Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga koleksioni i Radio Bullgarisë...

Shenjtorët e rinj bullgarë

| rinovuar më 20-05-15 8.41.MD
Masakra e Batakut - Anthony Piotrowski
Më 3 prill të vitit 2011 Kisha Ortodokse Bullgare kanonizoi viktimat në Batak dhe Novo Sello, të vrara gjatë shuarjes së Kryengritjes së Prillit në vitin 1876, e cila konsiderohet si kulmi i luftërave çlirimtare të bullgarëve në Perandorinë Osmane. Shuarja e ashpër e kryengritjes dhe represionet kundër popullsisë bullgare u bënë të njohura në botë, kauza bullgare u mbrojt nga personalitete si Uiljam Gladston, Viktor Jugo, Dostojevski, Garibaldi. Një vit më vonë u shpallë Lufta ruso-turke nga viti 1877-1878 si rezultat i së cilës shteti bullgar u ringjall përsëri pas zgjedhës pesëshekullore turke.

135 vjet pas Kryengritjes së Prillit në tempullin “Shën Aleksandër Nevski” patriku bullgar Maksim kanonizoi shtatë murgesha, një rishtare, dy priftërinj dhe disa mërgimtarë nga Novo Sello, si dhe shumë viktima në Batak. Ndër ta janë dhe dy priftërinj dhe disa prej njerëzve të parë të qytetit. Pas shuarjes së kryengritjes, bullgarë patriotë i grumbulluam eshtrat e viktimave dhe i vunë sipas traditës ortodokse në dhomat speciale në tempuj. Të ruajtura edhe sot e kësaj dite ato janë një relikt i vërtetë. Kalendari ortodoks bullgar ka shpallur 9 majin dhe 17 majin data speciale, në të cilat të gjithë, që dëshirojnë, mund të vijnë dhe t’u bëjnë nderime këtyre viktimave – përkatësisht më 9 maj – viktimave të Novo Sellos, kurse më 17 maj – viktimave të Batakut. Ja se çfarë tha drejtori i Muzeut kishtar historiko-arkeologjik Nikolla Haxhiev:

“Vendimi për kanonizimin e viktimave të Novo Sellos dhe Batakut është një vepër e madhe. Këta njerëz kanë vdekur në një vend të shenjt – në manastirin e Novo Sellos dhe në kishën e Batakut, duke ruajtur përkatësinë e vet fetare. Prandaj Kisha Ortodokse Bullgare i shpalli shenjtorë.”

Ky është kanonizimi i parë i shenjtorëve bullgarë pas një ndërprerjeje prej disa dekadash, pas kanonizimit të rilindësve të shquar bullgarë Pajisij Hilendarski – në vitin 1962, dhe Sofronij Vraçanski – në vitin 1964, të cilët kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të madh për ruajtjen e identitetit bullgar. Heroizmi i mërgimtarëve të Novo Sellos dhe Batakut është më i ndryshëm. Për shembull dihet se priftin Nejço nga Bataku, para se të vdesë, e kanë detyruar të zgjedhë midis fesë dhe jetës së çdo një prej shtatë vajzave të tij, të cilat i kanë vrarë para syve të tij.

“Familje të tërësishme janë vrarë për shkak të fesë së tyre të krishterë dhe atdheut – vazhdon Nikolla Haxhiev. – Kisha Ortodokse Bullgare ka marrë pjesë në të gjitha momentet e rëndësishme të historisë së popullit tonë. Kanonizimi i këtyre mërgimtarëve është një bekim i madh i tërë popullit bullgar dhe i trojeve tona. Besimi i popullit bullgar është e vetmja gjë që nuk është ndryshuar gjatë shekujve. Gjithçka tjetër ka pësuar ndryshime – ideologjitë, sistemet, doktrinat mësimore, por besimi ynë është i përjetshëm.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: orthodox-church.org; BGNES
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mihajllo Parashçuk dhe kontributi i tij në zbukurimin e ndërtesave të rëndësishme të Sofjes

Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..

botuar më 24-11-16 7.05.PD

Ministri Atanas Zaprjanov: Fitorja në Luftën Serbo-Bullgare është vepër vetëm e ushtrisë bullgare

“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..

botuar më 24-11-07 4.16.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919

104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore

Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..

botuar më 24-11-06 6.05.PD