Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja krijon 30 për qind prej Prodhimit të brendshëm bruto të Bullgarisë

Gjatë vitit 2010 Sofja u shpall qyteti më i mirë i biznesit.
Foto: Darina Dineva
“Biznesi ndërtimor po ringjallet, kjo shihet nga ndërtimet e shumta në territorin e bashkisë”. Konstatimi është i kryetares së Bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Faktet flasin për ringjalljen e një sektori, i cili u dëmtua më shumë nga kriza ekonomike dhe financiare – bëhet fjalë për ndërtimin dhe pronat e patundshme.

“Kemi mbi gjysmë milion leva (250 mijë euro) më shumë të ardhura nga lejë për ndërtime në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar – saktësoi Jordanka Fandëkova. – Duke shtuar dhe mbi 300 mijë leva (150 mijë euro) më shumë nga viti i kaluar nga marrëveshjet me pasuri të palëvizshme, mund të themi se ky është një lajm i mirë. Faktet flasin se ka një lëvizje të dukshme të marrëveshjeve me pasuri të patundshme.”

Ndërtimi, tregtia me prona të patundshme, telekomunikacionet, infrastruktura dhe shërbimet e biznesit përbëjnë përqindjen më të madhe të tërheqjes së investimeve të huaja në kryeqytet. Përveç kësaj përqindja më e madhe e Prodhimit të brendshëm bruto është në Sofje.

“Sofja është qyteti, në të cilin janë përqendruar të gjitha bankat dhe institucionet e mëdha financiare – vazhdon kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit. – Kuptohet, kjo pasqyrohet në dy drejtime – mbi bashki dhe qytetarët e Sofjes dhe përkatësisht – mbi institucionet financiare. Angazhimi kryesor, kujdesi ynë kryesor si administratë bashkiake, është që të garantojmë një klimë të mirë të biznesit në kushtet jo të lehta të krizës ekonomike dhe financiare. Është e dukshme se Sofja vazhdon të jetë një qytet i mirë për investime. Kjo vlerësohet nga vetë investitorët. Megjithëse investimet në përgjithësi u zvogëluan në vend gjatë vitit 2010, vetë fakti se ato vazhdojnë të përqendrohen në qytetin tonë, flet se kur punohet mirë me partnerët, rezultatet nuk vonohen. Gjatë vitit 2010 Sofja u shpall qyteti më i mirë i biznesit.”

Vetë bashkia si institucion gjithashtu është një prej investitorëve të mëdhenj. Prioriteti kryesor i kryeqytetit është zhvillimi i infrastrukturës. Vetëm në ndërtimin e një prej objekteve më të rëndësishme – metroja, punojnë si ekzekutues ose nënekzekotues 30 kompani bullgare dhe të huaja. Domethënë kjo është një mundësi për sigurimin e punës për biznesin dhe të më shumë se 3500 vende pune vetëm për këtë objekt. Për përmirësimin e infrastrukturës, gjë që gjithashtu i ndihmon investimet, janë duke u ndërtuar mbi 27 kilometra rrejt hidraulik dhe 37 kilometra kanalizim.

“Gjatë vitit 2010 u rrit rejtingu i kreditimit i bashkisë së kryeqytetit dhe kjo u detyrohet si shumë faktorëve të tjerë, ashtu dhe faktit se Sofja është një qendër administrative, financiare dhe tregtare e vendit – thotë me krenari kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, duke u argumentuar kështu: Tërhoqëm rreth 70 për qind prej investimeve të huaja në vend. Përqindja relative e Sofjes në ekonominë e vendit është rreth 30 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Punojmë kryesisht me bankat evropiane. Huat e bashkisë së kryeqytetit janë rreth 100 milionë leva (50 milionë euro) për vitin 2011. Këto janë kryesisht mjete, me të cilat bashkëfinancojmë projektet e mëdha evropiane mbi të cilat jemi duke punuar dhe të cilat janë me vlerë mbi 300 milionë leva (150 milionë euro). Programi i kapitalit është pothuaj gjysma prej buxhetit të përgjithshëm të bashkisë, kurse ai është rreth 1,2 miliardë leva (600 milionë euro). Përveç bashkëfinancimit, kemi tërhequr një resurs prej Bankës Evropiane të Investimeve për ndërtimin e udhëkryqeve aq të mëdha me dy nivele në qytete.”

Megjithë krizën, motoja e Sofjes mbetet aktuale: “Rritet, por nuk plaket!” Sepse zhvillimi i industrisë ndërtimore do të vazhdojë ta modernizojë qytetin, dhe të krijojë komfort dhe një atmosferë të këndshme në Sofje. Kurse “Zemra e Sofjes” – projekti i ri investues i bashkisë, u premton kryeqytetasve dhe miqve për të zbuluar pasurinë historike dhe të kaluarën e lavdishme të Sofjes.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD