Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratat “Sirak Skitnik”

Drejtorja e programit “Horizont” Kalina Stançeva me dekoratën e madhe “Sirak Skitnik” për kontribut të plotë në zhvillimin e radios.
Foto: Bulfoto
Media më e vjetër elektronike në Bullgari - Radioja Kombëtare Bullgare, mbushi 76 vjeç. Festa u shënua me një koncert festiv në studion numër 1, në të cilën u dhanë dekoratat tradicionale vjetore në emër të drejtorit të parë Sirak Skitnik. Emri i tij i vërtetë është Panajot Todorov, i njohur në rrethet krijuese dhe si një poet i talentuar, piktor, kritik dhe veprimtar shoqëror. Tanimë 10 vjet me radhë dekoratat me emrin e tij jepen në 7 kategori. Nominimet bëhen nga kolegjet krijuese të programeve kombëtare dhe regjionale të Radios Kombëtare Bullgare. Dekorata e madhe “Sirak Skitnik” është për një kontribut të plotë në zhvillimin e radios. Gjatë këtij viti ajo iu dha programit “Horizont”.

“Kuptohet që ky është një nder dhe krenari jo vetëm për këta kolegë, të cilët në këtë moment përfaqësojnë programin “Horizont” – shënoi drejtorja e programit Kalina Stançeva. Që nga 4 janari i vitit 1971 në programin “Horizont” dhe për të kanë punuar qindra kolegë, publicistë, gazetarë muzikorë, gazetarë sportivë, regjisorë zëri. Këta njerëz përcaktojnë përmbajtjen dhe tingëllimin e programit dhe prandaj mendojmë se dekorata është e disa brezave. Publiku më luajal i programit “Horizont” janë njerëzit më të pjekur, njerëzit më të arsimuar, në moshë mbi 40 vjeç, por gjithnjë e më e madhe është përqindja e auditorit të ri në moshë nga 25 deri më 35 vjeç. Ka dhe një auditor edhe më të ri, për të cilin kemi dhe programe të posaçme.”

Dekorata për radio gazetari jepet për një prani dalluese përpara mikrofonit, ide origjinale, të cilat afirmojnë autoritetin e radios kombëtare si një institucion shoqëror. Me të u dekorua Keti Trençeva, drejtuese e rubrikës “Në shënjestër” në transmetimin “Sot” të Radios Bllagoevgrad. Keti komenton çështjet e dhimbshme të ditës, të cilat kërkojnë zgjidhje të ngutshme. Në saje të hetimeve të realizuara dhe të sinjaleve të dhëna drejt institucioneve një pjesë e madhe nga problemet janë evituar. Ja se çfarë tha Keti, duke marrë dekoratën e saj:

“Po mundohem ta kuptojë dhe duhet të pohoj se akoma nuk mundem. Tani, pasi ndokush të ka vënë re, pasi ndokush të ka dhënë një besim të tillë, pasi ndokush ta ka dhënë këtë vlerësim, si do të vazhdosh? Nuk ke të drejtën të vazhdosh nëpër pjesën e rrafshët, duhet të ecësh tatëpjetë. Unë jam një fëmijë e ardhur nga pjesa malore dhe e di se tatëpjetë ecet me vështirësi të madhe, por di dhe diçka tjetër, se poshtë zbritet edhe më vështirë. Prandaj fare nuk ia uroj vetes.”

Ndër gazetarët e nominuar këtë vit ishte dhe kolegia jonë nga Radio Bullgaria Iliana Rajçeva. Ajo është reportere politike në redaksinë “Programe në gjuhën bullgare” dhe drejtuese e programit javor “Studio politike”. Iliana e njeh auditorin tonë në botë me ngjarjet e rëndësishme në vendin tonë, duke u bërë një analizë të hollësishme.

“Kuptohet, unë nuk e bëj këtë vetë – thotë Iliana – më ndihmojnë disa prej politologëve dhe sociologëve më të njohur bullgarë. Unë u jap mundësinë për të komentuar temat më të rëndësishme të javës. Kështu bullgarët në botë do të mund të ndiejnë më mirë politikën në vend. Kjo është e rëndësishmja dhe jo gjërat e vogla. Sipas meje politika e madhe është analiza dhe unë përpiqem të bëjë pikërisht këtë.”

Çfarë e dallon Radion Kombëtare Bullgare nga mediat e tjera elektronike? Kjo pyetje iu drejtua drejtorit të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare – zoti Valeri Todorov.

“Mendoj se Radioja Kombëtare Bullgare dallohet nga mediat e tjera, sepse ajo është media shoqërore para se gjithash, me gjashtë formacione muzikore në gjini të ndryshme. Radioja Kombëtare Bullgare është një media, e cila përbëhet prej dhjetë radiostacionesh, të cilat transmetojnë 24 orë. Radio Bullgaria transmeton në 11 gjuhë për tërë botën. Desha të nënvizoj se media jonë transmeton me të gjitha valët e mundshme – të mesme, të shkurtra, të gjata dhe me satelit. Ne jemi dhe media e parë, e cila filloi të transmetojë në mënyrë digjitale. Transmetimet tona jashtë shtetit janë sipas teknologjisë DRM. Sajti ynë është unikal me faqet e veçanta të të gjitha programeve tona dhe me faqet në 10 gjuhë të huaja, një prej të cilave është arabishtja. Prandaj mendoj se Radioja Kombëtare Bullgare është jashtë formatit të zakonshëm të mediave. Ne jemi dhe lider i padyshimtë teknik dhe teknologjik. Në vigjilje të festës hynë në eksploatim dy komplekset e mëdha teknologjike të programeve “Horizont” dhe “Hristo Botev”. Ato disponojnë teknologjitë më moderne digjitale për radio prodhim. Vetëm gjatë vitit të kaluar shtëpia jonë e reklamës paraqiti 54 disqe, në të cilat është incizuar një pjese e arkivave tanë muzikorë, dokumentarë, madje ka këngë të animuara për fëmijë. Një pjesë e këtij produkti ekziston dhe në video format. Gjatë periudhës së kaluar prej një viti e gjysmë ne vumë në eksploatim 67 transmetues me valë ultra të shkurtra, të cilat janë prona jonë. Kështu mbuluam pikat afër rajoneve kufitare dhe tani programet tona dëgjohen nga të dyja anët e kufijve. Ndërkohë në këtë mënyrë zbatuam një pjesë prej misionit tonë si operator shoqëror, sepse, është e kuptueshme, se kolegët nga sektori tregtar nuk kanë interes të zhvillojnë transportues të tillë për disa prej këtyre rajoneve, kurse ne ndiejmë angazhim ndaj çdo një shtetasi të vendit. Tani kemi shumë plane të tjera. Kemi në plan të zgjerojmë praninë tonë në rrjetet sociale me profile të programeve tona të disa gazetarëve të veçantë. Me ndihmën e një prej firmave muzikore do të fillojmë të transmetojmë në internet arkivat tanë muzikorë dhe dokumentarë. Krahas kësaj jemi duke përgatitur dhe një program mëngjesi të programit “Hristo Botev” me shumë mundësi për një dialog të drejtpërdrejtë midis drejtuesve dhe auditorit tonë. Po punojmë mbi projektin për radio në internet, për një faqe financiare, e cila do të mbledhë resurset më aktive ekonomike financiare për biznesin. Po përgatitim dhe një program për digjitalizimin e arkivave, për krijimin e një fondi elektronik të të gjitha arkivave muzikorë. Tashmë iu drejtuam shtëpive muzikore, organizatave për të drejta autori, që të mund të krijojmë një bazë të unifikuar të këtyre katalogëve. Shpresojmë se në këtë mënyrë do ta inkurajojmë përgjegjësinë e autorëve dhe njëkohësisht me këtë do ta lehtësojmë aksesin në të gjithë arkivat.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD