Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare. Projekti i quajtur "Traditat dhe zakonet e atdheut" u zbatua në kuadër të Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve Bullgare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
“Qëllimi kryesor i projektit është të ruajë nga harresa trashëgiminë kulturore të bullgarëve të Bosilegradit, duke u lënë brezave të ardhshëm gjurmë tekstuale dhe video të së kaluarës, traditave dhe zakoneve tona. Shpresojmë gjithashtu që pushtetarët në Bosilegrad, si dhe disa institucione dhe departamente shtetërore në Serbi dhe Bullgari, të bëhen më aktivë dhe më efektivë në gjetjen e zgjidhjeve për një jetë më të mirë dhe cilësore për ata pak banorë të mbetur në këto krahina", tha kryetari i Shoqatës "GLAS" (Zëri) Aleksandër Dimitrov.
Gjatë përgatitjes dhe xhirimit të video-raporteve nëpër fshatrat e Bosilegradit, ekipi i projektit udhëtoi mbi 500 km, bëri mbi 80 intervista me banorët vendas.
Lexoni më shumë:Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..