Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas investitorëve gjermanë mjedisi ekonomik në Bullgari është i kënaqshëm

Në Dhomën tregtaro-industriale gjermano-bullgare bëjnë pjesë më se 450 firma, vuri në dukje kryetari i saj Mitko Vasilev
Foto: Архив
Bullgaria llogariti një rritje të konsiderueshme të shkëmbimit të mallrave me Gjermaninë gjatë vitit të kaluar, i cili ka arritur 3,9 miliardë euro. Gjatë vitit 2010 eksporti i prodhimit bullgar për Republikën Federative është rritur me rreth 22 për qind. Importi gjerman është rritur me më shumë se 33 për qind. Këtë e konstaton Dhoma tregtaro-industriale gjermano-bullgare, e cila dje shpalli rezultatet e anketës së saj tradicionale për vlerësim të mjedisit të biznesit në Bullgari. Anketa u zhvillua gjatë muajit të kaluar ndër 68 firma të mëdha gjermane dhe bullgare në vend.

“Vlerësimi i gjendjes së tanishme ekonomike është i kënaqshëm”, i përgjithësoi rezultatet kryetari i Dhomës tregtaro-industriale gjermano-bullgare Mitko Vasilev. “52 për qind e të anketuarve thonë se situata është e kënaqshme, 10 për qind deklarojnë se ajo është e mirë, kurse për 37 për qind prej të anketuarve ajo është e keqe. Në Bullgari ende nuk mund të themi se kemi dalë nga kriza, megjithëse ka disa sinjale, sipas të cilave duhet të jemi optimistë.”

Megjithë këtë vlerësim jo shumë të mirë për mjedisin e biznesit në Bullgari tani për tani menaxherët e anketuar bullgarë dhe gjermanë presin që gjatë këtij viti të ketë përmirësim të kushteve ekonomike.

“Përfundimi kryesor i kësaj ankete është se në përgjithësi ka më shumë sinjale pozitive – komentoi Mitko Vasilev. “Firmat bullgare dhe gjermane – pjesëmarrëse në këtë anketë, presin më shumë vende pune, më shumë investime dhe një xhiro më të madhe të veprimtarisë së tyre. Rreth 42 për qind e të gjitha firmave mendojnë se ka përmirësim të kushteve ekonomike dhe kanë në plan të rritin numrin e nëpunësve të tyre. Afro një e treta prej të anketuarve do të investojnë që këtë vit. Më optimiste janë prognozat për xhiron – 58,2 për qind mund të lavdërohen me një rritje të pritur të shitjeve.”

Në anketë ka gjithashtu vlerësim të filmave për kriteret e rëndësishme për marrjen e vendimeve për investim në Bullgari. Për investitorët nga Gjermania përparësi të padyshimta të vendit janë tatimet e ulëta, kualifikimi i mirë dhe në të njëjtën kohë pagimi i ulët i krahut të punës në krahasim me vende të tjera anëtare të BE-së. Mirëpo me rëndësi për pjesëmarrjen e investitorëve gjermanë në tregun gjerman është luftimi i suksesshëm i korrupsionit, sigurimi juridik dhe infrastruktura e mirë. Pikërisht këto tri fusha, si dhe administrimi jo i mirë në një sërë strukturash vendore dhe shtetërore janë të metat e Bullgarisë. Një fakt interesant është se ky vlerësim nuk është ndryshuar nga viti 2005, kur u zhvillua për herë të parë anketa e Dhomës tregtaro-industriale gjermano-bullgare. Mitko Vasilev e përgjithësoi vlerësimin e këtyre kritereve ndaj momentit të tanishëm sipas të dhënave të anketës së zhvilluar:

“Është shumë i mirë vlerësimi i peshës tatimore, bëhet fjalë për tatimin e sheshtë prej 10 për qind, që u aplikua. Mirëpo vlerësimi i sistemit fiskal në përgjithësi nuk është i kënaqshëm. – shënon Mitko Vasilev. – Sa i përket stabilitetit politik dhe juridik situata e tanishme nuk është vlerësuar si shumë e mirë, kurse sigurimi juridik është vlerësuar si i kënaqshëm.”

Në Dhomën tregtaro-industriale gjermano-bullgare bëjnë pjesë më se 450 firma me gjithsej 50 000 vende të hapura pune, që e bën dhomën më të madhe dypalëshe të tregtisë së jashtme në Bullgari. Ajo është partneri kryesor i firmave gjermane, të cilat kërkojnë në Bullgari tregje të reja. Deri tani Dhoma tregtaro-industriale gjermano-bullgare shërben investitorë në sferat e industrisë tekstile, burimeve ripërtëritëse energjetike etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografia është ofruar nga Dhoma tregtaro-industriale gjermano-bullgare
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD