Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Barnat mjekësore në Bullgari dhe përdorimi i tyre

Përdorimi i Çajit të Mursalicës (Sideritis scardica) pakëson rrezikun nga infarkti dhe insulti.
Foto: wikipedia.org

Më 24 qershor bota ortodokse feston lindjen e Shën Joan Pagëzorit, kurse kalendari popullor nderon natyrën gjithëfuqishme. Në tokat tona lindja e Shën Joan Pagëzorit njihet si Dita e Enjos. Këtë ditë doemos mblidhen barna, sepse atëherë ato kanë një forcë shumë të madhe mjekësore.

Trumza
Në Bullgari ka një shumëllojshmëri të madhe llojesh bimore. Kushtet klimatike dhe natyrore e favorizojnë këtë fakt. Vendi ynë lavdërohet si më i pasuri me barna mjekësore në Evropë. Shumica e vetive të tyre janë studiuar mirë. Ka shumë libra për mjekim me barna, informatë për mjekim me barna mund të lexohet dhe në internet. Por shumë të vlefshme janë shënimet e njerëzve të vjetër, të cilët kanë jetuar në gjirin e natyrës, i kanë studiuar barnat dhe kanë aplikuar në praktikë vetitë e tyre mjekësore. Në saje të mjekësisë popullore bullgare për shembull u zbulua një përbërës i luleborës, i cili u izolua dhe nën formën e medikamentit “Nivalin” hyri në mjekësinë standarde për kurim të poliomielitit, të neuriteve, radikuliteve. HithraDisa nga barnat bullgare janë unike për nga ndikimi i tyre dhe gjenden vetëm në Bullgari. Një bar i tillë është Çaji i Mursalicës (Sideritis scardica). Ai ka një ndikim antioksidant, tonizues dhe forcues. Përdorimi i tij i rregullt pakëson rrezikun nga infarkti dhe insulti. Përdoret për mjekim të sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, rekomandohet nga mjekët dhe për mjekim të sëmundjeve të mëlçisë dhe veshkave. Bima është më e përhapur në lokalitetin Mursalica në malin e Rodopeve, afër kufirit me Greqinë. Atje vendësit do t’ju presin jo me “mirëdita”, por me një çaj, sepse e ruajnë besimin e vjetër se ky është urimi më i mirë për shëndet dhe jetë të gjatë. Për forcën kuruese të Çajit të Mursalicës ka legjenda shekullore. Deri më sot në këngët popullore rrëfehet për “barnat magjike që i mbledhin vajzat”. Ndoshta ndikimi magjik i këtyre barnave është krijuar nga shpirtrat e mirë. Por një gjë është e sigurt – në to rrjedh lëngu jetëdhënës i tokës bullgare dhe prandaj sjellin shëndet dhe forcë, thotë herbalisti Donço Tonev.
Bari i pezmit
“Unë i njoh mirë barnat mjekësore bullgare. Ne mjekohemi me to prej shekujsh – shton ai. – Në farmaci ofrohen dhe barna nga vende të tjera, por unë respektoj dhe përdor vetëm barnat tona. Gjendja gjeografike e vendit tonë është e tillë se kemi një shumëllojshmëri të madhe barnash. Kjo është një pasuri e madhe. Unë i mbledh vetë dhe i përdor për mjekim. Po filloj me hithrën. Ajo mund të përdoret për pastrim të gjakut, për forcim të imunitetit, veçanërisht me hemoglobinë të ulët. Unë e përdor shumë. Mund të thahet dhe të përdoret gjatë dimrit, kur na sulmojnë shumë viruse. Menta, bari i bletës, kantarioni i verdhë, bari i pezmit, trumza – këto janë barnat mjekësore që përdoren më gjerësisht dhe ndihmojnë për sëmundje të ndryshme. Por ka rregulla për mbledhjen, ruajtjen dhe përdorimin e tyre. Ato duhet të respektohen, ndryshe efekti i tyre kurues humbet ose pakësohet.”

Me çfarë ankime njerëzit ju kërkojnë më shumë?

Kantarioni i verdhë
“Në vend të parë janë alergjitë, thotë herbalisti Donço Tonev. Kjo është një sëmundje shumë e përhapur në ditët tona. Në Bullgari mbi një milion e gjysmë veta vuajnë nga alergjitë. Kjo është një sëmundje shumë problematike. Mjekësia zyrtare nuk e mjekon, vetëm shtyp simptomat me medikamentet antihistamine. Unë e mjekoj këtë sëmundje me barna. Nuk i mohoj metodat e mjekësisë zyrtare. Por praktika ime tregon se efekti i mjekimit me barna, megjithëse është më i ngadaltë, është më i qëndrueshëm. Në vend të dytë mund të vë neurozën. Gjatë viteve të fundit vërehet një bum i neurozave ndër të rinjtë. Simptomat janë paniku i paarsyeshëm, takikardia (ose rrahje e zemrës), djersitja, marramenthi, zhurma në veshë. Shkaqet janë stresi dhe shkatërrimi i sistemit nervor. Mjekësia zyrtare ka medikamente për këto gjendje, por bëhet fjalë për antidepresante. Mjekimi është i përkohshëm, ka remisione. Unë i mjekoj këto gjendje me sukses me një kombinim barnash. I kam ndihmuar qindra njerëz.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografi: wikipedia.org
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD