vend. Për ta kolegët nga redaksia e gjuhës turke janë si të afërm, i ndiejnë si anëtarë të familjes së tyre. “Më befasuat në një mënyrë shumë të këndshme me këtë dhuratë të vogël – rrëfen Ebazer Jusuf nga fshati Tëkaç i bashkisë së Kaolinovos. – Disku me këngë dhe programe, të përgatitura nga Osman Aziz, më emocionoi jashtëzakonisht shumë. Nuk kam fjalë të shpreh gëzimin dhe mirënjohjen time ndaj jush. Çmimi Nobel i paqes, me të cilin u dekorua Barak Obama, mbeti disi në hijen e çmimit tim!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD