Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Meglena Kuneva – një presidente e pavarur ose partiake

Nominimi i Meglena Kunevës për presidente u ngrit nga Komiteti i Iniciativës, në të cilin marrin pjesë njerëz të artit, të rretheve akademike, figura shoqërore dhe ministra të qeverisë së Lëvizjes Kombëtare Simeon Sakskoburggotski.
Foto: BGNES

Për herë të parë në Bullgari për postin e presidentit ngrihet kandidatura e një gruaje – Meglena Kuneva. Ajo ka gradë shkencore në shkencat juridike, ka specializuar në universitete me famë botërore në SHBA dhe Britaninë e Madhe dhe është euro komisarja e parë bullgare. Në vitin 2008 Meglena Kuneva mori çmimin e “European Agenda” për komisare të vitit dhe të edicionit “European Voice” për evropiane të vitit. Aktualisht Meglena Kuneva është kryetare e Bordit të drejtorëve të Qendrës për politika evropiane dhe këshilltare speciale e zëvendës presidentit të Komisionit Evropian dhe komisar i transportit Sijm Kalas.

Nominimi i saj për presidente u ngrit nga Komiteti i Iniciativës, në të cilin marrin pjesë njerëz të artit, të rretheve akademike, figura shoqërore dhe ministra të qeverisë së Lëvizjes Kombëtare Simeon Sakskoburggotski. Pavarësisht nga kjo Meglena Kuneva shpalli se po hyn në garën për president si “kandidat jopartiak”. “Nuk kërkoj përkrahje partiake, nuk angazhohem me angazhime partiake dhe nuk shpreh vullnetin e lobive. Partitë e bëjnë politikën, kurse populli – burrin e shtetit” – tha ajo. Megjithëse përpiqet të përfaqësojë vetëm kombin, kandidat-presidenti duhet të ketë ndonjë platformë, me ide, të cilat afrohen me një prej dy pjesëve të spektrit politik, e komentoi mesazhin politologu Boris Popivanov – profesor në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.

“Meglena Kuneva dhe ekipi i saj përpiqen të fillojnë një fushatë sipas modelit amerikan. Ajo vetë mbështetet mbi përvojën e Barak Omabës, i cili fitoi me sukses të madh zgjedhjet për president amerikan, por përvoja amerikane dhe ajo bullgare janë dy gjëra krejt të ndryshme. Fushata e fuqishme në SHBA është dialog me popullin dhe jo dialog me partitë. Në Evropë, ku jemi ne, situata është e ndryshme. Këtu partitë politike e shprehin vullnetin e popullit dhe politikanët më të rëndësishëm janë politikanët partiakë. Mbi këtë fondament është themeluar bashkimi evropian.”

“Do të marrë pjesë në garën për president, sepse këto zgjedhje do të jenë diçka më shumë se konkurrencë për postin e presidentit. Ato do të jenë një referendum për zhvillimin e Bullgarisë, për tërë udhëheqjen e saj”, deklaroi gjatë nominimit të vet Meglena Kuneva.

“Kur të bëhet fjalë për një referendum, kushtuar drejtimeve të zhvillimit të Bullgarisë, atëherë bëhet aluzion me qeverinë, me pushtetin ekzekutiv – vazhdon komentin e vet Boris Popivanov. Kështu qe, duke folur për një referendum të tillë, njeriu fton jo vetëm qytetarët, ai fton partitë politike për të deklaruar se cilën anë përkrahin – a janë për ndryshimin e drejtimit, apo jo. Në këtë kuptim vetë kërkimi i referendumit është një ofertë ndaj forcave politike për ta përkrahur kandidaturën e saj. Beteja do të jetë “pro” ose “kundër” politikës së kryeministrit Bojko Borisov, pavarësisht nëse ai do të kandidojë për president apo jo.”

“Sot partia ime është Bullgaria”, deklaroi Meglena Kuneva. Sipas fjalëve të saj arsimi, shëndetësia, kultura, madje ekonomia nuk mund të vihen djathtas ose majtas.

“Kur të bëhet fjalë për politikën, si në sferën e shëndetësisë, ashtu dhe në sferën e arsimit, vendimet politike kanë ngjyrë – është i mendimit politologu Boris Popivanov. – Ato janë të majta, të djathta, ose centriste, si politika. Njerëzit do ta kuptojnë më mirë Meglena Kunevën, në qoftë se ajo deklaron qartë në cilën pjesë të spektrit politik janë vendimet e saj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD