Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindroma e “zhdukjes së bletëve” tashmë vërehet edhe në Bullgari

Foto: Darina Grigorova
Zvogëlimi masiv i numrit të bletëve në botë është një prej shenjave më shqetësuese, të lidhura me keqësimin e mjedisit dhe prishjen e baraspeshës ekologjike të planetit. Njëherë Ajnshtajni kishte thënë se nëse zhduken bletët, do të zhdukemi edhe ne. Sepse, duke shëtitur lule më lule, këto insekte punëtore i bëjnë pjellorinë e tokës dhe ushqimin tonë. Së pari sindroma u shfaq në SHBA, më pas u vërejt në disa vende të Evropës Perëndimore. Që nga gjysma e vitit të kaluar është duke përhapur edhe në Bullgari. Bletarët te ne janë shumë të shqetësuar për sa i përket zhdukjes së pashpjegueshme të familjeve të bletëve.

“Vdekshmëria e lartë e familjeve të bletëve i shqetëson bletarët te ne, thotë Simeon Todorov – zëvendëskryetari i Bashkimit të Bletarëve në Bullgari. – Ne nuk jemi specialistë dhe nuk e dimë se çfarë po ndodh, sepse kjo është hera e parë. Ka vende ku bletarët kanë një humbje për 50 për qind nga familjet e bletëve. Bëhet fjalë për rrethinat e qyteteve Mezdra dhe Vraca, Bullgari Veriperëndimore. Dihet se në fund të dimrit familjet e bletëve e kanë humbjen më të madhe, por kurrë deri tani ajo nuk ka qenë në masa të tilla.”

Në Bullgari bletaria është më tepër një punë për qejf, sesa një veprimtari ekonomike masive. Dhjetëra mijë bullgarë kujdesin për disa deri në qindra koshere bletësh dhe kryesisht mbajnë familjen e tyre me to. Ka edhe bletarë, të cilët punojnë në tregun e vendit dhe madje eksportojnë mjaltin jashtë Bullgarisë, ku kërkohet shumë. Ilia Deshevi është njëri prej të prekurve, i cili nuk mund ta kuptoj se çfarë po ndodh.

“Kurrë nuk më kanë vdekur aq shumë familje bletësh si këtë dimër, rreth 50 për qind, ankohet ai. – I kam dimëruar normalisht, i kam lënë mjaltë, bile më shumë sesa duhet – nga 15 deri në 25 kg në familje. Dhe tani, gjatë vështrimit të parë në pranverë zbulova se kosheret janë plot me mjaltë, mjalti është atje, kurse bletët janë pak, janë zhdukur. Kam biseduar me disa bletarë nga rajoni i qytetit Trojan, Bullgari Qendrore. Vitin e kaluar njërit prej kolegëve i kishin mbetur 50 koshere nga rreth 200. Na duhen këshilla nga shkenca që ta dimë çfarë të bëjmë.”

Fatkeqësisht as përfaqësuesit shkencorë e dinë se çfarë po ndodh. Bullgaria është i vetmi vend i Evropës, ku nuk ekziston sektori shkencor i bletarisë – sqaron prof. Filip Stançev. Për shëndetin e bletëve kujdesin veterinerët pa pasur njohuri të thella në këtë fushë. Shumica prej tyre janë të mendimit se bëhet fjalë për sëmundje infektuese, të cilat shpeshherë çojnë në të ashtuquajturën “vdekshmëri dimërore”.

Por bletarët nuk e përkrahin këtë teori.

“Bletët filluan të zhduken gjatë stinës së verës. Kjo nuk është vdekshmëri dimërore, thotë Simeon Todorovi. – Zhvillimin e larvave e ndjekim çdo ditë. Bletët mbartin pjalm vetëm kur në koshere ka shumë larva. Ka raste, në të cilat dy, tri ose katër javë bletët nuk shumohen. Ky është problemi kryesor. Ne kërkojmë sqarime dhe ndihmë nga komuniteti shkencor. Zakonisht matka e bletëve bën 1000 vezë në ditë dhe ndërkohë vdesin mijëra bletë të rritur. Gjatë verës në çdo 35 ditë popullata ripërtërihet. Në qoftë se 3 javë nuk bëhen 1000 vezë, kjo do të thotë se në koshere kanë mbetur vetëm bletë të rritur. Ky është problemi – bletët e rritur largohen nga kosheret dhe nuk kthehen, ndërsa larva të reja nuk dalin nga vezët.

Shkencëtarët botërorë ende nuk e kanë zgjidhur sindromën “bletë në zhdukje”, e cila kërcënon tërë baraspeshën ekologjike. Me ekzistencën e tyre bletët ruajnë larminë biologjike, po ashtu dhe begatinë e kulturave bimore. Sipas bletarëve kontributi i bletëve duhet të vlerësohet dhe t’u paguhet atyre.

“Kur bletët e bëjnë pllenimin e luleve, japin kontributin e vet – thotë inxhinieri Ilia Conevi, bletar-amator. – Kontributi i tyre kryesor nuk përbëhet në produktet e bletës dhe mjaltë, kurse pikërisht në pllenim. Sipas të dhënave të letërsisë së specializuar, dobitë për bujqësinë në sajë të pllenimit të bletëve janë nga 25 deri në 100 herë më të mëdha në krahasim me të ardhurat e produkteve të bletës. Duhet se shoqëria t’u jep mjete financiare bletarëve, të cilët kujdesin për rritjen dhe shumëzimin e familjeve të bletëve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD