Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori bullgar i muzikës së filmit Ivo Paunov

Muzikanti dhe kompozitor i ri Ivo Paunovi është në krye të dy formacioneve muzikore – njëra në Bullgari, tjetra në Kanada. Ivo Paunovi lindi në Bullgari, por në moshën 15 vjeçare emigroi me prindërit në Kanada. Merret me muzikë që nga mosha e vogël dhe i bie disa instrumenteve, ndër të cilat edhe i fyellit. Ka studiuar në Universitetin në Toronto për saksofonist. Ka mbaruar për muzikën xhaz. Në Toronto u njoh me muzikantë të shquar dhe interpretoi në formacione të ndryshme.

Grupi kanadez i Ivos titullohet “Afrodiziak”, basisti i të cilit është vëllai i tij Vihren. Projektet me grupin e ndihmon veprimtarinë aktive si kompozitor i muzikës së filmit. Gjatë vitit 2007 vendosi të rikthehet në Sofje dhe në vend është prej afro 3 vjetësh.

Ivo Paunovi ka ardhur që të punojë mbi muzikën e një filmi me animacione, por shumë shpejt i erdhën edhe propozime të tjera Nisi punën me filmin dokumentar të Valentin Vëllçevit, premiera e të cilit ishte në Amsterdam të Holandës. Ai titullohet “See you at the Eiffel Tower”. Talenti i ri ka bërë muzikën e disa lojërave të njohur kompjuterike. Në Bullgari krijoi grupin “Acid Folk Five”, i cili interpreton në klube dhe bën koncerte në vend. Formacioni bullgar është si një vazhdim të punës së tij në Toronto. Në të aranzhon motive popullore bullgare.

Po të doni të dëgjoni dy prej interpretimeve të muzikës së filmit të Ivo Paunovit, klikoni mbi ikonat AUDIO.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD