Vendi me më shumë gejzerë në Evropë është Islanda, ku ka mijëra burime të ujërave minerale, po ashtu dhe vullkane aktive. Gazrat dhe tymrat e nxehta që dalin prej thellësisë së tokës dhe të cilat arrijnë lartësi deri në 40-50 metra tërheqin vëmendjen e turistëve. Por gejzeri me ujërat më të nxehta në Evropë ndodhet jo në vendin e vikingëve, ndërsa në rrëzë të malit Rila në qytetin Sapareva banja, Bullgari Perëndimore.
Gejzeri në Sapareva banja është kthyer në një atraksion të vërtetë. Rreth tij është bërë një park i veçantë me kënde çlodhjeje dhe vende për shëtitje, për të shijuar turistët pamjen e jashtëzakonshme. Gejzeri buron nga një thellësi prej 73 metrave. Në disa intervale currili i ujit shpërthen dhe shpërndahen në miliarda pika të tejdukshme. Në krahasim me gejzerët e tjerë në botë, ai në Bullgari arrin lartësi prej 18 metrave, por ujërat i ka goxha të nxehta. Kur fryn erë duhet ndenjur larg gejzerit, sepse cirkat e tij mund t’ju djegin. Temperatura e gejzerit është 103 gradë, d.m.th. me 20 gradë më shumë se gejzerët e Islandës.
Prej kohës banorët e Sapareva banjës përfitojnë nga uji i nxehtë. P.sh. plakat zien vezë për mëngjes ose patate për kafshët. Mbushin kovat me patate dhe ato bëhen gati për pak kohë. Uji përdoret edhe për t’u zhvilluar bujqësi ekologjike, p.sh. në trajnimin e hardhisë. Për këtë qëllim është ndërtuar një central i vogël i energjisë termale, me anë të të cilit bëhet ngrohja e godinave publike.
Gejzeri është shndërruar në emblemën turistike të qytetit Sapareva banja. Ujërat janë shëruese. Këtë e kanë ditur edhe romakët e lashtë, të cilët kanë themeluar një qytet në këtë vend. Në vitet e 50-të të shekullit XX-të gjatë ndërtimit të sanatoriumit vendas janë zbuluar mbeturinat e tij. Që nga ai moment në Sapareva banjë filloi të zhvillohet turizmi për shërim nëpërmjet banjave të ujit. Ujërat e qytetit janë termale, me mineralizim të ulët dhe me acid sulfurik. Ato ndikojnë mirë mbi sistemin motorik e nervor dhe ndihmon te sëmundjet e lëkurës dhe ato gjinekologjike etj. Në sanatorium ofrohen procedura për shërim dhe fuqizim të trupit. Gjatë tërë vitit mund të vendosni në dy hotelet vendase, ku ka qendra spa dhe për shërim nëpërmjet banjave të ujit me çmime të favorshme.
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..