Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një sërë çmimesh dhe dashurinë e publikut. Vajza ka marrë pjesë në qindra koncerte dhe ka kaluar mijëra orë në studio si autore e muzikës së vet, të mbledhur në tre albume. Nga ai i fundit - "Flutura e zezë" - është kënga e butë "Diku atje".
Pak ditë më parë, Mihaella Marinova postoi një video të shkurtër me këtë këngë - një video e vogël, por që ngjall një reagim të madh nga ana e publikut.
"Diku atje " e krijova në një kohë kur doja të besoja se dashuria ekziston – kur thjesht mbani duart dhe ecni së bashku, pa frikë. “E dëgjoj tani dhe besoj se dëshirat tona më të thella duhet t’i themi me zë të lartë që të realizohen”, thotë këngëtarja.
Teksti i këngës "Diku atje" është i Mihaellës, ndërsa për muzikën dhe aranzhimin ajo ka bashkëpunuar me Angell Djullgerov, i cili është drejtor muzikor i programit të saj të koncerteve dhe një nga pjesëmarrësit kryesorë krijues në dy albumet e saj të fundit.
Foto: Facebook /Mihaella Marinova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...