Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Balkan music awards 2011 – festival i muzikës, kulturave dhe gjuhëve ballkanike

Goran Bregoviçi mori çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm ndaj zhvillimit dhe popullarizimit të muzikës ballkanike.
Foto: Maria Peeva
Mbi 20 prej artistëve më të njohur të muzikës së sotme ballkanike mbërritën në Sofje për koncertin e shkëlqyeshëm më rastin e edicionit të dytë të Balkan music awards. Organizator i ngjarjes ishte televizioni Balkanika, ndërsa partner mediatik ishte dhe Radioja Kombëtare Bullgare. Gjatë muajve të fundit shikuesit kishin mundësi të votojnë në sajtin e televizionit për këngët e preferuara prej tyre, të cilat ishin nominuar nga një juri e posaçme. Ashtu u zgjodhën 11-të këngët më të mira për çdo një vend ballkanik për vitin 2010.

© Foto: Maria Peeva

Publiku në qendrën e Sofjes në pritje të yjeve të muzikës ballkanike

Pop, rok, folk, R&B dhe dance – shumëllojshmëria e stileve të ndryshme muzikore tingëlloi nga skena e koncertit në qendrën e Sofjes. Mirëpo çfarë në fakt është muzika e sotme ballkanike? Përgjigjën e kësaj pyetje dhanë dy nga artistët të cilët u bënë simbole të muzikës ballkanike – Esma Rexhepova dhe Goran Bregoviç.

“Muzika në vendet e Ballkanit është shumë e ngjashme, kemi ritme të njëjta. Dhe megjithëse kishim konflikte midis njeri-tjetrit, ne duam të këndojmë dhe të vallëzojmë së bashku. Sot muzika ballkanike dëgjohet shumë. Unë personalisht kam afro 300 koncerte për vit. Kontribut të madh për popullarizimin e muzikës ballkanike kanë dhe mediat, në saj të të cilave muzika jonë u bë e njohur në terë botën.” – vuri në dukje Esma Rexhepova, e cila ishte mike e posaçme e çmimeve ballkanike.

© Foto: Maria Peeva

Esma Rexhepova në skenën e Çmimeve muzikore ballkanike 2011

“Për herë të parë vëzhgojmë, se muzika jonë ndikon mbi muzikën moderne në plan botëror. Çmimet muzikore ballkanike janë të rëndësishme, sepse bota mund të shikojë se ne kemi diçka të përbashkët, një stil të vet, që ndodh vështirë në Ballkan. Në krahasim me kulturat e mëdha ne jemi një kulturë e vogël dhe është e zakonshme të jemi nën ndikim dhe të kemi pak vetëbesim. Specifika e muzikës është se kjo është gjuha e brendshme e njeriut. Ajo vjen nga shpirti i njeriut dhe për këtë shkak e ndihmon komunikacionin. Por kompozitorët gjithmonë mbeten vendës – ata mund të shkruajnë në një gjuhë të huaj, por kur kompozojnë, muzika gjithmonë vjen nga shpirti dhe njerëzit mund të njohin nga cili vend janë. Ashtu që këta muzikantë ballkanikë të suksesshëm në botë janë me rrëndësi për brezat e ardhshëm të cilët të kenë sedër, për shkak të arritjeve të paraardhësve të tyre.” – deklaroi muzikanti dhe kompozitor i shquar Goran Bregoviç, i cili u dallua me çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm ndaj zhvillimit dhe popullarizimit të muzikës ballkanike.

© Foto: Maria Peeva

Ylli rumun Inna u dallua me 3 çmime

Edicioni i sivjetshëm i çmimeve u bë një festival i vërtetë i muzikës, kulturave dhe gjuhëve të Ballkanit, në të cilin këngëtarë të njohur nga të gjitha anët e gadishullit e gëzuan publikun me interpretimet e tyre. Çmimi për këngëtar më të mirë e mori Serdar Ortaç nga Turqia, ndërsa ylli rumun Inna u dallua me 3 çmime – për këngë më të mirë nga Rumania, për këngëtare më të mirë, si edhe për artist i cili bëri depërtim në skenën botërore. Sensacioni tjetër i muzikës rumune Andreaa Banica fitoi në kategorinë videoklip më të mirë për hitin e saj veror “Love in Brazil”. Grupi rok nga Turqia “maNga” shtoi ndaj dallimeve të tij të shumta ndërkombëtare dhe çmimin për grup më të mirë të Ballkanit. “Krenohemi shumë, se morëm pjesë në Balkan music awards 2011, sepse për ne ky është një festival, i cili i bashkon kulturat e ndryshme. Ky festival është një mundësi e shkëlqyeshme ta paraqesim muzikën dhe potencialin tonë të konsiderueshëm para botës” – deklaruan nga grupi “maNga” në konferencën e shtypit.

© Foto: Maria Peeva

Grupi “maNga”

Dhe pasi qëllimi i Çmimeve muzikore ballkanike është jo gara, por mundësia për kontakt midis kulturave të ndryshme dhe për krijim të një tregu të përbashkët muzikor sivjet u themelua një çmim i ri – për projekt më të mirë ballkanik. Me të u dallua dueti i Teodora dhe Jorgos Janias “Për ty jetoj”. Ja dhe çfarë tha vetë Teodora për projektet e saj ballkanike:

© Foto: Maria Peeva

Teodora dhe Jorgos Janias

“Mua më pëlqen shumë muzika ballkanike dhe krenohem me projektet e mia të suksesshme me muzikantë turq dhe grekë. Kam duete me këngëtarët grekë Jorgos Janias dhe Master tempo, ndërsa në çmimet ballkanike paraqitëm këngën tonë të përbashkët “Deri te varësia”, kompozitor i së cilës është Kiriakos Papadopoulos. Kisha shumë koncerte në Turqi, Greqi dhe Shqipëri dhe sipas meje muzika ballkanike na bashkon. Kam përshtypje të mira për popullin shqiptar, sepse isha ftuar në një koncert për Vitin e ri në Elbasan. Kam kujtime të bukura nga Shqipëria dhe shpresoj që përsëri do të këndoj para publikut shqiptar.”

© Foto: Maria Peeva

Grupi “Colonia” nga Kroacia

Ndër fituesit për këngë më të mirë nga vendet e veta u dalluan këngëtari i ri Armin Muzaferija (Bosnja e Hercegovina), dueti Aca Lukas dhe Dado Polumenta (Mali i Zi), këngëtari Emre Ajdën (Turqia), grupi “Colonia” (Kroacia), si edhe këngëtaret Elena Paparizou (Greqia) dhe Elena Risteska (Maqedonia), Natasha Bekvalac (Serbia), Rebeka Dremelj (Sllovenia) dhe Alisia (Bullgaria). Për këngë më të mirë nga Shqipëria u zgjodh hiti “Origjinale” i këngëtarëve Aurela Gaçe, Dr. Flori dhe Marsel. “Muzika është diçka që Zoti e ka dhënë në Tokë për të bërë njerëzit e lumtur, ashtu që muzika është një festë dhe duhet shijuar nga njerëzit, jo thjeshtë një kompeticion.” – deklaroi Aurela Gaçe në konferencën e shtypit. Miq të posaçëm të koncertit ishin dhe Elvana Gjata dhe Flori.

© Foto: Maria Peeva

Aurela Gaçe dhe Marsel morën çmimin për këngë më të mirë për vitin 2010 nga Shqipëria.

Balkan music awards 2011 u bë një festival i shkëlqyeshëm i muzikës së sotme ballkanike, e cila gjithnjë e më shumë zë vendin e vet në skenën botërore. Këngëtarët më të njohur të gadishullit treguan, se muzika nuk është garë, por nuk gjuhë universale, me të cilën çdonjëri mund të komunikojë vetëm përmes ritmit të zemrës së vet.

© Foto: Maria Peeva

Talenti i ri Armin Muzaferija nga Bosnja e Hercegovina
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD
Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD