Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër me ilustrime rrëfen për diplomacinë bullgare gjatë shekullit XIX dhe XX

Libri i ri i prof. Ljudmill Spasov “Shekulli i XIX dhe i XX në fotografi dhe gravura. Politika dhe diplomacia”
Foto: Архив
Në çfarë mënyre gërshetohen politika e brendshme dhe e jashtme , çfarë është roli i diplomacisë në ngjarjet e mëdha nga historia jonë e re – këtë mund ta mësojmë nga libri i ri i prof. Ljudmill Spasov “Shekulli i XIX dhe i XX në fotografi dhe gravura. Politika dhe diplomacia”. Tregimi në të fillon nga periudha pas Çlirimit të Bullgarisë nga pushteti pesëshekullor osman në vitin 1878. Disa muaj pas kësaj periudhe Kongresi i Berlinit i Fuqive të Mëdha i ndau trojet bullgare. Prandaj një prej detyrave kryesore para shtetit të ringjallur bullgar është luftimi për bashkimin kombëtar. Hapi i parë i suksesshëm në këtë drejtim është bashkimi i Bullgarisë Veriore dhe i Bullgarisë Jugore në vitin 1885.

“Desha të them se ne nuk e vlerësojmë mjaftë këtë ngjarje nga pikëpamja e diplomacisë bullgare – shënon në një intervistë për Radio Bullgarinë prof. Ljudmill Spasovi. – Në fakt ky akt është realizuar si rezultat i veprimeve unike të popullit dhe ushtrisë. Pas kësaj Bashkimi është mbrojtur nëpërmjet veprimeve të koordinuara të ushtrisë dhe diplomacisë. Një popull i vogël, një shtet, i cili duket përsëri në hartën gjeografike të Evropës merr guximin ta shkelë Traktatin e Berlinit dhe e gjithë me ndihmën e diplomacisë bullgare.”

Një prej personaliteteve me kontribut të padyshimtë për realizimin e Bashkimit është Ilia Canov, ministër i jashtëm në qeverinë bullgare nga viti 1884 deri në vitin 1886. Mirëpo për të dihet pak. Ai ka qenë avokat i pjesëmarrësve në çetën e Hristo Botevit në Kryengritjen e Prillit nga viti 1876 dhe ka arritur t’i ndërrojë dënimet me vdekje të disa prej tyre me syrgjynosje. Në saje të punës së tij të suksesshme diplomatike u arrit deri në nënshkrimin e të ashtuquajturit “Akt të Tophanenit”, i cili e rregulloi Bashkimin nëpërmjet një unioni personal. Me këtë union sulltani e emëroi princin bullgar guvernator të Rumelisë Lindore (Bullgaria Jugore), shënon prof. Spasov. Mirëpo Akti i Tophanenit nuk e anulon Traktatin e Berlinit, sipas të cilit vendi ynë është vasal i Perandorisë Osmane. Pavarësia e Bullgarisë nga perandoria u shpall që në vitin 1908.
Hyrja e princit Aleksandër I në Plovdiv – 9 shtator 1885

“Mund të thuhet se kjo është vepër e diplomacisë bullgare – vazhdon historiani. – Gjithçka fillon me iniciativë të agjentit tonë diplomatik në Stamboll Ivan Stefanov Geshov, më vonë kaloi në duart e kryeministrit Aleksandër Malinov dhe kuptohet të Andrej Ljapçevit, i cili zhvilloi bisedimet me Turqinë. Desha të nënvizoj se fqinjët tanë Rumania dhe Serbia arritën pavarësinë e tyre si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në Luftën ruso-turke në vitin 1877 – 1878, kurse ne e fituam pavarësinë tonë para se gjithash me mjete diplomatike, pa gjëmuar asnjë pushkë. Kjo më jep arsye për të përgënjeshtruar mitin se ne mund të lavdërohemi me beteja të suksesshme ushtarake, por dështojmë për shkak të diplomacisë sonë të keqe.”

Qeveria e Aleksandër Malinovit, viti 1908

Në periudhën 1912-1918 Bullgaria mori pjesë në tri luftëra, me qëllim bashkimin kombëtar me bashkatdhetarët tanë, të cilët mbetën jashtë kufijve të vendit. Dy prej tyre – Lufta ballkanike nga viti 1913 dhe Lufta e parë botërore, përfunduan me humbje për ne. “Diplomatët tanë nuk kanë faj se më 16 qershor të vitit 1913 me një urdhër me gojë të mbretit Ferdinad dhe të gjeneralit Mihaill Savov, filloi kjo luftë ballkanike” – shënon Ljudmill Spasov. Pas Luftës së parë botërore politika e jashtme bullgare udhëhiqej nga tri parime kryesore: paqe, neutralitet dhe paangazhim – dhe kështu deri në vitin 1941, kur Bullgaria u bashkua me Paktin trepalësh. Kjo politikë neutraliteti dha mundësi për një rimëkëmbje ekonomike dhe një përparim të shpejtë të vendit tonë. Sidomos e suksesshme është diplomacia gjatë udhëheqjes së Georgi Kjoseivanovit gjatë gjysmës së dytë të viteve 30. Ai është diplomat i karrierës, me një përvojë 28 vjeçare, kur bëhet kryeministër. Më 15 shkurt të vitit 1940 Georgi Kjoseivanov u detyrua të japë dorëheqje dhe vendin e tij e zuri Bogdan Fillov. “Për mua ky ndryshim është një gabim nga ana e mbretit Boris III, gabim ky i cili më vonë i kushtoi jetën – tha profesor Spasov dhe shtoi:

Georgi Kjoseivanov dhe Milan Stojadinoviç nënshkruan në Beograd paktin për miqësinë e përjetshme më 24.01.1937

“Kjoseivanov është një diplomat i madh. Ai ka të bëjë me momentet më të suksesshme të diplomacisë bullgare. Madje gjatë Luftës së dytë botërore, në vitin 1943, pas vdekjes së mbretit Boris, shumë prej politikanëve tanë ishin të mendimit se në saje të Kjoseivanovit Bullgaria mund t’i shmangej katastrofës, por tre vjet më parë Kjoseivanov u ndërrua si rezultat i një vendimi politik: Bullgaria duhej të angazhohej me Gjermaninë. Mirëpo desha të them se në atë kohe Bullgaria gjendej nën një presion të dyfishtë: nga ana e Hitlerit dhe nga ana e Stalinit. Hitler kërkonte që ajo të bashkohej me Paktin trepalësh, kurse Stalini ngulte këmbë për nënshkrimin e një pakti për ndihmë të ndërsjellë. Bullgaria gjendej para një zgjedhjeje të vështirë: kërcënimi nga komunizmi nga njëra anë, kurse nga ana tjetër – okupacioni gjerman. Kështu mbreti Boris mori vendim për ta braktisur politikën e neutralitetit dhe ta bashkojë Bullgarinë me Paktin trepalësh. Bogdan Fillov e nënshkroi protokollin në Vjenë më 1 mars 1941. Më 26 gusht të vitit 1944 ajo e rimëkëmbi përsëri politikën e neutralitetit, por koalicioni antihitlerist tashmë nuk i kishte besim.”

Më 5 shtator Bashkimi Sovjetik i shpalli luftë vendit, më 9 shtator pushtetin e mori qeveria e forcave të majta, e udhëhequr nga Kimon Georgiev. Bullgaria u përfshi në luftë në anën e koalicionit antihitlerist, mori pjesë në shpartallimin e ushtrisë gjermane. Në fund të librit të prof. Spasovit është përshkruar politika e jashtme e vendit në dhjetëvjeçarët e socializmit dhe pas ndryshimeve demokratike, përgatitja e Bullgarisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Fotografitë në libër paraqesin momente shumë të rëndësishme në historinë bullgare dhe në atë evropiane, na njohin me personalitet, të cilat e kanë krijuar këtë histori.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD