Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

60 vjet Orkestra Frymore e Sofjes

Foto: BGNES
Më 1951 u krijua Orkestra Frymore e Sofjes. Themeluesi i saj dhe dirigjent për shumë vite me radhë ishte Sasho Mihajlovi. Orkestra mori çmimet e para në festivalet ndërkombëtare të orkestrave frymore në qytetin Usper të Zvicrës, dhe në qytetin Shiklosh, Hungari, po ashtu jep koncerte në Gjermani, Çeki, Francë dhe në shumë vende të tjera.

© Foto: BGNES


Sot Krasimir Ilievit, mjeshtër i koncertit i orkestrës, ia kujton shfaqjet e realizuara gjatë viteve të fundit jashtë vendit. “Kudo kemi fituar çmimet e para. Në Festivalin e Orkestrave Frymore në Austri ishim në vendin e parë ndër 43 pjesëmarrës. Morëm ftesë nga Zvicra, kur Bullgaria u bë anëtare e BE-së. E vetmja orkestër bullgare, e cila interpretonte në sallën e OKB-së në Gjenevë ishte Orkestra Frymore e Sofjes. Pastaj dhamë një koncert në Bernë, ku u hap një prej sallave të qytetit posaçërisht për ne. Më bëri përshtypje se andej artistët i respektojnë shumë. Sallat ishin plot e përplot, ndërsa sjellja ndaj neve – e mrekullueshme dhe e përzemërt.”

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të dëgjoni disa interpretime të Orkestrës Frymore të Sofjes. Ju urojmë dëgjim të mbarë!

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD