Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2011-ta – viti botëror i pyllit “Të birësosh pyll” – një nismë për sponsorizim të pyllëzimit

Mbrojtësit e natyrës zhvillojnë aktivitete të ndryshme për pyllëzimin e kodrave të malit Vitosha
Foto: arkiv
Në fillim të shekullit XXI pyjet e malit Vitosha, në rrëzë të të cilit gjendet kryeqyteti Sofje, u sulmuan nga brumbulli i lëvores i llojit Typographus. Një pjesë prej bredhave u asgjësua. Administrata e parkut natyror “Vitosha”, më i vjetri në Ballkan, pati vështirësi ta zgjidhë vetë problemin. Në këtë situatë të komplikuar mbrojtësit e natyrës, të bashkuar në grupin “Vitosha”, i erdhën në ndihmë. Për disa vite në sajë të aktivitetit të tyre “Mbill jetë” u pyllëzuan mbi 60 hektarë, që do të thotë se janë mbjellë qindra mijë drurë me ndihmën e institucioneve shtetërore, biznesit dhe të shumë vullnetarëve.

Në kuadrin e këtij projekti, tregon Teodor Todorovi nga grupi “Vitosha”, lindi ideja për një aktivitet tjetër “Birëso pyll”. Qëllimi i tij është të gjejë mjete për pyllëzim, i cili do të realizohet nga vullnetarët. Aktiviteti është drejtuar kryesisht ndaj organizatave të biznesit, të cilat interesohen për mbrojtjen e pyjeve.

Si funksionon modeli?

© Foto: www.vitoshagroup.org

“U ofrojmë atyre një terren me pyll të asgjësuar, të cilin të rivendosin – sqaron zoti Todorov. – Firma përkatëse siguron mjete për përgatitjen e terrenit për punë, për mbjelljen dhe për kujdesin për drurët e rinj derisa të rriten. Përveç kësaj organizojmë veprimtari, në të cilat vetë organizatat mund të marrin pjesë në pyllëzimin e terrenit. Duke i ndihmuar pyjet, ekipet mësojnë shumë për ta, për sistemin ekologjik pyjor dhe për këtë se sa e vështirë është të krijohet dhe të kultivohet një pyll. Kështu rritet kultura e tyre ekologjike korporatave. Gjëja më e këndshme për ne është se njerëzit ndihen të lumtur pasi kanë marrë pjesë në aktivitet.”

Për shkak të interesit të madh për pjesëmarrje në aksione të pyllëzimit, grupi i mbrojtësve të natyrës “Vitosha” është duke krijuar një hartë interaktive të pyjeve të asgjësuara në vend. Ajo mund të shuhet në sajtin e organizatës ekologjike “Pylli” – www.map.gorichka.bg

“Shumë njerëz kuptuan për punën tonë dhe bëjnë pyetje a do të organizojmë mbjellje në rajonin e tyre – qoftë në Sofje, në qytetet Plovdiv dhe Stara Zagora, qoftë në vende të tjera – thotë zoti Todorov. – Nuk është puna jonë të organizojmë mbjellje për të gjithë njerëzit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në aksione të tilla. Nga ana tjetër kjo dëshirë tejkalon kapacitetin tonë. Prandaj vendosëm të bëjmë bazën e të dhënave për terrenet, që nevojiten pyllëzim. Ajo është e arritshme në internet dhe atje japim këshilla konkrete për sa i përket pjesëmarrjes në aksione të mbrojtjes dhe rivendosjes së pyjeve në rajonet përkatëse, pa pasur nevojën që dikush të organizojë gjithçka.”

© Foto: gorichka.bg


Harta interaktive është në përshtatje me ndarjen rajonale administrative të vendit në drejtim të ekonomive pyjore. Përveç masës dhe lokalizimit të terreneve për pyllëzim, në hartë ka informacion për zonat pyjore që hyjnë në rrjetin ekologjik “Natura 2000”, me qëllim të dihet vlera natyrore e pyllit përkatës. “Për pjesëmarrjen e të interesuarve në veprimtarinë e pyllëzimit jemi parashikuar disa opsione”, shton zoti Todorov.

“I pari është që të lidhen me ekonominë pyjore në rajonin përkatës dhe të organizojnë aksionin. Opsioni i dytë është që të përfshihen si vullnetarë në punën e organizatave të mbrojtësve të natyrës në të njëjtin rajon dhe varianti i tertë – përmes internetit të dhurojnë mjete për rajonin, që është për pyllëzim. Në qoftë se ka nevojë ne mund ta ndihmojmë organizatën përkatëse që të realizojë në vend veprimtarinë e saj.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD