Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Paratë po rrëfejnë” paraqet shtatë bullgarë të shquar

Foto: arkiv

“Paratë po rrëfejnë” – ky është emri i një ekspozite, e cila u zhvillua para pak kohe në sallat e meremetuara të Banjës Qendrore të Sofjes. Bankënotat janë vepër e piktorit Kirill Popov dhe janë në qarkullim nga viti 1999, me përjashtim të një bankënote prej 100 levash, e cila është nga viti 2003. Mbi to janë pikturuar shtatë bullgarë të shquar nga sfera shpirtërore dhe kulturore.

“Në bankënotat e huaja do të shihni personalitete revolucionare historike, kurse në bankënotat tona janë paraqitur njerëz nga sfera krejt të ndryshme” – shpjegon Jurij Vëllkovski – pedagog i kulturologjisë në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Para pak kohe, duke folur për Bullgarinë para anglezëve dhe holandezëve në Belfast, atij i vjen ndër mend t’i përkrahë fjalët me bankënota: “Duke folur për vendin tonë, përfshi këtu dhe vitet 20 të shekullit të kaluar, konstatova se mund ta bëjë këtë në një mënyrë më atraktive, po të tregoj një bankënotë prej 5 levash. Atje është pikturuar piktori ynë i talentuar Ivan Milev, i cili ka jetuar pikërisht në atë kohë. Për mua ai është një krijues shumë interesant si anëtar i lëvizjes “Art amtar”. Si shumë autorë të tjerë në këtë lëvizje si Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri dhe Zllatju Bojaxhiev, ai arrin ta paraqesë traditën bullgare, por në një mënyrë evropiane.”

Shën Ivan Rillski – oshënar dhe çudibërës, i quajtur që si i gjallë engjëll tokësor dhe mbrojtës qiellor. Sot fytyra e tij është në monedhën prej një levi.

“Mënyrë evropiane” në rastin konkret do të thotë paraqitje të fakteve më pak të njohura nëpërmjet sendeve personale, fotografive, korrespondencave, tingujve. Një prej figurave të pikturuara në bankënotat tona është Pajisij Hilendrski – autori i “Historisë sllavo-bullgare”, e cila ndezi xixën e Rilindjes bullgare gjatë viteve 60 të shekullit të XVIII. Një figurë tjetër e madhe e shpirtit bullgar, e paraqitur në ekspozitë, është Shën Ivan Rillski – mbrojtësi qiellor i popullit bullgar, i cili ka jetuar në periudhën 876-946. Ai është themeluesi i Manastirit të Rillës, i cili është shpallur monument i UNESKO-s. Ndër personat e kohës më të re, të pikturuar në bankënota, është rilindësi i shquar doktor Petër Beron, i cili ka shkruar në vitin 1824 manualin e parë bullgar “Abetarja e peshkut”.

Doktori Petër Beron

“Petër Beron nuk është vetëm autor i këtij libri mësimor – shënon Jurij Vëllkovski. – Shumë pak njerëz e dinë se ai është bërë milioner në moshën 50 vjeç në saje të nuhatjes së tij tregtare dhe paratë e fituara i ka përdorur jo për vetveten, por për kulturën bullgare. Shumë pak bullgarë dinë se disertacioni i doktoraturës së tij është në lëmin e gjinekologjisë dhe se ai është autor i rreth 20 veprave në fusha më të ndryshme të diturisë.”

Shkrimtari Aleko Konstantinov – autori i librit “Nga Çikagoja dhe anasjelltas” dhe i ati i heroit të paharrueshëm të prozës bullgare Xha Ganjo, gjithashtu është pikturuar në një bankënotë prej 100 levash.

Në bankënotën prej 100 levash bashkë me Aleko Konstantinovin është pikturuar dhe ora e tij e dorës dhe kutia e tij e shkrepëses, e mbuluar me flori, ku shihet dhe iniciali i familjes së tij.

“Aleko është i njohur dhe për pasionin e tij fotografik. Për herë të parë paraqitim tri fotografi të bëra nga ai. Ato tregojnë peizazhe të ndryshme dhe nuk janë i një niveli botëror, por janë interesante për shkak të faktit se në fund të shekullit të XIX ky lloj fotografie nuk ishte zhvilluar si art. Është paraqitur dhe tema e pjesëmarrjes bullgare në Ekspozitën e Kolumbit në Çikago në vitin 1895, deri në të cilën Aleko ka udhëtuar.”

Kartolinat e shkëmbyera midis Penço Sllavejkovit dhe Mara Bellçevës midis Sofjes dhe Vjenës sikur fluturojnë mbi kokët e vizituesve në ekspozitë

Për njerëzit qe shumë interesante të dëgjojnë zhurmën e Ujëvarës së Niagarës, të nuhatin aromën e ujit të trëndafilit bullgar, të shohin diapozitiva me piktura të Ivan Milevit, të shohin teleskopin e Petër Beronit. Kjo pajisje, e pikturuar në një bankënote prej 10 levash, është e gjatë dy metra dhe është teleskopi i parë në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Shumë interesant për vizituesit e ekspozitës ishte dhe dialogu romantik midis poetit Penço Sllavejkov dhe së dashurës së tij Mara Bellçeva. Ajo është pikturuar në një bankënotë prej 50 levash. Atje janë shkruar dhe disa vargje të vjershës së Sllavejkovit “Ëndërr për lumturi” dhe kjo nuk është e rastit – në fillim të shekullit të kaluar Penço Sllavejkov ishte propozuar për Çmimin e Nobelit. Në ekspozitë u paraqit dhe burri i shtetit Stefan Stambollov, i cili hyri në politikë i ri, por me një vendosmëri të madhe.

Kryetari më i ri i Kuvendit Popullor në vitin 1884 Stefan Stambollov. Në moshën 33 vjeç ai u bë kryeministër i Bullgarisë dhe për shtatë vjet arriti ta kthejë vendin në një shtet të pavarur politikisht dhe ekonomikisht. Teksti mbi bankënotën prej 20 levash, ku është pikturuar Stambollovi, është e vjershës së tij “Shokëve të mi”, të shkruar gjatë muajit prill të vitit 1877


A ka mundësi që ekspozita të rrëfejë për Bullgarinë dhe historinë e saj edhe përtej kufijve bullgarë?

“Në fakt ideja për ekspozitën lindi në Belfast dhe në fillim kishim plane për organizimin e ekspozitës jashtë. Po, ka një ide të tillë, por tani për tani dëshira jonë është që ekspozita të paraqitet në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Elena Karkallanova

По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD