Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës shoqërore në Bullgari. Do të marrin pjesë jo vetëm studentët e huaj që studiojnë në Universitetin e Ruses, por edhe kolegët e tyre nga Shkolla e Lartë e Telekomunikacionit dhe Postës në Sofje, Universiteti i Mjekësisë në Pleven dhe Universiteti Teknik në Varna.
Programi nisi më 12 dhjetor me "Mbrëmjen e studentëve të huaj" dhe një njohje me qytetin e Ruses dhe Universitetin e Ruse, si dhe një prezantim të vendeve të ndryshme nga vijnë pjesëmarrësit. Gjithashtu është planifikuar një program kulturo-historik me prezantim të historisë dhe kulturës bullgare në Muzeun Historik të Ruses. Nxënësit e shkollës "Konstantin-Kirill Filozof" do të prezantojnë ritualin "Koleduvane" (këndime këngësh kushtuar Krishtlindjeve shtëpi më shtëpi në ditën e Krishtlindjeve), do të ketë edhe demonstrim të valleve dhe zakoneve bullgare. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të bëjnë suvenire vetë në punëtoritë kreative.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..