Në traditën bullgare viti ndahet në dymbëdhjetë muaji, ashtu siç është kjo në Kalendarin Julian. Por emrat, me të cilët populli e quan muajit e ndryshëm dallohen me poezinë dhe urtësinë e vet. “Kohën e Vjeljes së Rrushit” ose “Muaji i Shën Dhimitrit” – kështu bullgarët në të kaluarën e largët e quanin muajin tetor. “Muaji i Shën Kryeengjëllit Mihaill” për ta ishte nëntori e kështu me radhë. Vetëm katër muajve të vitit bullgarët u veshin tipare prej njeriu. Ata janë janari, shkurti, marsi dhe prilli. Të shumta janë historitë për jetën e këtyre krijesave mitike.
Në traditën ortodokse 1 shtatori është fillimi i Vitit të Ri Kishtar. Ndërsa viti kalendarik fillon me ditën e parë të muajit quajtur nga populli Goljam Seçko – Acari i Madh. Pikërisht ky është emri folklorik i janarit. Populli i zgjodhi këtë emër jo rastësisht. Janari është një muaj plotë acar dhe të ftohta të mëdha dhe gjatë tij nuk kryhet asnjë punë bujqësore. I ftohtë është edhe vëllai i tij më i vogël Mallëk Seçko – Acari i Vogël, ose shkurti. Në përrallët dhe legjendat popullore dy vëllezërit jetojnë diku në majat e malit. Bashkë me ta është edhe motra e tyre Marta. Ose Gjysha Marta, siç më shpesh e quajmë edhe më sot. Ajo është figura e vetme e gruas ndër të gjitha krijesat mitike, me të cilat është plotë e për plotë kalendari folklorik. Si një gruaje e vërtetë Marta është me një karakter tepër të fortë dhe të ndryshueshëm. Ja përse ditën e parë të muajit të saj, mars, kryheshin rite dhe respektoheshin ndalime të ndryshme. Dikur besuan, se nëse Marta do të vërë buzën në gaz, buzëqeshja e saj do të përkëdhelë barnat dhe lulet, rrezet përvëluese të diellit do të ngrohin tokën dhe tërë natyra do të zgjohet për jetë pranverore. Mirëpo, nëse Marta do të rrudhë fytyrën dhe do të ngryset, atëherë bie llohë e madhe dhe bëhet e lagët. Dhe pemët e porsa të lulëzuara thahen nga të ftohti.
Një nga ritet më të përhapura ditën e 1 marsit është pastrimi ritual i shtëpive dhe i oborreve. Herët në mëngjes, para se të nisë të zbardhë dita gratë fshijnë kudo dhe pas kësaj ndezin bëzhdilat. Ky është zjarri i parë nga të gjitha zjarret rituale, që ndizen gjatë pranverës. Të rinjtë dhe fëmijët kapërcejnë zjarrin, ndërsa më të moshuarit vetëm ngrohen nga flaka që ngrihet valë-valë. Gratë dhe fëmijët rrethojnë oborret, kopshtet dhe arrat duke goditur teneqe. Besohet, se në këtë mënyrë ata dëbojnë dhe shpinë larg zvarranikët. Po ato rite kryhen edhe Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses më 25 mars. Kjo festë e krishtere në kalendarin popullor quhet Bllagovec. Për nder të Gjyshes Marta gratë kudo vihen rroba, ose velenxa të kuqe. Me rëndësi ishte që kudo të hidhet syri në shtëpi të shihen pëlhura të kuqe, që të jetë e buzëqeshur dhe e lumtur gjyshja. Besimi është, se asaj nuk i pëlqen, që ditën e parë të marsit të takojë në rrugën e vet gjyshe dhe gjyshër. Ajo dëshiron të hasë vetëm të rinj dhe të reja, me petka festive lara-lara. Prandaj atë ditë të moshuarit nuk dalin nga shtëpia. Një përrallë tregon për një grua, e cila nuk respektoi këtë ndalim. Herët në mëngjes ajo doli me dhitë në kullotë. “Çfarë mund të bëjë me mua Marta?” – pyeti ajo. “Unë jam grua, por edhe ajo gjithashtu është grua! Forca e saj nuk është aq e madhe siç ajo e vëllezërit të saj Goljam dhe Mallëk Seçko.” E dëgjoi këtë Gjysha Marta, u inatos dhe u nxeh, se ndonjëri mund të mendonte, se forca e saj është më e vogël, se sa ajo e vëllezërve. Nga zemërimi i saj u bë një acar, u vendos një ngricë e madhe, nisi një tufan. U ngrinë përrenjtë dhe lumenjtë, një mbulesë prej akulli të trashë u shtri mbi tokën. Gruaja dhe dhitë e saj u ngrinë përgjithmonë. U bënë statuja, nga të cilat ngandonjëherë rrjedhin pika uji.
Një popullaritet të madh ka edhe përralla, sipas së cilës vëllezërit Goljam dhe Mallëk Seçko – Acari i Madh dhe i Vogël, pinë verën e motrës Marta. Kështu ajo mbeti pa verë për festën e vet. Dikur në të kaluarën ata kishin një hardhi, të cilën e përpunuan bashkë. Mirëpo verën e ndanin me tre. Dy vëllezërit çdo mbrëmje pinin nga një deri në dy gota, ndërsa Marta e ruante verën e vetë vetëm për festat. Dalë-ngadalë vozat e vëllezërve mbetën boshe. Fshehtazi ata filluan të pinë edhe nga vera e motrës. Kur erdhi festa dhe Marta shtroi një trapezë të bollshme, e kënaqur dhe e ngazëlluar ajo shkoi në bodrum dhe deshi të mbushë plloskën me pak verë. Por voza ishte e zbrazur. U zemërua Marta dhe u inatos, atëherë mbi tokë u dëgjuan gjëmimet e bubullimave dhe vetëtimave. Pak pas zemërimi i saj iku dhe ajo i tha vetes. “Punë e madhe! Ata janë vëllezërit e mi, duhet ta fal gabimin e tyre!” Atëherë Marta i vuri buzët në gaz, ndërsa burbuqet e luleve u hapën dhe të gjitha pemët u gjelbëruan.
Doemos një gëzim të madh për Gjyshen Marta përbëjnë veroret – fije të bardha dhe të kuqe leshi të thurura, të cilat i vihen fëmijët, vashat dhe kafshët. Një ditë para 1 marsit veroret punohen dhe ditën e 1 marsit, që para se të agojë dielli ato lidhen rreth kyçit të dorës së të gjithë të afërmve. Verore vihen edhe mbi pemët dhe stallat. Ndoshta për arsye, se ky rit është tipik bullgar, ai është nga më i respektuarit dhe më i dashurit edhe më sot.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..