Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet ekonomike të Bullgarisë – analizë e Komisionit Evropian

Komisioni Evropian shpalli raportin e vet për stabilitetin buxhetor dhe për reformat në shtetet anëtare të Bashkimit. “Programi buxhetor i qeverisë ka si bazë pritje joreale për rritje të ekonomisë dhe qëllime jo të qarta. Sistemi i pensionimit nuk punon mirë, përdoruesit industrialë dhe privatë shkapërderdhin energjinë, sektori publik nuk punon efektivisht, monopolet vrasin konkurrencën, niveli i varfërisë është 5 herë mbi nivelin e mesëm për Evropën.”

Kjo është shkruar në raportin për Bullgarinë. Kritikat kryesisht janë në lidhje me dëshirën e qeverisë për pakësimin e deficitit buxhetor nën tavanin evropian prej 3%. Dyshimet janë lidhur me faktin se të ardhurat që priten në buxhet janë më të ulëta në krahasim me vitet para krizës. Në të njëjtën kohë nevoja e harxhimeve buxhetore po rrit sepse sektori publik nuk punon mirë dhe ushtron tension të madh për më shumë mjete financiare.

Efikasiteti i ulët i shërbimeve shoqërore gjithashtu është pengesë për rritjen ekonomike. Pavarësisht nga pakësimi i nëpunësve në administratë, reforma në këtë sektor nuk shkaktoi rritje të cilësisë së nëpunësve. Implementimi i shërbimeve elektronike gjithashtu vonohet sepse Bullgaria ka një nivel shumë të ulët të internetit me cilësi të lartë – ai përbën rreth 15% të rrjetit të internetit në shtet. Shpërdorimet në lidhje me prokurimet publike arrijnë 60% të procedurave të zhvilluara – thuhet në dokument. Ekonomia bullgare përdor më shumë energji në krahasim me shtetet e tjera evropiane. Shembull për shkapërderdhjen e energjisë është “ngrohja qendrore, që përdoret në blloqe të vjetra banimi, ku harxhimet e energjisë janë më shumë sesa janë nevojat reale dhe humbjet janë për shkak të gjendjes së keqe të ndërtesave.”

Përveç kësaj niveli i papunësisë është relativisht i lartë (më se 10% për shtet dhe 23% ndër njerëzit e rinj). Komisioni Evropian është i mendimit se përpjekjet për ndihmë të të papunëve dhe për rikualifikim të njerëzve që nuk mund të gjejnë punë për një periudhë të gjatë nuk janë të mjaftueshme. Ndërkohë shpenzimet për veprime të tilla janë të tepërta.

Reforma e pensionimit që u zhvillua vitin e kaluar nuk është lidhur me kohëzgjatjen e jetës, me gjendjen e sektorit të shëndetësisë dhe me nevojat për kujdes më të gjatë për njerëzit e moshuar. Sipas komisionit kjo reformë rrezikon fondin kryesor të pensionimit. 66 % të të moshuarve në Bullgari jetojnë në varfëri. 42% të popullsisë bullgare kanë vështirësi të rënda financiare, derisa për Evropë ky tregues është 8%.

Në lidhje me përfundimet e bëra në raport Komisioni Evropian dha disa këshilla. Në vend të parë është që të krijohet një strategji, e cila do të ritë mjetet për inkurajimin e aktivitetit ekonomik. Brukseli këshillon që të vazhdojë lufta kundër korrupsionit, që të merren masa kundër monopolit energjetik me hapjen e tregjeve të elektricitetit dhe gazit. Kështu do të stimulohet konkurrenca. Qeveria duhet të përshpejtojë reformën e sistemit të pensionimit duke rritur moshën e pensionimit, duhet të punojë më fortë në lidhje me varfërinë dhe me përjashtimin social.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD