Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita fotografike “Bullgarët në Gollobordë” prezanton njerëzit, të cilët jetojnë në pikën më perëndimore të populluar me bullgarë

Pamje nga rajoni i Gollobordës
Foto: Vesellka Tonçeva
Në vazhdim të një muaji vizituesit e muzeut kombëtar “Toka dhe njerëzit” mund të shikojnë një ekspozitë kureshtare, kushtuar bullgarëve të cilët jetojnë në Shqipëri dhe më saktë në rajonin e Gollobordës. Për komunitetin e tyre në hapësirën publike në Bullgari pothuaj mungon informatë. Interesi për bullgarët në Shqipëri lindi kryesisht në rrethet shkencore pas vitit 1989, pas ndryshimeve politike dhe sociale në Bullgari dhe një vit pas kësaj – në Shqipëri. Atëherë u krijuan kushte të përshtatshme për komunikimin e njerëzve nga të dy shtetet.

Gjatë formimit të Shqipërisë si një shtet i pavarur në vitet 1912-1913, 21 fshatra me popullsi bullgare mbetën në territorin e Shqipërisë. Këto janë fshatrat e rajonit të Gollobordës. Ndër shkencëtarët dhe politikanët bullgarë deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore interesi lidhur me bullgarët atje ishte shumë i madh. Lidhjet midis komunitetit bullgar në Shqipëri dhe shtetit bullgar vazhduan deri në fillimin e luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1944 me mbyllen e kufirit u ndërpre krejt kontakti me gollobordësit dhe deri në fillimin e viteve të 90-të të shekullit të kaluar në Bullgari mungonte informatë për bashkatdhetarët tanë. Mund të thuhet se në periudhën e Enver Hoxhës bullgarët në këto fshatra ishin harruar nga Bullgaria. Sot, pas restaurimit të kontakteve po bëhen përpjekje për kompensimin e efekteve të këtij izolimi të gjatë. Për fat të keq ana aktive nuk janë autoritetet shtetërore bullgare. Për mbajtjen e lidhjeve kontribuojnë kryesisht organizata joqeveritare, persona privatë ose shkencëtarë.

Fotografitë e prezantuara në ekspozitën “Bullgarët në Gollobordë” janë bërë në kuadrin e disa ekspeditave – speleologjike dhe etnologjike, në periudhën 2006-2010 me ndihmën organizuese të Asociacionit të antropologjisë, etnologjisë dhe folkloristikës “Ongël”, të Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe me mbështetjen financiare të federatës së Speleologjisë, fondit bamirës “13 shekuj Bullgaria” dhe Agjencisë Shtetërore të Bullgarëve jashtë Shtetit. Ato janë ofruar nga pjesëmarrës të ndryshëm të ekspeditave, ndër të cilët dallohen emrat Aleksej Zhallov, Georgi Rajchev, Vesellka Tonçeva, Konstantin Rangochev etj.

Autorët e ekspozitës janë Aleksej Zhallov, zëvendëskryetar i Federatës Bullgare të Speleologjisë dhe Vesellka Tonçeva nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografik prenë Akademisë Bullgare të Shkencave. Bashkëorganizatore e ekspozitës është gjithashtu shoqata “Nashenci” (Të tanët), një organizatë joqeveritare, veprimtaria e së cilës është lidhur me bashkatdhetarët tanë në Shqipëri dhe në shtete të tjera ku jetojnë njerëz me prejardhje bullgare. Ideja është që të prezantohet mënyra e jetesës së njerëzve nga rajoni i Gollobordës – rritjen e fasules, patateve, misrit dhe grurit, rritjen e kafshëve dhe përpunimin e tokës, mbledhjen e druve dhe barërave, qëndrimin e burrave në pijetore. Objektivi ka kapur elemente të ndryshme të përditshmes dhe kulturës së vendasve, por për bullgarët kjo pamje nuk është e panjohur, sepse shtëpitë tradicionale, qëndisjet dhe endjet, ornamentika e pëlhurave, zbukurimi i bukëve të ritit, forma e teknika e përpunimit të sendeve tradicionale janë identikë me ata bullgarë dhe prezantojnë unitetin e kulturës bullgare përmes shumëllojshmërisë së saj rajonale. Sepse rajoni i Gollobordës është pika më perëndimore që është populluar me bullgarë.

Aleksej Zhallov dhe Vesellka Tonçeva janë autorë të teksteve pranë fotografive, konceptimi për renditen e imazheve gjithashtu është i tyre. Ideja është që pjesët e ndryshme të ekspozitës të prezantojnë natyrën, truallin, historinë, fenë dhe kulturën tradicionale materiale të bullgarëve nga Golloborda. “Ekspozita u është drejtuar të gjithë atyre, të cilët dinë pak ose më shumë për këtë vend dhe për njerëzit atje dhe dëshirojnë ta vizualizojnë përfytyrimin e vet” – shpjegoi autorja Vesellka Tonçeva. Ajo është muzikologe dhe etnologe në Institutin për folklor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ka punuar në Televizionin Kombëtar Bullgar dhe është autore e shumë filmave muzikore. Para pak kohe shfaqi libri i saj “Bullgarët nga Golloborda, Shqipëri. Tradita, muzikë, identitet”. Pjesëmarrja e saj në ekspeditat shkencore në Gollobordë datojnë nga viti 2007.

Në fakt “veterani” në studimet e lidhura me bullgarët nga Shqipëria është Aleksaj Zhallov. Ai është speleolog dhe zëvendëskryetar i Federatës Bullgare të Speleologjisë. Gjatë hapjes së ekspozitës ai vetë tregoi: “Interesi im ishte motivuar nga një film i Televizionit Kombëtar Bullgar, i transmetuar në vitin 1993. Mua si speleolog më bëri përshtypje reliefi i rajonit të Gollobordës. Isha i sigurt se atje ka shumë shpella. Një vit më vonë, unë me tre kolegë të tjerë vizituam Shqipërinë Lindore dhe u takuam me bullgarët atje. Në fillim interesi ynë u ishte drejtuar vetëm shpellave, por pas takimit me vendasit gjërat u ndryshuan. Që nga atëherë përpiqem të punoj për t’u ndihmuar dhe këtë që unë mund të bëj është që t’i popullarizoj, kështu që bullgarët në Bullgari, politikanët dhe autoritetet te ne të kuptojnë për problemet e tyre.”

“Ekspeditën e parë speleologjike e organizuam në vitin 2002 dhe qysh atëherë e dinim se nuk mund t’i ndihmojmë në mënyrë të drejtpërdrejt. Por kuptuam se bile praninë tonë është me dobi për ta sepse kontaktet e tyre me ne i ndihmuan të identifikohen vetveten. Problemi me identifikimin është shumë serioz – shumë prej këtyre njerëzve nuk dinë a janë bullgarë ose maqedonas. Natyrisht ka edhe të tillë, që shpjegojnë: “Ne jemi shqiptarë”, duke pasur parasysh shtetin, në të cilin jetojnë. Ka edhe raste në të cilët njerëzit atje njëherë flasin se janë bullgarë, në ndonjë rast tjetër – se janë maqedonas. Shpjegimi varret nga kjo kush pyet. Fajtor për këtë situatë mendoj se është diplomacia bullgare, e cila nuk ka një politikë të qartë në lidhje me bullgarët jashtë kufijve të shtetit. Sipas meje – vazhdoi zoti Zhallov – niveli i diplomacisë bullgare në Tiranë është shumë e ulët, në përjashtim të disa viteve, kur atje punuan diplomatë më të informuar, të cilët në të vërtetë kishin dëshirë të punojnë për këto probleme. Fakti se Bullgaria nuk interesohet për bullgarët, të cilët jetojnë në Shqipëri ndikon shumë keq vetëdijen dhe vetëidentifikimin e tyre. Në të njëjtën kohë politika e Shkupit është shumë agresive dhe ky fakt e thellon ndjenjën se janë harruar nga Bullgaria.”

Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm një miq i madh i autorëve të ekspozitës. Bëhet fjalë për bullgarin Haxhi Pirushi, i cili ka lindur në fshatin Steblevë dhe tani është kryetar i shoqatës “Prosperitet Golloborda” me seli në Tiranë, që punon për mbrojtjen e kulturës dhe identitetit gjuhësor të bullgarëve. Të gjithë ekspeditat janë bërë me ndihmën dhe në saj të mirëpritjes së tij. Pas pjesës zyrtare të hapjes së ekspozitës të pranishmit shikuan fotografitë me gotë vere në dorë.
По публикацията работи: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD