Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Nuk ka”

Gjatë vitit 2010 grupi FSB incizoi një album të ri. Titulli i tij është “FSB”. Muzikantët u mblodhën së bashku përsëri pas 20 vjetëve pauzë krijuese për të bërë një thirrje për rizbulim të vlerave të muzikës pop në Bullgari. Siç është në të gjitha projektet e FSB, muzika është avangarde, me një tingëllim modern. Tekstet janë jo standarde dhe interesante. Ndër të 15 këngët në album është “Nuk ka”. Kompozitorë janë Rumen Bojaxhievi dhe Konstantin Cekovi, autore e vjershave – Zhivka Popova.

“Nuk ka forcë, nuk ka etje, nuk ka ndërgjegje.
Ka fund.
Nuk ka plagë, nuk ka kujtim, nuk ka dhimbje.
Ka parajsë.
A do të të kërkoj kaq larg, ku çdo bar është i hidhur,
dhe do të pohoj se të fala – me dashuri!”


Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD