Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Infermieret në Bullgari nuk mjaftojnë

Foto: BGNES
Shumë i feminizuar dhe jo mirë i paguar, profesioni i infermieres është gjithnjë e më pak i përhapur në Bullgari. Mungesa e infermiereve ndihet si në spitale, ashtu edhe në institucionet e tjera të ndihmës mjekësore në vend. Tendenca ndaj pakësimit të personelit të infermiereve ruhet gjatë të 10 vjetëve të fundit dhe ky fakt është shqetësues në sfondin e sëmundshmërisë së lartë dhe plakjes së popullsisë në Bullgari. Kështu ditën kur shënohet Festa ndërkombëtare e infermiereve, shkaqet për pakënaqësi ndër punonjësit në këtë fushë janë më shumë se ato për festim. Ja se si e komenton këtë Maria Kurteva, zëvendëskryetare e Asociacionit bullgar të profesionistëve të kujdesit mjekësor:

“Ne jemi të bashkuar, por gjithnjë e më pak njerëz që merren me këtë profesion mbeten për të punuar në Bullgari. Infermieret bullgare kanë një përgatitje shumë të mirë, disa prej tyre janë me stazh të gjatë dhe kërkohen shumë jo vetëm në tregun evropian të punës, por edhe në atë botëror. Kolegë tanë punojnë në SHBA, Azi, Afrikë. Problemet e infermiereve në Bullgari janë më tepër me karakter financiar. Po, pacientët na vlerësojnë, na falënderojnë, na respektojnë, por ne gjithashtu kemi familje, shpenzime... Prandaj më të rinjtë kërkojnë punë jashtë shtetit ose e braktisin profesionin. Gjatë vitit 2009, 1300 kolegë kanë ikur për të punuar jashtë shtetit, gjatë vitit 2010 – 926 veta. Për vitin 2011 deri tani numri i kolegëve që kanë preferuar të punojnë në shtete të tjera është 250 veta. Infermieret e diplomuara gjatë vitit të kaluar janë shumë pak. Njëkohësisht rritet kërkimi i infermiereve në spitale. Që të ketë mjaft infermiere, duhet të diplomohen të paktën 1000 veta në vit. Por kjo nuk ndodh. Njëkohësisht të gjithë e dinë se kujdeset e infermiereve janë të rëndësishme për mjekimin e suksesshëm të shumë sëmundjeve.”

Gjatë vitit 2008 Asociacioni bullgar i profesionistëve të kujdesit mjekësor përgatiti një paketë masash për kapërcimin e krizës me mungesën e infermiereve në Bullgari. Që atëherë u ndërruan disa ministra të shëndetësisë, infermieret bullgare protestuan jo një herë, por shumica e problemeve të tyre mbetën të pazgjidhura. Njëkohësisht:

“Nuk ka një infermiere të pensionuar – thotë Maria Kurteva. – Ajo mund të dalë në pension, por derisa është e gjallë, vazhdon të jetë infermiere, vazhdon të ndihmojë. Kjo shihet më mirë në rajonet e larguara të vendit, ku shpeshherë mungojnë mjekë. Atje njerëzit u drejtohen infermiereve dhe ndihmës mjekëve. Ne i ndihmojmë miqtë, fqinjët, panjohurit që kanë pësuar fatkeqësi. E vërteta është se pa qenë një njeri fisnik, nuk mund të merresh më këtë profesion. U urojë të gjithë atyre që ende punojnë këtu, në Bullgari, më shumë kurajë dhe buzëqeshje dhe, kuptohet, të realizohen këto ndryshime të ligjit, të cilat do ta ngrenë profesionin tonë në lartësinë e merituar.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD