Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeristi Georgi Kolev prezanton autorë bullgarë dhe të huaj në galerinë “Lessedra”

Biljana Furnadxhieva mori çmimin e parë në edicionin e dhjetë të ekspozitës ndërkombëtare “Mini Print”.
Foto: Galeria “Lessedra”
Përveç se është një adhurues i madh i arit artistik, Georgi Kolevi prezanton piktorë të ndryshëm nga Bullgaria dhe bota, të cilët takohen në galerinë e tij të pazakonshme për Sofjen “Lessedra”. Ai ka mbaruar për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare dhe shumë kohë ka punuar në sfera të ndryshme të ekonomisë në Bullgari. Interesi i tij për artin dhe lidhjet me artistët që pati gjatë viteve e kanë bërë koleksionist pikturash. Pas ndryshimeve demokratike në vend Georgi Kolev filloi të organizojë ekspozita në banesën e tij. Gjithnjë e më shumë piktorë të brezit të ri atëherë, ndër të cilët të njohurit sot Dimitër Grozdanov, Vencisllav Zankov etj, eksponuan vepra në të. Më vonë galeristi mori me qira disa salla në qendrën e Sofjes, ndërsa më 1998-ën për herë të parë organizoi një pikturim në natyrë, në të cilin morën pjesë 42 piktorë bullgarë bashkëkohorë.
Kejsuke Kodxhima, Japonia

“Tradita е pikturimit në natyrë vazhdoi shumë vite dhe nuk kam hequr dorë nga ajo, thotë z. Kolev. – Por pas vitit 2001 interesi ua drejtua artit të grafikës. Atëherë, në sajë të lidhjeve të piktorit Rumen Skorçev me piktorët japonezë, u vendos për një bashkëpunim. Kështu në vitin 2001 në Galerinë e Arteve të Huaja në Sofje u prezantuan 15 artistë grafikë nga Japonia dhe kaq nga Bullgaria. Botuam një katalog me veprat e piktorëve japonezë. Dy vjet më vonë në Japoni bëmë ekspozitën e parë të madhe, duke ekspozuar në fillim veprat e 15 artistëve grafikë nga Bullgaria dhe pastaj duke përfshirë në të edhe veprat e piktorëve që i përkisnin brezit të ri. Ekspozita u prezantua në galerinë në Kyoto – një qytet kulturor-tradicional që ka të bëjë me historinë dhe artin e Japonisë. Më 2004-ën e njëjta ekspozitë u prezantua në Muzeun Metropolitan të Artit në Tokio. Të dyja ekspozita u bënë me bashkëpunimin e Shoqërisë Japoneze të Artistëve Grafikë, e cila është institucioni më i rëndësishëm në fushën e arteve vizuale në Tokën e Lindjes së Diellit.”
Debra Radke, ShBA
Në sajë të projekteve të përbashkëta me Japoninë Georgi Kolev vendosi të krijojë ekspozitën ndërkombëtare vjetore grafikë me format të vogël “Mini Print”. Në seancën e parë më 2002-ën kishte 50 pjesëmarrës nga Bullgaria dhe vetëm 12 të huaj. Gjatë viteve të mëtejshme piktorët e huaj u rritën në krahasim me vendasit dhe sot ata janë më shumë në numër. Vijnë nga Japonia, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika, ndërsa sipas fjalëve të galeristit Georgi Kolev qëllimi kryesor i pjesëmarrjes bullgare është që të stimulohet piktorët e rinj. Jo rastësisht njëri prej çmimeve u përket piktorëve të rinj. Sot ekspozita “Mini Print” mbledh mbi 500 autorë dhe përfshin më shumë se një vepër e çdo piktorit. Që nga viti 2005 ato ekspozohet në galerinë “Lessedra” në kryeqytet. Në seancën e fundit morën pjesë nxënës të Shkollës së Arteve në Sofje, ndërsa një universitet kanadez dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe u paraqitën më vete.

Përveç se galeria mbledh krijues nga tërë bota, pjesëmarrësve u jepet mundësia që veprat e tyre të vlerësohen nga një juri e posaçme dhe më pas të dalin në shitje. Çdo vit botohet një katalog. Autorët prezantohen edhe në internet. Sot sajtet parapëlqehen në krahasim me galeritë.

Shumica e ekspozitave nuk kanë një temë të caktuar dhe piktorët janë të lirë ta zgjedhin. Kufizime ka vetëm në teknikën e përdorimit. Veprat grafike duhet të jenë origjinale, por lejohet edhe teknika digjitale. Pavarësisht se pikturat grafike kompjuterike dhe teknikat digjitale kanë pushtuar botën, në ekspozitat e Georgi Kolevit ato nuk parapëlqehen.
Kleo Villkinson, Australia

“Patjetër punoj me piktorë nga të gjitha sferat – art figurativ, skulpturë dhe grafikë. Kemi bërë shumë ekspozita me video-projektor, të cilat u përkasin teknologjive digjitale. Me kalimin e kohës pati më shumë kërkesa për pikturat grafike. Pasi u hap galeria më 2005-ën në ekspozita kryesisht prezantohen piktorë të huaj. Kemi paraqitur vepra të autorëve nga Gjermania, Greqia, Suedia, Irlanda e Veriut etj. Ndërkohë galeria “Lessedra” prezanton piktorë bullgarë jashtë vendit. Bëmë një ekspozitë të suksesshme të artistëve bullgarë të grafikës në Portland të shtetit Oregon me ndihmën e shoqatës “Prin Arts Northwest” – piktorë shumë aktivë në punën e tyre. Ekspozita u hap në dy galeri pikërisht më 3 mars, festa kombëtare e Bullgarisë. Prej disa vitesh prezantohet ekspozita tradicionale e artistëve grafikë bullgarë në Saitama në afërsi të Tokios. Vitin e ardhshëm pritet ekspozita e piktorëve bullgarë në Kanada. Në përgjithësi bëjmë shumë punë për popullarizimin e artit bullgar jashtë vendit.”

Fotografitë janë nga arkivi i galerisë “Lessedra”
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD