Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë pjesë në vendosjen e embargos mbi Libinë

Fregata “Drëzki” do të përfshihet në operacionin e NATO-s “Mbrojtësi i Bashkuar”
Foto: BGNES
Më 30 mars qeveria bullgare mori vendim që shteti ynë të marrë pjesë me fregatën “Drëzki” në operacionin e NATO-s “Mbrojtësi i Bashkuar” për forcimin e embargos së armëve mbi Libinë. Në anije do të ketë 160 veta, ndër të cilave një grup prej 12 ushtarakëve. Pritet se fregata do të përfshihet në operacion më 15 prill dhe do të marrë pjesë në të rreth një muaj, pavarësisht nga kjo se mandati i saj është 3 mujor.

Pjesëmarrja e Bullgarisë në këtë operacion nuk është ndryshim i pozitës së shtetit tonë për mospjesëmarrje në veprimet ushtarake kundër Libisë, siç komentoi një agjenci. Bullgaria nuk ka kapacitet për pjesëmarrje në veprime ushtarake. Avionët gjuajtës rusë, me të cilët disponojnë Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë nuk kanë pajisje për identifikim e armikeve dhe partnerëve (të vet – të huaj) dhe në se përfshihemi në veprimet ajrore avionët tonë mund të bëhen viktima të “zjarrit miqësor”. Në fregatën “Drëzki” në të vërtetë do të ketë 12 ushtarakë, por ajo vetëm do të patrullojë, do të mbikëqyrë dhe do të verifikojë anijet e dyshimta, do t’i frenojë ose do t’i dërgojë në porte të saktësuara për kontrollimin e ngarkesës.

Ekuipazhi i fregatës tashmë ka përvojë në veprime të tilla. Që nga viti 2005 ai periodikisht merr pjesë në operacionin e NATO-s “Active Endeavour” në ujëra ndërkombëtare të Mesdheut dhe në shoqërimin e anijeve civile të shteteve anëtare të NATO-s në Ngushticën e Gjibraltarit.

Në të vërtetë vendimi për pjesëmarrjen e fregatës bullgare në forcimin e embargos mbi Libinë u vonua. Qeveria bullgare ishte gati për një operacion të tillë, por vendimi ishte marrë pasi u bë e qartë se veprimet ndërkombëtare do të komandohen nga NATO. Bullgaria ka gatishmëri të marrë pjesë në veprimet ndërkombëtare edhe me ndihmë humanitare dhe ekipe mjekësore. Në kontekstin e përpjekjeve për fillimin e një procesi politik të pajtimit kombëtar dhe të tranzicionit ndaj demokracisë në Libi, Bullgaria do të zgjerojë praninë e vet diplomatike në Libi duke rivendosur konsullatën e saj në Bengazi.

Në sfondin e operacionit me përmasa të mëdha kundër regjimit në Libi, mund të thuhet se pjesëmarrja e Bullgarisë është shumë e vogël dhe bile mund të cilësohet vetëm si shenjë e solidaritetit me veprimet kundër autoriteteve, të cilët disa vjet me radhë torturuan 6 qytetarë bullgarë. Bëhet fjalë për infermieret bullgare të akuzuara me vdekje për infektimin e shumë fëmijëve libianë me virusin e SIDA-s.

Nga ana tjetër pjesëmarrja e Bullgarisë në “Mbrojtësin e Bashkuar” është gjithashtu vazhdim të politikës së qëndrueshme të Bullgarisë për pjesëmarrje në veprime ndërkombëtare në pika të nxehta të botës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD