Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria aktualizon strategjinë e saj kombëtare të mbrojtjes

Foto: BGNES
Më 13 prill qeveria e Bullgarisë miratoi Programin e saj kombëtar të mbrojtjes. Dokumenti aktualizon doktrinën e deritanishme ushtarake dhe strategjinë ushtarake të vendit, në përputhje me Librin e ri të bardh për mbrojtjen e Bullgarisë, të miratuar gjatë muajit tetor të vitit të kaluar dhe në përputhje me Konceptin e ri strategjik të NATO-s, të miratuar në Lisbonë në takimin e nivelit të lartë të Aleancës gjatë muajit nëntor të vitit 2010. Çfarë do të ruhet dhe cilat janë sfidat e reja para mbrojtjes kombëtare?

Në përgjithësi mbrojtja kombëtare e Bullgarisë do të vazhdojë të realizohet në kuadrin e mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe të politikës së sigurimit dhe mbrojtjes të BE-së. Në rast sulmi eventual ushtria e saj do të duhet të sigurojë dislokimin e forcave të NATO-s, pas së cilës komanda do të ndërmerret nga një komandant i emëruar nga NATO-ja.

Është bërë konkluzioni se po vëzhgohet rrezik në rritje nga goditje mbi objektet strategjike në territorin e Bullgarisë me raketa balistike nga vendet në rajonet e largëta. Burimi potencial nuk përmendet, por dihet se raketa luftarake, të afta për të arritur deri në Bullgari, disponon vetëm Irani. Duke pasur parasysh këtë rrezik në strategji është shënuar se Bullgaria duhet të mbulohet nga një sistem mbrojtës kundër raketave, për të cilin NATO-ja tashmë mori vendim politik në takimin e saj në Lisbonë.


© Foto: BGNES

Llojet e misioneve, me të cilat forcat ushtarake do të angazhohen, vazhdojnë të jenë tri: mbrojtja, përkrahja e paqes ndërkombëtare dhe e sigurimit dhe kontributi për sigurimin kombëtar në kushte paqësore.

Sa i përket pjesëmarrjes në operacione të vazhdueshme ndërkombëtare, strategjia parashikon që personeli i angazhuar të mos tejkalojë 1000 veta. Kështu praktikisht ajo lejon që personeli i tanishëm prej 750 vetash të rritet me akoma 250 luftarakë. Rritja e lejuar prej 33 për qind nuk duket reale, por Bullgaria do të vazhdojë të jetë larg të ashtuquajturit “kriter për përdorim” të NATO-s, sipas të cilit në misionet ndërkombëtare duhet të marrin pjesë 10 për qind prej personelit të ushtrive të shteteve-anëtare të Aleancës. Ushtarakët bullgarë përtej kufirit do të jenë 4 për qind prej personelit të forcave tokësore dhe në fakt rritja me 250 veta nuk do të rritë në mënyrë të konsiderueshme pjesëmarrjen e Bullgarisë nga pikëpamja e përqindjeve, por siç duket këto janë mundësitë reale të vendit.


© Foto: BGNES

Përveç forcave tokësore, deri tani me misione ndërkombëtare ishin angazhuar edhe forcat ushtarako-detare të Bullgarisë. Strategjia e porsamiratuar parashikon që në misionet ndërkombëtare me helikopterë dhe ekuipazhe tashmë të marrin pjesë edhe ato ushtarako-ajrore.

Strategjia parashikon që buxheti ushtarak të mirëmbahet në një nivel prej 1.5 për qind prej Prodhimit të brendshëm bruto. Gjatë viteve të para të anëtarësisë së saj në NATO Bullgaria parashikonte nga 2.8 deri në 2.2 për qind prej prodhimit të brendshëm bruto dhe sipas këtij kriteri ajo zinte vendet e para në Aleancë. Mirëpo për shkak të krizës ekonomike gjatë vitit 2010 buxheti ushtarak uli deri në 1.4 për qind dhe Bullgaria doli në vendin e parë, por tashmë si vendi, i cili ka shkurtuar më shumë shpenzimet e saj ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore. Përqindja e parashikuar e rritjes së buxhetit nuk është e madhe në krahasim me atë nga viti 2010 dhe ndoshta nuk do të lejojë shpenzime të konsiderueshme për armatosje dhe modernizim të ushtrisë.


© Foto: BGNES

Strategjia e miratuar kombëtare e mbrojtjes është e hapur për ndryshime. Në përputhje me realitetet ushtarako-politike dhe ekonomike parashikohet që gjatë vitit 2015 t’i bëhet një monitorim strategjisë, kurse në vitin 2020 - akoma një monitorim më i hollësishëm para miratimit të saj të ri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Todor Galev

Bullgarët janë ndër më të ndjeshmit ndaj dezinformatave dhe konspiracioneve në Evropë

Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..

botuar më 24-06-06 9.46.PD

Për cilën Evropë ëndërrojnë dhe do të votojnë të rinjtë në vendin tonë?

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin tonë. Fundi i fushatave zgjedhore është gjithashtu afër - koha kur kandidatët për pushtet..

botuar më 24-06-05 5.20.MD
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski

Universiteti I Sofjes mbetet ndër 750 institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University Rankingspër vitin 2024. SU është përfshirë në renditje që nga viti 2014. Renditja e këtij viti përfshin..

botuar më 24-06-05 9.26.PD