Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gota e parë për shëndet, gota e dytë për gëzim...”

Në Ditën e Shën Trifonit në shumicën e rajoneve të Bullgarisë zgjedhin “Mbret të Vreshtave”, i cili luan rolin kryç në ritin e krasitjes së vreshtave dhe duhet të qerasë të gjithë vreshtarët.
Foto: arkiv
Kalendari folklorik bullgar është plotë shumë festa, që mbajnë emrat e shenjtorëve ortodoksë. Rrënjët e disa prej tyre fshihen në sistemin e pikëpamjeve pagane për botën. Mirëpo, me pranimin e fesë së krishtere, stërgjyshërit tanë ruajtën mitologjinë dhe zakonet e lashta. Shumë nga praktikat rituale pagane kryhen edhe më sot – në kohën e teknologjive të zhvilluara. Një nga ditët më të respektuara dhe më të dashura nga populli është Dita e Shën Trifonit. Festa i kushtohet vreshtarisë. Ajo përfshin një sërë zakonesh gazmore kushtuara hardhive, verës dhe mbrojtësit të tyre – Trifon Zarezani, ose Trifoni Krasitës.

Festa popullore Trifon Zarezan, ose Trifon Krasitës, shënohet më 1 shkurt. Kjo është dita, në të cilën respektohet nderi i martirit të krishterë Trifon. Para se të ndërrohet kalendari kishtar, bullgarët e shënuan këtë festë më 14 shkurt. Dhe kjo datë është më afër thelbit të festës, që përqendrohet në krasitjen e hardhive. Festa është në tranzicionin nga dimri te pranvera. Prandaj shoqërohet me praktika rituale për bereqet dhe pjellori. Riti i vjetër popullor daton që nga koha e trakëve të lashtë dhe festat e tyre kushtuara hyjnisë së pjellorisë dhe verës Dionis. Rituali i krasitjes kryhet vetëm nga burrat vreshtarë. Fillon menjëherë pas meshës në kishë kushtuar Shën Trifonit, i cili vdiq si martir në mbrojtjen e fesë së krishtere. Burrat vreshtarë shkojnë në vreshtat duke mbajtur me vete uji të bekuar, bukë rituale dhe pulë të pjekur. Në shumicën e rajoneve të vendit më parë zgjedhin “Mbret të Vreshtave”. Ai duhet të jetë një njeri i pasur. Përveçse ai luan rolin kryesor në ritin e krasitjes së vreshtave, këtë ditë ai duhet të qerasë të gjithë vreshtarët. Secili më parë shkon te vreshti i vet. Aty pasi do të bëjë kryq dhe do të drejtojë lutje, krasit tri degëza hardhie. Rrënjët dhe degëzat e krasitura spërkaten me verë. Në disa rajone mbi rrënjët hidhet pluhuri с hirit. Hardhitë spërkaten me uji të bekuar. Të gjitha ato rituale shoqërohen me bekime për pjellori dhe vjelje të begatshme. Në se riti kryhet nga dy burra, atëherë bekimi është në formën e dialogut, i cili përsëritet çdo vit: “Trifone, ku je?” – pyet njëri. “Jam nën hardhinë, nuk mund të më shikosh nga vilet e peshuara të rrushit të pjekur” – përgjigjet tjetri. “Vitin tjetër, hiq të të mos shikoj!” – uron i pari. Pas ritit të krasitjes së hardhive, mbretit i vihet një kurorë të thurur me degëza hardhie. Burrat kthehen në fshat me të mbajtur mbretin mbi supet dhe kështu shkojnë shtëpi më shtëpi. Kudo nikoqirët i mirëpresin dhe i qerasin me verë. Më parë një gllënjkë pi mbreti dhe pas kësaj të tjerët. Vera, që mbetet në enë pasi të gjithë kanë pirë derdhet mbi mbretin me urime për bereqet të bollshëm. Dhe përderisa vizitojnë të gjitha shtëpitë, mbreti bëhet me rroba dhe me flokë të qullura nga vera. Mbrëmjen ai pret të gjithë vreshtarët në shtëpinë e vet duke shtruar një trapezë të bollshme.

Që nga shekujsh vreshtaria zhvillohet në trojet bullgare. Prandaj edhe Trifon Zarezani, ose Krasitësi, është një nga festat më të mëdha dhe më të respektuara popullore. Ajo shënohet edhe në rajonet, në të cilët nuk ka hardhi. Në krahinën e malit Rodopa është tepër i përhapur zakoni me emrin “Trifonosvane”. Në thelbin e tij është dëshira për pjellori dhe bereqet. Herët në mëngjes Ditën e Shën Trifonit zonja e shtëpisë merr sëpatën dhe fillon gjoja të goditë ndonjë pemë dhe të bërtasë me zë të lartë: “A më dëgjosh Trifone?” Ndonjëri nga familja i përgjigjet: “Nuk të dëgjoj nga bollëku i gjalpit, djathtit, qumështit...” Një akt i tillë kryhet me pemët shterpë. Por në thelbin e vet, ky rit përmban më tepër gjeste dhe fjalë, qëllimi i të cilëve është të kërcënojnë dhe të shtien frikë. Një djalë nja 7-8 vjeçar merr sëpatën dhe fillon të bëjë gjestet e prerjes së trungut të pemës. Krahas kësaj ai i drejton pyetje pemës: “A do të të pjellësh, apo të të presë?” Ndërsa nëna e ndërpret me fjalët: “Mos e trazo, gjatë verës ajo do të bëjë fruta të shumta!” Ky rit përtëritet tri herë. Besohet, se praktika të ngjashme rituale u ndihmojnë edhe njerëzve kur nuk kanë fëmijë. Prandaj gra ose burra, për të cilët dihet se janë shterpë, bëjnë rituale të ngjashme pikërisht Ditën e Shën Trifonit.

Pavarësisht nga kulti i lashtë ndaj hardhive dhe lëngës dehëse, që nxirret prej rrushi, bullgarët nuk kanë qëndrim pozitiv ndaj përdorimit me tepri të pijeve alkoolike. Është e keqe për shtëpinë, në se në të ka pijanec. Ndër fatkeqësitë më të mëdha për vashën konsiderohej ajo të martohet për një burrë, që pi vazhdimisht. Vetëm Ditën e Shën Trifonit ishte e lejueshme, që vera të derdhet pa kufizime. Ditët e përditshme dhe festat e tjera vera gjithashtu ishte pjesë e pandarë e trapezës, por ajo konsumohej me maturi. Një nga proverbat më të mira bullgare thotë: “Gota e parë është për shëndet, gota e dytë për gëzim, ndërsa gota e tretë – për turp!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD