Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një forum i artit kulinar në Sofje me aksent mbi lulet dhe algat e ngrënshme

Gjatë kohës së forumit “Koncepcione 2011” kuzhinierë me famë botërore do të paraqesin një spektakël të shijeve, aromave dhe ngjyrave.
Foto: Euro-Toques Bullgaria
Për herë të dytë pas vitit 2009 Sofja bëhet mikpritëse e shfaqjeve të kuzhinierëve më të mëdhenj të Evropës. Organizator i aktivitetit është Euro-Toques Bullgaria – organizata e elitës së kuzhinierëve evropianë. Forumi “Koncepcione 2011” do të zhvillohet në hotelin “Rainbow” më 22 e 23 shkurt. Para publikut të zgjedhur prej 500 profesionistëve, 20 mjeshtër të kulinarisë do të tregojnë nga dy receta origjinale. Aksenti sivjet është kuzhina e luleve dhe algave të ngrënshme.

Radi Stambolov

“Gatitja me lule dhe alga është njëra nga temat – tha Radi Stambolov, nënpresident i Euro-Toques Bullgarisë. – Po mbërrijnë emra të mëdhenj si Dani Albors nga Spanja, i cili do të gatuajë me alga. Metoda të tilla në kulinari kanë dhe Boris Petrov, Velin Velikov, Jacques Barnachon nga Franca. Një kuzhinier tjetër nga Spanja është ndjekës i mjeshtrit të madh Michel Bras dhe do të tregojë aplikimin e luleve të ngrënshme në kuzhinën e tij.”
Talentin dhe imagjinatën e tyre do të demonstrojnë dhe kuzhinierë të tjerë të famshëm si Morten Thomsen nga Danimarka, Firo Vazqez nga Spanja, Robert Man nga Rumania, Gilbert Welter nga Luksemburgu, Laurent Mahaux nga Belgjika, si edhe mjeshtërit bullgarë. Mikpritja e këtij forumi flet për autoritetin e rritur të artit kulinar bullgar.

“Gëzohem shumë se në Bullgari organizojmë forume të tilla, megjithë vështirësitë, një herë në dy vjet – thotë Radi Stambolov. – Në forumin e mëparshëm, gjatë vitit 2009, kur në skenën dolën kryekuzhinierë si Georgi Georgiev dhe Zhoro Ivanov, morëm një njohje të madhe nga mysafirët francezë. Kjo tregon se Bullgaria ka përparuar shumë në artin kulinar.”

Njohja është rezultat i zhvillimit të shpejtë të biznesit të restoranteve gjatë viteve të fundit, mendon Radi Stambolov. “Bullgarët tashmë e respektojnë shumë profesionin e kryekuzhinierit, ai hyn në sallon, bisedon me klientët, interesohet për shijet dhe pritjet e tyre, pra kulinaria bëhet një spektakël”, shton ai.

Një nga qëllimet e forumit është të ndezë të rinjtë, nxënësit në shkollat e kulinarisë. “Tani për tani pak prej tyre zgjedhin të mbeten në kuzhinë”, pohon Radi Stambolov. Kuzhina bullgare ende nuk është shumë e njohur, por pak nga pak fiton adhurues nëpër botë, në saje të kuzhinierëve bullgarë që punojnë jashtë shtetit. Në shumë qytete me bashkësi emigrantësh bullgarë u dukën restorante bullgare. Ndër ato më prestigjioze ndoshta është “Green Rastaurant” në Seul të Koresë së Jugut. Ai ofron kuzhinë bullgare me aksent mbi ushqimin e shëndetshëm.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD

Një bullgar fitoi titullin "Sandviçi më i mirë" nga European Street Food Awards në Gjermani

27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..

botuar më 24-10-11 6.32.MD

KNSB: Taksat e ulëta nuk i zgjidhin problemet buxhetore të shtetit

Bullgaria po shkon në zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se 4 vjet dhe kjo pengon debatin konstruktiv dhe ratifikimin e një konvente të rëndësishme të përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe e pranuar nga 44..

botuar më 24-10-11 12.25.MD