Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në fund të klasifikimit për nga juridiksioni efektiv

Bullgaria është në një nga vendet e fundit të klasifikimit për nga juridiksioni efektiv. Analiza përfshin 66 shtete në tërë botën . Në listën e përbashkët shteti ynë ndodhet në vend të 64-të derisa në listën e shteteve të Evropës Lindore dhe Afrikës Qendrore – në vend të 12-të. Në Bullgari niveli i korrupsionit është i lartë, llogaridhënia e qeverisë është e ulët, probleme krijon dhe diskriminimi i pakicave, tregon studimi. Sipas analizave karakteristikat e mira e shtetit tonë janë garantimi i mbrojtjes së qytetarëve nga kriminaliteti dhe liria e shprehjes, shoqërimit dhe përkatësisë fetare.

Klasifikimi quhet “Indeks i epërsisë së ligjit” dhe botohet për vitin e dytë me radhë në Uashington. Autor i tij është organizata joqeveritare amerikane “Projekt për drejtësi botërore”, e financuar nga fondacioni Bill dhe Melina Gates. Dëshira e autorëve është që të ofrojnë një pikënisje të dobishme për barazimin e shteteve.

Indeksi tregon gjendjen e epërsisë së ligjit të shtetit përkatës nga pikëpamja e shtetasit të zakonshëm. Për këtë qëllim janë anketuar 1 mijë veta në secilin shtet, të përfshirë në këtë studim. Pjesëmarrësit në studim u përgjigjen pyetjeve siç: a kanë akses te shërbimet publike nëse nuk japin ryshfet, ose: a mund të kryejnë punën e tyre pa frikë nga kriminaliteti ose nga terrori policor.

Në llogaritjen e indeksit merren parasysh 9 faktorë: pushteti i kufizuar i qeverisë, mungesa e korrupsionit, rendi dhe siguria, të drejtat fondamentale, transparenca e qeverisë, respektimi i rregullave dhe ligjeve, aksesi i qytetarëve te drejtësia, efikasiteti i drejtësisë penale dhe drejtësia normale. Indeksi mund të jetë me vlerë nga 0 deri një – 0 është vlerësimi më i keq, 1 është më i larti.

Problemet e Bullgarisë janë më shumë në fushën e drejtësisë penale. Shteti ynë është në vend të 64 për sa i përket efikasitetit të saj me indeks 0,30. Pas nesh janë vetëm Liberia dhe Venezuela. Proceset gjyqësore janë faktori i vetëm në lidhje me të cilin Bullgaria shënon një ulje krahas vitit të kaluar, kur indeksi tregonte 0,46. Në pikat e tjera rezultatet tona përmirësohen.

Bullgaria është në fund të listës edhe sipas treguesve: “pushteti i kufizuar i qeverisë” dhe “mungesa e korrupsionit”, sipas të cilëve Bullgaria ndodhet në vend të 50. Më pak korrupsion ka vetëm në shtete si Etiopia, Gana, Guatemala, Kazakistani, Peruja.

Më mirë prezantohet Bullgaria sipas faktorit “rendi e siguria”, duke zënë vendin e 34-të.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD