Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hisarja – uji që shëron dhe rinon

Foto: Veneta Nikollova

Si para më shumë se 2000 vjetëve, ashtu dhe sot një qytet i vogël në rrëzë të malit Stara Planina, Bullgari e Mesme, ofron shërim të sëmundjeve të ndryshme dhe procedura spa për rinim. Hisarja – një prej vendpushimeve spa më të njohura në Bullgari pret miqtë e saj, motoja e të cilëve është “Shpirti i shëndosh në trupin e shëndosh dhe të bukur.”

© Foto: Veneta Nikollova

Në qytetin Hisarja dimri është i butë, pranvera mban erën e luleve, ndërsa vera është e freskët. Por pasuria më e madhe e vendpushimit janë ujërat minerale. Mbi 22 burime me përmbajtje të ndryshme kimike rrjedhin në territorin e qytetit. Për vetitë e tyre shëruese dihet që prej lashtësisë. Romakët, të tërhequr nga kjo pasuri natyrore, krijuan një qytetet të fortifikuar me emrin Dioklecianopol për nder të perandorit Dioklecian (285-305). Për madhështinë e dikurshme të qytetit sot kujtojnë të mbeturat e pallateve të bukura, të kazermave, bazilikave të krishterimit të hershëm dhe të ndërtesave administrative. Po ashtu janë ruajtur mure të fortifikuara, të bëra sipas ndërtimit karakteristik për romakët në atë kohë – me gur të gdhendur dhe në vende me pllaka terrakote. Duke shëtitur në rezervatin arkeologjik, përshtypje bëjnë të mbeturat e banjave romake, të cilat kishin qenë një vendpushim për përmirësimin e shëndetit. Vizituesit e tyre kanë bërë procedura të shërimit dhe të zbukurimit. Edhe sot banjat bashkë me qendrat e reja spa kanë shumë klientë nga Bullgaria dhe jashtë vendit. Zonja Jana Hristozova prej vitesh punon në një prej hoteleve vendase, të cilat ofrojnë shërim me ujëra të nxehta minerale. Fizioterapistja pohon se interesi për shërbimet e ofruara është kaq i madh, se nganjëherë nuk mund t’u shërbejnë të gjithë klientëve. Ujërat e qytetit Hisarja janë të dobishme për shërimin e sëmundjeve të veshkave, të zorrëve dhe të stomakut. Qyteti pret më shumë miq gjatë muajve të ngrohtë.

“Kulmi është gjatë verës. Nga muaji maj fillojmë të presim grupe të mëdha turistësh nga Izraeli, të cilët arrijnë deri në 400 presona në ditë – sqaron zonja Hristozova. – Kishte momente, kur kemi bërë deri në 900 procedura në ditë, por kjo është një ngarkesë e madhe. Ofrojmë terapi me ujë të nxehtë, me parafinë dhe me baltë nga Deti i Vdekur. Kemi tradita në fushën e akupunkturës. Përveç kabineteve për terapinë me gjilpëra, kemi edhe kabinete të pajisura posaçërisht për punkturën me lazer. Për ata që dëshirojnë të zbukurohen, ofrojmë terapi të ndryshme me ujë deti, kripë dhe alga për dobësim, po ashtu dhe procedura kundër celulitit etj. Vaskat e banjës janë prej margaritarësh, gjithashtu bëjmë edhe masazhe nën ujë. Vijnë turistë jo vetëm nga Izraeli, por edhe nga Bullgaria, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca.”

© Foto: Veneta Nikollova

Që ta përjetojnë krizën këtë dimër, hotelierët vendas ulën çmimet e fjetjeve dhe të shërbimeve spa. D.m.th. në fund të shkurtit disa hotele ishin plot e përplot. Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta për stinën nuk i penguan miqtë që të përdorin pishinat e jashtme me ujëra të nxehta minerale. Një zhytje në pishinë jua siguron efektin tonik. Ujërat e vendpushimit Hisarja jo vetëm shërojnë, por edhe çlodhin. Që nga procedura e parë në ujë lëkura bëhet е lëmuar si mëndafshi. Terapistët e rehabilitimit dhe masazhierët do të bëjnë gjithçka të mundshme që të ndiheni si njeri i ri.

© Foto: Veneta Nikollova

11-03-17-64507_3.jpg

Pastaj mund të bëni shëtitje në qytetin e lashtë dhe të shkoni në ndonjë restorant tradicional. Në secilin hap do të zbuloni çezma, nga të cilat burojnë ujëra minerale me përmbajtje të ndryshme kimike dhe me veti shëruese. Këtu çdo burim e ka historinë e vetë. Burimi më i njohur “Lotzonjë” ka të bëjë me historinë e një bukurosheje bullgare, e cila gjatë robërisë otomane u mor në haremin e beut vendas. Një ditë i zoti i shtëpisë e detyroi që të argëtojë miqtë e tij. Por kur u ngrit me tabakanë në duar, vajza e goditi kokën e beut dhe ai vdiq. E ndëshkuan të vdesë në shtyllën e turrës së druve. Kur flakët e zjarrit e mbuluan trupin e vajzës, nga sytë e saj pikuan dy lot të mëdhenj, nga të cilët rrodhi burimi shërues. Sot skulptura e vajzës, e cila ka ngritur tabakanë mbi kokës, zbukuron qendrën e qytetit Hisarja. Pranë burimit “Lotzonjë” rrjedhin 4 çezma me ujëra minerale. Sot vendpushimi Hisarja është shpallur kryeqyteti spa i Ballkanit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD