Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gejzeri me ujërat më të nxehta në Evropë buron në qendrën e Sapareva banjës

Foto: Veneta Nikollova

Vendi me më shumë gejzerë në Evropë është Islanda, ku ka mijëra burime të ujërave minerale, po ashtu dhe vullkane aktive. Gazrat dhe tymrat e nxehta që dalin prej thellësisë së tokës dhe të cilat arrijnë lartësi deri në 40-50 metra tërheqin vëmendjen e turistëve. Por gejzeri me ujërat më të nxehta në Evropë ndodhet jo në vendin e vikingëve, ndërsa në rrëzë të malit Rila në qytetin Sapareva banja, Bullgari Perëndimore.

Gejzeri në Sapareva banja është kthyer në një atraksion të vërtetë. Rreth tij është bërë një park i veçantë me kënde çlodhjeje dhe vende për shëtitje, për të shijuar turistët pamjen e jashtëzakonshme. Gejzeri buron nga një thellësi prej 73 metrave. Në disa intervale currili i ujit shpërthen dhe shpërndahen në miliarda pika të tejdukshme. Në krahasim me gejzerët e tjerë në botë, ai në Bullgari arrin lartësi prej 18 metrave, por ujërat i ka goxha të nxehta. Kur fryn erë duhet ndenjur larg gejzerit, sepse cirkat e tij mund t’ju djegin. Temperatura e gejzerit është 103 gradë, d.m.th. me 20 gradë më shumë se gejzerët e Islandës.

Rreth gejzerit ka një park të posaçëm për çlodhje dhe argëtim.

Prej kohës banorët e Sapareva banjës përfitojnë nga uji i nxehtë. P.sh. plakat zien vezë për mëngjes ose patate për kafshët. Mbushin kovat me patate dhe ato bëhen gati për pak kohë. Uji përdoret edhe për t’u zhvilluar bujqësi ekologjike, p.sh. në trajnimin e hardhisë. Për këtë qëllim është ndërtuar një central i vogël i energjisë termale, me anë të të cilit bëhet ngrohja e godinave publike.

Banja e re e qytetit ofron procedura spa me çmime të favorshme.

Gejzeri është shndërruar në emblemën turistike të qytetit Sapareva banja. Ujërat janë shëruese. Këtë e kanë ditur edhe romakët e lashtë, të cilët kanë themeluar një qytet në këtë vend. Në vitet e 50-të të shekullit XX-të gjatë ndërtimit të sanatoriumit vendas janë zbuluar mbeturinat e tij. Që nga ai moment në Sapareva banjë filloi të zhvillohet turizmi për shërim nëpërmjet banjave të ujit. Ujërat e qytetit janë termale, me mineralizim të ulët dhe me acid sulfurik. Ato ndikojnë mirë mbi sistemin motorik e nervor dhe ndihmon te sëmundjet e lëkurës dhe ato gjinekologjike etj. Në sanatorium ofrohen procedura për shërim dhe fuqizim të trupit. Gjatë tërë vitit mund të vendosni në dy hotelet vendase, ku ka qendra spa dhe për shërim nëpërmjet banjave të ujit me çmime të favorshme.

Në rrethinat e qytetit ka kushte të mira për turizëm ekologjik e fshatar.
Qyteti Sapareva banja është i qetë, ndërsa rreth tij ka itinerare turistike, që çojnë në
Kisha e “Shën Marisë”
vende të virgjëra. Njëri prej itinerareve çon në rrjedhën e lumit Valjavica, kalon qendrën e skijimit Paniçishte dhe arrin në rajonin e Shatë liqeneve të Rilës ose të quajtur ndryshe “Lotët e diellit”. Afër Sapareva banjës gjendet fshati i vogël Saparevo, ku gjatë vitit 1861 u ngrit kisha e “Shën Marisë”. Kishën e ka ndërtuar një banor, i cili ka parë në ëndërr Shën Marinë. Ajo i ka këshilluar që të ndërtojë kishën dhe i ka thënë ku të gërmojë që të gjejë parat e duhura për ngritjen. Edhe më sot kazani, ku u gjetën monedhat e arta, ruhet si relikt i kishës. Në rajon ka shumë kisha dhe manastire të vjetra, të cilat ia vlen t’i vizitosh. Më tepër informacion mund të merrni nga Zyra informative, e cila gjendet në qendrën e Sapareva banjës, afër gejzerit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD