Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punishte për vezë të Pashkëve ringjall traditat e vjetra

Foto: Veneta Nikollova
Shumë e pasur është simbolika dhe kuptimi i ditëve përpara Pashkëve. Çdo një prej tyre është e lidhur me një tematikë biblike dhe mban mesazhin e vet gjatë shekujve. Sipas traditës së krishterë prej lashtësisë në ditën e Enjte të Madhe bëhen vezët e shkruara të Pashkëve – simbol i ringjalljes dhe të shpresës për një jetë të re. Në Bullgari ky rit bëhet dhe në ditën e Shtunë të Madhe, bashkërisht me gatimin e kulaçeve të Pashkëve. Dhe në qoftë se kohët e fundit kulaçet gjithnjë e më shpesh po i blejmë të gatshëm, mbase nuk ka familje bullgare, ku të mos ngjyrosen vezë dorazi. Kjo është një hare e madhe për fëmijët, kurse prindërit e tyre me gëzim e transmetojnë atë që kanë mësuar brez pas brezi.

Në ditët përpara Pashkëve në kryeqytet hapi dyert “punishtja” për vezë të Pashkëve. U bë një ngjarje tradicionale për Muzeun etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe gjatë këtij viti ajo përsëri të ketë një interes shumë të madh, sepse paraqet diçka më të ndryshme sesa zbukurim nga vezët e Pashkëve të propozuara në dyqan.

“Çdo vit përpara Pashkëve ne ftojmë dhe mjeshtër të vezëve të shkruara, duke iu siguruar modele autentike nga fondet e muzeut, tregon për Radio Bullgarinë Iglika Mishkova, cicerone nga Muzeu etnografik. Kështu në qytetin modern paraqitet tradita e lashtë rreth pikturimit të vezëve të Pashkëve me ndihmën e dyllit.

Kjo teknikë është jashtëzakonisht e vjetër, e ruajtur në rajonet e qyteteve Ihtiman, Dollna Banja, Velingrad, Kostenec... Me ndihmën e dyllit të pastër të bletëve pikturohet mbi vezë. Paraqiten simbole të ndryshme, lidhur me ringjalljen e Jezu Krishtit shenja kryqi e të tjera, po kështu diej, lule, shpendë, punime të ndryshme në formë gërsheti me figura gjeometrike, sipas shijes dhe mundësive të autorit. Pasi piktura vendoset mbi vezën e zier me ndihmën e dyllit të bletës, futet në bojëra të ndryshme. Sipas traditës fillimisht ngjyrosen vezët e kuqe. Pasi boja të thahet, dylli pastrohet dhe kështu formohet një pikturë e qartë në ngjyrën e natyrshme të vezës, që dallohet mbi sfondin e përgjithshëm të ngjyrave.”

Kjo teknologji e pikturimit të vezëve të Pashkëve nuk është gjë e cila takohet vetëm tek ne,bullgarët. Ajo është e njohur në të gjithë Evropën Juglindore. Por çdo një regjion ka specifikën e vet gjatë zbukurimit, janë parashtruar motive të ndryshme. Në varësi nga mjeshtëritë e çdo një mjeshtri dhe të joshjes së vet shpirtërore, magjia e cila formohet gjatë pikturimit formon diçka gjithmonë të ndryshme dhe të veçantë.
“Ka një interes të madh ndaj punishtes sonë, tregon Iglika Mishkova. Prindër, nxënës, familje të tëra vijnë te ne. Shumë shpesh vijnë dhe gjyshe dhe gjyshër me nipërit e vet. Ata me një interes të madh ulen bashkërisht, që të përvetësojnë teknikën e shkëlqyer në ngjyrosjes së vezëve të Pashkëve. Na vizitojnë po kështu dhe të huaj. Përpara ditëve në ngjyrosjen e vezëve për festë u përfshi dhe një grup fëmijësh nga jashtë, të cilët kishin ardhur për një ekskursion në Bullgari. Në punishten tonë njerëzit mbushen me një gjendje festive, takohen me mjeshtër të vezëve të shkruara nga i gjithë vendi, të cilët kanë ardhur tek ne me dëshirën ti transmetojnë mjeshtëritë e veta sa më shumë vetave. Kurse ata nga ana e vet e shpien këtë gjendje dhe këto mjeshtëri në shtëpitë e veta dhe kështu festa bëhet më e pasur, me më shumë ngjyra dhe e gëzueshme. Kurse tradita mbetet e gjallë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD