U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje financiare me BE-në, njoftuan organizatorët nga “Shoqata e Librit të Këngëve të Bashkimit Evropian”(The Еuropean Union Songbook Association), e cila është përgjegjëse për prodhimin e tij.
Më shumë se 100 organizata muzikore dhe konservatorë morën pjesë në krijimin e "The EU Songbook". Këngët u zgjodhën përmes votimit të publikut që përfshinte mbi 87 000 qytetarë nga të gjitha vendet e BE-së.
Këngët në Librin e Këngëve të BE-së janë paraqitur në gjuhën e tyre origjinale si dhe në një version anglisht të këndueshëm. Redaktorët e librit për Bullgarinë janë Doc. Dr Zhan Pehlivanov dhe Prof. Dr. Toni Shekerxhieva-Novak nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura “Prof. Dr. Asen Diamandiev” në Plovdiv. Tekstet u përkthyen nga Desisllava Sofranova, regjitore muzikore e përshtatjeve bullgare të Disney, DreamWorks dhe Warner, autore e këngëve dhe teksteve, e cila pranoi sfidën për të bërë përkthime në anglisht të gjashtë këngëve bullgare.
Në kategorinë "Këngët e dashurisë" në Librin e këngëve të BE-së, u përfshi "Bota është për dy", në kategorinë "Natyra dhe stinët" u përzgjodh kënga "Je i bukur, pylli im" dhe në "Këngët popullore" u përzgjodh "Doli Deljo kaçak". Kategoritë "Liri dhe paqe" dhe "Këngët e besimit" do t'i njohin evropianët me këngët e përjetshme bullgare "Një trëndafil bullgar" dhe "Nëse ke dhënë", ndërsa ndër këngët për fëmijë u zgjodh "Fëmijëria ime".
Themeluesi i shoqatës që qëndron pas projektit, danezi Jeppe Marsling, thotë për qëllimin e botimit: “Libri është menduar për lloj-lloj takimesh mes lloj-lloj njerëzve, si në kohë të mira ashtu edhe në kohë krize: për edukim, koncerte, angazhime diplomatike, për bisedat e para në tren apo në kafene. Shpresojmë të arrijmë dashamirës të muzikës si në BE ashtu edhe më gjerë, në vendet kandidate dhe në mbarë botën”.
Aplikacioni celular EU Songbook, i cili përfshin të gjitha këngët, mund të shkarkohet falas nga Google Play dhe AppStore.
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..