Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Georgi Eldërov dhe pasuritë e së kaluarës

Faqe nga “Abagari” (Muzeu historik i Montanës)
Foto: bg.wikipedia.org
Gjatë vitit 2011 mbushen 360 vjet nga botimi i librit të parë të shtypur në gjuhën e folur bullgare “Abagar”. Ai u shtyp në alfabetin cirilik në Romë, ka dhe ilustrime. Emri i tij vjen nga mesazhi apokrif i mbretit Abagar nga Edesa (sot qyteti Urfa në Turqi) drejt Jisu Krishtit. Sipas një legjende të lashtë, Jisu Krishti e mjekoi mbretin me forcën e fjalës dhe me një peshqir, mbi të cilin u ruajt imazhi i tij. Konsiderohej se për këtë shkak libri “Abagar” mund të shërbente dhe si amulet. Autori i librit është peshkopi i parë katolik në Bullgari, ku religjioni kryesor është krishterimi ortodoks.

“Autori është Filip Stanislavov, peshkopi i parë katolik në eparkinë e Nikopolit, Bullgari Veriore – rrëfen arkimandrit prof. Georgi Eldërov. – Libri është plot me patriotizëm. Në të autori u nënshkrua si “Filip Stanislavov, peshkop i Bullgarisë së Madhe”. Gjatë asaj kohe – shekulli i XVII, vendi ynë ishte nën zgjedhën osmane dhe nuk ishte i madh aspak, por sedra e katolikëve ishte e madhe. Shkaku është se në këtë moment historik të rinj që kishin studiuar në Itali, morën kryesinë e Kishës katolike bullgare. Kurse në Itali u botuan dy vepra, në të cilat Bullgaria prezantohej shumë mirë. Këto janë analet e Baronit dhe libri i Mavro Orbinit “Mbretëria e sllavëve”, i cili u botua në vitin 1601. Pak kohë pas kësaj bullgarë të rinj filluan të vinin në Romë për të studiuar. Duke i lexuar këta libra, ata kishin arsye që të krenoheshin me të kaluarën e lavdishme të Bullgarisë.”

Sa i përket emrit “Abagar”, ai e shoqëron Georgi Eldërovin gjatë dekadave të tëra të jetës së tij. Me të janë emërtuar një shtëpi, një arkiv, dy botime periodike, një fondacion.

Monsinjor Eldërov lindi gjatë vitit 1926 në fshatin Zornica të Bullgarisë së Jugut. Në moshë 12 vjeç u nis për të studiuar në qytetin italian Asizi, pastaj studioi për teologji në Romë. Ai ishte i vetmi teolog bullgar, i cili ishte konsulent gjatë Tubimit të Dytë të Vatikanit nga viti 1962 deri në vitin 1965 – një ngjarje e rëndësishme në historinë e krishterimit gjatë shekullit XX. Tubimi nisi reforma në Kishën Katolike nëpërmjet hapjes së saj për dialog me religjione të tjera dhe aplikimit të gjuhëve amtare në liturgji. Pastaj Georgi Eldërovi në vazhdim të çerek shekulli udhëhiqte redaksinë bullgare të Radio Vatikanit. Dhe megjithëse mbeti jashtë atdheut deri në rënien e perdes së hekurt, sot thotë këtë:

“Kurrë nuk e humba as kujtimin, as lidhjen me Bullgarinë. Gjatë vitit 1966 pata shansin të merresha me veprat bullgare në Perëndim – u emërova vizitator i Vatikanit i bullgarëve jashtë shtetit. Udhëtoja shumë, krijova kontakte me bashkatdhetarët tanë në tërë botën. Që atëherë lindi plani im që të bëj një qendër kulturore dhe shpirtërore bullgare në botën perëndimore. Kjo ishte shtëpia “Abagar”, e cila hapi dyer në fillim të viteve 80. Ajo ishte mjaft e madhe, afër detit, dhe u bë një shtëpi e vërtetë për bullgarët. Vinin shumë bashkatdhetarë, por gjithashtu të huaj që kishin lidhje me Bullgarinë. Mbi 2 000 veta kanë qëndruar atje gjatë viteve. Qëllimi im ishte që ta mbushnim shtëpinë me sende të vlershme bullgare – libra, dokumente, antikuare. Vendosëm dhe një pllakë përkujtimore me rast të përvjetorit të Kryengritjes së Çiprovcit kundër pushtetit osman gjatë shekullit XVII. Ajo mbeti atje dhe njerëzit e vlerësojnë.”

Mbi 30 mijë libra, dokumente dhe sende me vlerë historike janë mbledhur në arkivin e shtëpisë “Abagar”. Ndër ta ka edicione të vjetra, dokumente të lidhura me Rilindjen bullgare, një koleksion librash në gjuhë të huaja, në të cilët përmendet tema bullgare.

“Interesohem për çdo lloj librash, ku përmendet Bullgaria dhe kërkoja edicione të tilla gjithkund, ku kam udhëtuar – vazhdon Georgi Eldërovi. – Në Stamboll më treguan një antikuariat, nga bleva disa libra me kushte shumë të favorshme. Disa bashkatdhetarë më dhanë libra dhe dokumente, sepse dëshironin që ata të mos humben. Tani për koleksionin kujdeset fondacioni “Abagar”, të cilin e themelova në mes të viteve 90.”

Prof. Eldërovi boton dhe gazetën katolike “Abagar” në Bullgari tashmë 20 vjet. Ajo trashëgoi buletinin që botohej në Romë nga viti 1981 deri në vitin 1991. Për numrin e ri të gazetës Georgi Eldërovi ka përgatitur një publikim për monsinjor Anxhelo Ronkali, i cili ishte përfaqësues i Vatikanit në Bullgari nga viti 1925 deri në vitin 1935. Ronkali është papa i ardhshëm Joan XXIII, i cili ka një kontribut të madh për thirrjen e Tubimit të Dytë të Vatikanit. Takimi i parë i Georgi Eldërovit me të ishte para 50 vjetëve. “Kur papa Joani XXIII kuptoi se jam bullgar, u afrua dhe më tha: ju jeni një popull i jashtëzakonshëm, tregomë çfarë po ndodh në Bullgari – rrëfen monsinjor Eldërov. – Në një nga fjalimet e tij të para në sheshin “Shën Pjetri” papa Joani i XXIII shënoi se “nuk duhet të harrojmë një popull ballkanik – popullin bullgar, me të cilin ai kishte kaluar 10 vjet.”

Sot prof. Eldërovi mendon se periudha bullgare e papës Joan XXIII është më pak e njohur dhe ia vlen të organizohen ekspozita dhe diskutime, të cilat ta prezantojnë. “Ai punonte me dashuri këtu, siguronte ndihmë për refugjatët, për viktimat e fatkeqësive, tërmeteve etj. Kishte mundësi të njihej me kulturën bullgare, me vlerat e popullit tonë, të krahasonte dhe të kuptonte të tjerët. Kjo përvojë me siguri ishte e dobishme për njeriun, i cili hapi dritaret e Kishës Katolike në Tubimin e Dytë të Vatikanit. Ishte si një kyç për temat e mëdha.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD