Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë. Ndryshimet klimatike, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, shkatërrimi i habitatit, sëmundjet dhe speciet pushtuese po i shtyjnë ekosistemet drejt rrënimit. Ndryshimi destabilizon shoqëritë, gjeneron kriza sociale, konflikte dhe refugjatë klimatikë, theksojnë nga WWF. Sipas ambientalistëve, ka ende kohë për një kthesë duke ruajtur pyjet për të mbrojtur shtëpitë e kafshëve të egra. WWF u bën thirrje mbështetësve të saj që të marrin pjesë në fushatën "Abonohu për natyrën" me një donacion mujor sipas zgjedhjes suaj. Kjo mund të bëhet në dari.wwf.bg . Partnerë mediatikë të WWF - Bullgari janë Radioja Kombëtare Bullgare (BNR), BTA dhe Bashkia e Sofjes.
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..