Sipas një studimi të institutit “John Hopkins”, ShBA, vlera e punës së kryer nga vullnetarë në 37 shtete (nga 200 shtetet në përgjithësi në botë) është 400 mrld dollarë amerikanë. Shifra të mëdha nga pikëpamja ekonomike dhe kryesisht – sociale. Dhe më shumë: për 10 miliona dollarë amerikanë vlerësohet puna dhe koha e organizatave si Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe dhe organizata të tjera në fushën e shëndetësisë – për vaksinimin në shtetet afrikane kundër poliomielitit. Ideja e vullnetarizmit është pikërisht puna e padukshme e mijëra njerëzve në sajë të zhvillimit të shoqërive të ndryshme të botës. Pro kësaj pune është edhe Komisioni Evropian duke shpallur vitin 2011 për Vitin e vullnetarizmit.
Koordinatori bullgar i ngjarjeve është Ministria e Kulturës sepse gjatë vitit 2009 vendimi për këtë ishte marrë nga ministritë e kulturës të 27 shteteve të BE-së. Shumë ekspozita, nisma, takime me politikanë dhe me qytetarë do të zhvillohen në tërë BE-në për tërheqjen e më shumë njerëzve në kauza ty ndryshme vullnetare. “Kjo është festë e devotshmërisë të njerëzve që punojnë falas për mirëqenien e shoqërisë”, tha koordinatorja kombëtare Dejana Danaillova nga Ministria e Kulturës. Sipas saj kjo është një provokim për të gjithë ata, të cilët kurrë nuk janë marrë me veprimtari vullnetare, por kanë potencial dhe dëshirë që të punojnë në favor të shoqërisë.”
Për punën e vullnetarëve kemi mësuar të flasim vetëm atëherë kur ndodhet ndonjë fatkeqësi. Ata janë të parët, të cilët ndihmojnë. Shumë e vlefshme është puna e vullnetarëve pranë shërbimit “Mbrojtja qytetare”. Inspektori i përgjithshëm Stefan Stefanov, shef i një sektori pranë Drejtorisë së përgjithshme “Sigurimi kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se aktualisht po punohet mbi krijimin e ligjeve të reja për organizatat specifike të vullnetarëve, të cilat do të veprojnë në situata kritike, në raste të fatkeqësive ose avarive. Pranë çdo një bashkie bullgare ekziston një regjistër të vullnetarëve, por numri i tyre është i pamjaftueshëm. Sepse tani sipas inspektorit Stefanov:
“Shpesh vullnetarët ofrojnë shërbimet e veta në raste të zjarreve, përmbytjeve ose tërmeteve, por ne refuzojmë ndihmën e tyre sepse nuk janë trajnuar në mënyrë të përshtatshme dhe nuk kemi krijuar kushte, në të cilat ata të punojnë si vullnetarë.”
Shërbimi për mbrojtjen e qytetarëve po përgatit kuadro të veta edhe ndër fëmijët dhe të rinjtë në moshë deri më 16 vjeç.
“Zhvillojmë trajnime dhe ngjarje sportive dhe i përfshijmë në projektet tona për veprimtari vullnetare – tha zoti Stefanov. – Në fund të prillit, në parkun natyror Vitosha disa grupe vullnetarësh do të pyllëzojnë pjesë të një pylli të djegur dhe do të vendosin tabela në një shteg turistik.”
Për Ministrinë Bullgare e Sportit viti i vullnetarizmit filloi me ndeshjen midis skuadrave “Levski” dhe CSKA. Në fillim të ndeshjes futbollistët ishin veshur në fanella bojëportokalli me logon bullgare të vitit: “Bëhu vullnetar, jep kontributin tuaj!”
Cvetan Georgiev, ekspert i përgjithshëm në këtë ministri shtoi: “Diçka tjetër që e parashikojmë bashkë me Ministrinë e Kulturës, Agjencinë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, bashkitë Bansko dhe Kavarna është që të organizojmë një spartakiadë të fëmijëve bullgarë nga komunitetet tona jashtë Bullgarisë. Deri tani rreth 400 veta pohuan se do të marrin pjesë në të. Këto nuk do të jenë vetëm ngjarje sportive. Qëllimi është që fëmijët të njohin njëri-tjetrin. Ata do të marrin pjesë në konkurse për vizatime dhe për ese. Në parkun e qytetit Bansko ata do të mbjellin një pyll të vullnetarizmit.”
Dejana Danaillova shpjegoi se me ligjet e përgatitura do të rregullohet puna vullnetare. Kështu për shembull puna e vullnetarëve do të llogaritet si stazh sigurimi. Ligje të tilla ka edhe në shtetet e tjera evropiane.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..