Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgarë nga koha e vjetër” përsëri në skenë

Foto: musictheatre.biz
Në fund të muajit mars Teatri muzikor shtetëror “Stefan Makedonski” paraqiti pjesën e re “Bullgarët nga koha e vjetër” – një operetë e dashur bullgare me një histori të gjatë skenike.

“Të dua, o atdhe i dashur!.... Ti je ajo tokë e bekuar, e cila lulëzon... ti më ke mësuar të qajë mbi çdo një palumturi njerëzore – dhe kjo është shumë për një njeri. Varianti i plotë i këtij teksti patriotik dekada me radhë është në manualet e letërsisë te ne. Citati është nga novela “Bullgarë nga koha e vjetër” e Ljuben Karavellovit – poet, shkrimtar, enciklopedist. Ai ka lindur në vitin 1835, ka vdekur në moshën 44 vjeç. Ai ka lërë një krijimtari të pasur letrare. E kanë dëbuar për shkak të veprimtarisë së tij revolucionare. Ljuben Karavellov ka jetuar shumë kohë jashtë kufijve të atdheut të tij të robëruar. Disa prej veprave të tij janë publikuar për herë të parë në gjuhë të huaja.

“Bullgarë nga koha e vjetër” u publikua për herë të parë në rusisht në vitin 1867, kurse në vitin 1872 – në bullgarisht. Në thelbin e subjektit janë marrëdhëniet midis brezave të ndryshëm në shoqërinë patriarkale, si dhe miqësia midis dy prej qytetarëve të shquar të qytetit Koprivshtica, të cilët i martojnë fëmijët e tyre. Opereta lindi disa shekuj më vonë – në vitin 1959. Kompozitori Asen Karastojanov krijoi muzikën, aktori Kosta Rajnov – libretin. Rezultati është një komedi shumë e dashur në vazhdim të shumë viteve, e cila është vënë shumë herë nga grupe opere dhe dramatike. Pjesa filmore prej operetës janë transmetuar shumë herë në Televizionin Kombëtar.

“Bullgarë të disa brezave e dinë këtë melodi, që sapo dëgjuat. Nikollaj Aprillov, regjisor i premierës së fundit, gjithashtu është ndër ta. Ai ka mbaruar në degën “mjeshtëri aktori” dhe “regji” në Akademinë ndërkombëtare për art teatral dhe filmor “Krëstju Sarafov”, ka punuar në një sërë teatrosh jashtë kryeqytetit.

“Bullgarë nga koha e vjetër” tërhoqi vëmendjen time në vitin 1999 – tregon zoti Aprillov. Në atë kohë isha drejtues i shous televizive për fëmijë “Si luanët” dhe duhej të përgatitja shoun e radhës. Desha të jetë interesante për fëmijët. Duhej të xhironim në qytetin e lindjes të Karavellovit. Atëherë me erdhi ndër mend për duetet e bukura të Ivanit dhe Jankës, të cilat i kisha dëgjuar. Shkova në një shfaqe, e cila nuk më pëlqeu, por vetë vepra më pëlqente shumë . Ky është një spektakël – fenomen, sipas mendimit tim. E vura në skenë për herë të parë në vitin 2001 në Sliven. Rolin e Haxhi Genços e interpretonte Vlladimir Karamfillov, i njohur si Vlladi Vërgalla. Rolin e Gjyshit Liben e luante Stefan Rjadkov. Pjesa kuroi sukses të madh. Udhëtonim në tërë vendin, e kemi luajtur rreth 70 herë në qytete të ndryshme. Pastaj kishte premiera në Varna dhe Stara Zagora, kurse në rolin e Haxhi Genços ishte Rusllan Mëjnov. Sallonet ishin plotë e përplot njerëz kudo.

Një meritë e madhe për popullaritetin e pjesës “Bullgarë nga koha e vjetër” janë personazhet jashtëzakonisht origjinale dhe të paharrueshme – dy protagonistët Genço dhe Liben dhe fëmijët e tyre Lilla dhe Pavlin. Heronj të tjerë interesantë janë intrigantët fshatarë Erço dhe Gerço.

Në pjesën në Sofje vallet e bukura kombëtare, të gërshetuara në dramaturgjinë e operetës, interpretohen nga grupi i ansamblit folklorik kombëtar “Filip Kutev”. Kostumet e bukura kombëtare të të gjithë pjesëmarrësve, momentet origjinale humoristike, si dhe loja e mirë e aktorëve gjithashtu kontribuojnë për suksesin e madh të spektaklit.

Po të doni të dëgjoni disa prej interpretimeve në pjesën “Bullgarë nga koha e vjetër” klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD