Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirurgjia e robotizuar afirmohet në Bullgari

Kirurgët nga Spitali Universitar “Georgi Stranski” në Pleven afirmojnë kirurgjinë e robotizuar në Bullgari. Afro dy vjet ekipi i mjekëve që punojnë me të vetmin deri tani sistem të robotizuar për operacione “Da Vinçi” financohej vetëm me mjete evropiane për mbajtjen e sistemit dhe për blerjen e materialeve të nevojshme për kirurgjinë e robotizuar. Nga shkurti i këtij viti shteti tashmë u angazhua të mbështetë këtë lloj operacionesh, aplikimi i të cilave është më tepër në fushën e onkogjinekologjisë dhe urologjisë. Diçka më shumë – deri në tre vjet pritet që me mjete shtetërore të blihet edhe një robot i tillë, me të cilin kirurgët të punojnë në kryeqytetin Sofje. Duke marrë parasysh sëmundshmërinë e rritur onkologjike ndër gratë bullgare dhe uljen e moshës së pacienteve, mjekët shohin largpamësi nga ana e politikanëve në veprime të tilla. Ata theksojnë se operacionet e robotizuara janë më pak dëmtuese për pacientët, qëndrimi në spital është minimal, kurse procesi i rimëkëmbjes – shumë më i shpejtë. Për dy vjet me robotin “Da Vinçi” janë bërë mbi 100 operacione të pacientëve nga tërë vendi. Udhëheqës i ekipit të kirurgëve që punojnë me sistemin “Da Vinçi” është prof. d-r Grigor Gorçev, shef i klinikës së onkogjinekologjisë pranë Spitalit Universitar në qytetin e Plevenit.

“Para afro dy vjetëve në Pleven filloi projekti për aplikim të kirurgjisë së robotizuar në Bullgari – tha prof. Gorçevi. – Për të filluar punën me aparaturën ne përgatiteshim afro tre vjet. Ishin të nevojshme dituri serioze, shkëmbim përvoje, sepse bëhet fjalë për teknologji të larta, për operacione nga distanca, në të cilat kirurgu i jep komanda një roboti. Kërkohet saktësi, njohuri në fushën e anatomisë dhe teknologjisë. Në spital pajisëm salla bashkëkohore për telemjekësi, që ishte etapa e parë. Pastaj hapëm një qendër moderne për trajnim të specializantëve në fushën e kirurgjisë endoskopike, të pajisur me aparaturë bashkëkohore. Tek ne trajnohen mjekë nga tërë Bullgaria, por gjithashtu nga shtete të huaja, të cilët dëshirojnë të praktikojnë kirurgji miniinvazive. Kirurgjia e robotizuar filloi të praktikohet në SHBA gjatë vitit 2006. Bullgaria bleu gjatë vitit 2008 një robot të tillë dhe në praktikë dy vjet pas amerikanëve edhe ne filluam të bënim operacione të robotizuara. Për ne ky është një sukses i madh, sepse punojmë me teknologjitë më moderne dhe jemi pandërprerë në kontakt me kolegët tanë nga SHBA. Një provë për sukseset tona është ftesa që morëm nga Organizata ndërkombëtare e robotikës në gjinekologji të japim një leksion për përvojën evropiane në kirurgjinë e robotizuar. Vendi ynë u preferua para vendeve të tjera që punojnë me robotë të tillë si Franca, Gjermania, Italia, për shkak të numrit të madh të operacioneve të bëra. Për dy vjet kemi operuar mbi 80 gra me kancer të qafës të mitrës. Gjatë së njëjtës periudhë në Itali janë bërë 40 operacione, në Zvicër – 30. Por ky nuk është një shkak gëzimi, sepse kjo shifër është treguese për sëmundshmërinë e madhe dhe për profilaksinë e pamjaftueshme të sëmundjes. Do të zhvillojmë kirurgjinë e robotizuar dhe në fushën e urologjisë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD