“Paratë po rrëfejnë” – ky është emri i një ekspozite, e cila u zhvillua para pak kohe në sallat e meremetuara të Banjës Qendrore të Sofjes. Bankënotat janë vepër e piktorit Kirill Popov dhe janë në qarkullim nga viti 1999, me përjashtim të një bankënote prej 100 levash, e cila është nga viti 2003. Mbi to janë pikturuar shtatë bullgarë të shquar nga sfera shpirtërore dhe kulturore.
“Në bankënotat e huaja do të shihni personalitete revolucionare historike, kurse në bankënotat tona janë paraqitur njerëz nga sfera krejt të ndryshme” – shpjegon Jurij Vëllkovski – pedagog i kulturologjisë në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Para pak kohe, duke folur për Bullgarinë para anglezëve dhe holandezëve në Belfast, atij i vjen ndër mend t’i përkrahë fjalët me bankënota: “Duke folur për vendin tonë, përfshi këtu dhe vitet 20 të shekullit të kaluar, konstatova se mund ta bëjë këtë në një mënyrë më atraktive, po të tregoj një bankënotë prej 5 levash. Atje është pikturuar piktori ynë i talentuar Ivan Milev, i cili ka jetuar pikërisht në atë kohë. Për mua ai është një krijues shumë interesant si anëtar i lëvizjes “Art amtar”. Si shumë autorë të tjerë në këtë lëvizje si Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri dhe Zllatju Bojaxhiev, ai arrin ta paraqesë traditën bullgare, por në një mënyrë evropiane.”
“Mënyrë evropiane” në rastin konkret do të thotë paraqitje të fakteve më pak të njohura nëpërmjet sendeve personale, fotografive, korrespondencave, tingujve. Një prej figurave të pikturuara në bankënotat tona është Pajisij Hilendrski – autori i “Historisë sllavo-bullgare”, e cila ndezi xixën e Rilindjes bullgare gjatë viteve 60 të shekullit të XVIII. Një figurë tjetër e madhe e shpirtit bullgar, e paraqitur në ekspozitë, është Shën Ivan Rillski – mbrojtësi qiellor i popullit bullgar, i cili ka jetuar në periudhën 876-946. Ai është themeluesi i Manastirit të Rillës, i cili është shpallur monument i UNESKO-s. Ndër personat e kohës më të re, të pikturuar në bankënota, është rilindësi i shquar doktor Petër Beron, i cili ka shkruar në vitin 1824 manualin e parë bullgar “Abetarja e peshkut”.
“Petër Beron nuk është vetëm autor i këtij libri mësimor – shënon Jurij Vëllkovski. – Shumë pak njerëz e dinë se ai është bërë milioner në moshën 50 vjeç në saje të nuhatjes së tij tregtare dhe paratë e fituara i ka përdorur jo për vetveten, por për kulturën bullgare. Shumë pak bullgarë dinë se disertacioni i doktoraturës së tij është në lëmin e gjinekologjisë dhe se ai është autor i rreth 20 veprave në fusha më të ndryshme të diturisë.”
Shkrimtari Aleko Konstantinov – autori i librit “Nga Çikagoja dhe anasjelltas” dhe i ati i heroit të paharrueshëm të prozës bullgare Xha Ganjo, gjithashtu është pikturuar në një bankënotë prej 100 levash.
“Aleko është i njohur dhe për pasionin e tij fotografik. Për herë të parë paraqitim tri fotografi të bëra nga ai. Ato tregojnë peizazhe të ndryshme dhe nuk janë i një niveli botëror, por janë interesante për shkak të faktit se në fund të shekullit të XIX ky lloj fotografie nuk ishte zhvilluar si art. Është paraqitur dhe tema e pjesëmarrjes bullgare në Ekspozitën e Kolumbit në Çikago në vitin 1895, deri në të cilën Aleko ka udhëtuar.”
Për njerëzit qe shumë interesante të dëgjojnë zhurmën e Ujëvarës së Niagarës, të nuhatin aromën e ujit të trëndafilit bullgar, të shohin diapozitiva me piktura të Ivan Milevit, të shohin teleskopin e Petër Beronit. Kjo pajisje, e pikturuar në një bankënote prej 10 levash, është e gjatë dy metra dhe është teleskopi i parë në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Shumë interesant për vizituesit e ekspozitës ishte dhe dialogu romantik midis poetit Penço Sllavejkov dhe së dashurës së tij Mara Bellçeva. Ajo është pikturuar në një bankënotë prej 50 levash. Atje janë shkruar dhe disa vargje të vjershës së Sllavejkovit “Ëndërr për lumturi” dhe kjo nuk është e rastit – në fillim të shekullit të kaluar Penço Sllavejkov ishte propozuar për Çmimin e Nobelit. Në ekspozitë u paraqit dhe burri i shtetit Stefan Stambollov, i cili hyri në politikë i ri, por me një vendosmëri të madhe.
A ka mundësi që ekspozita të rrëfejë për Bullgarinë dhe historinë e saj edhe përtej kufijve bullgarë?
“Në fakt ideja për ekspozitën lindi në Belfast dhe në fillim kishim plane për organizimin e ekspozitës jashtë. Po, ka një ide të tillë, por tani për tani dëshira jonë është që ekspozita të paraqitet në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Elena Karkallanova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..