Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pyjet në Bullgari – një pasuri që duhet të ruhet

Në Bullgari shumë pyje shtrihen në rrjedhën dhe në ishujt e lumit Danub
Foto: BGNES
Në Vitin ndërkombëtar të pyjeve Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve përpiqet të tërheqë vëmendjen e shoqërisë te një lloj pyjesh që ndodhen afër pellgjeve ujore. Këto lloje pyjesh në periudha të caktuara të vitit përmbyten dhe kjo krijon kushte specifike, të favorshme për zhvillimin e varieteteve të rralla të florës dhe faunës. Ekosisteme të tilla kanë një rol të rëndësishëm si korridore të natyrshme për migrimin e disa llojeve kafshësh.

Në Bullgari shumë pyje shtrihen në rrjedhën dhe në ishujt e lumit Danub. Ato zënë 1226 hektarë sipërfaqe. Fatkeqësisht shumë pyje të këtij lloji janë prerë dhe janë zëvendësuar me plantacione plepash hibridë. Me prerjen e tyre u zhduk dhe një pjesë e madhe e shumëllojshmërisë biologjike të rajonit. Ndër përfaqësuesit e bukur të florës në ishujt e Danubit është lulebora e llojit Leucojum aestivum. Në ishullin Vardim ende mund të shihet ahu i varietetit Quercus longipes Stev. Në ishujt e Danubit ka mbi 1100 varietete të faunës. Për të ruajtur këtë shumëllojshmëri, ekologët bullgarë nisën një fushatë me emrin “E ardhme për pyjet e Danubit”.

“Një studim i Shoqatës bullgare për mbrojtje të shpendëve konstatoi se pyjet e Danubit janë mezi 2% të pyjeve të mbrojtura në Bullgari – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Vanja Rëtarova nga shoqata. – Disa prej tyre përfshihen në rezervate natyrore, por mbi 80% të këtyre pyjeve nuk janë nën asnjë regjim mbrojtjeje dhe janë nën presionin e fortë të veprimtarisë njerëzore.”

© Foto: BGNES


Kërcënimi kryesor për pyjet afër lumenjve është korrigjimi i shtretërve të lumenjve, ndotja dhe eksploatimi i tepërt i lumenjve më shumë për nxjerrje të rërës dhe gurëve. Një problem tjetër është prerja e pyjeve natyrore dhe zëvendësimi i tyre me plepa hibridë, të cilët përdoren për biomasë. Kështu zhduken kushtet për ekzistencën e llojeve të rralla bimësh, shpendësh dhe kafshësh.

“Në ishujt e Danubit ka drurë, në të cilët bën fole një lloj shumë i rëndësishëm – shqiponja e detit. Ajo është shqiponja më e madhe që jeton në Bullgari – thekson Vanja Rëtarova. – Pra nga këto pyje varet ekzistenca e shqiponjës së detit, popullimi i së cilës në Bullgari është kufizuar. Tani vonë i vumë një shqiponje të re një transmetues, që të kuptojmë më shumë për jetën e këtyre shqiponjave dhe për kërcënimet kryesore për ekzistencën e tyre.”

Kujdeset për ruajtjen e shqiponjës së detit janë një pjesë e projektit bullgaro-rumun “Së bashku për Danubin”, i cili financohet nga KE. Fushata “E ardhme për pyjet e Danubit” gjithashtu zhvillohet në kuadër të këtij projekti.
“Ideja jonë është të popullarizojmë rëndësinë e pyjeve që rriten afër lumenjve dhe të tregojmë rolin e tyre ekonomik. Kështu shpresojmë të gjejmë edhe më shumë motive për mbrojtjen e tyre – thotë Vanja Rëtarova. – Theksojmë aspektin social dhe traditat e përdorimit të pyjeve afër lumenjve në të kaluarën. Do të studiojmë zanatin e vjetër të përpunimit të mobilieve dhe sendeve të tjera shtëpiake praj shelgjishtre. Strategjia për ruajtjen e pyjeve pranë Danubit është përpunuar para dhjetë vjetëve, por tani për tani vendimet mbeten në letër dhe mungojnë nisma konkrete për aplikimin e tyre. Prandaj ne do të përpiqemi të kthejmë interesin ndaj pyjeve të Danubit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E Shtuna e Madhe është dita më e bekuar

Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..

botuar më 24-05-04 9.28.PD

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD