Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të tri dekadave të fundit.
Këngëtarja e grupit, Maria Mutafçieva, pranon se vera është brenda shpirtrave të tyre dhe se e mbajnë brenda vetes, në mënyrë që të ndihen rehat gjatë gjithë vitit:
"Më zgjo në maj". Kjo frazë nga refreni më ra në mendje në fund të një vere dhemë dukej magjike, dhe për shumë vite më përndiqte. Kështu lindi refreni:
Deti, era dhe ti...
Valët jeshile po ziejnë...
Unë jam duke pirë verën në buzë ...
Më zgjo në maj!
Sikur këto valë jeshile të jenë një lloj ilaçi, një lloj eliksiri që nuk e kam provuar. Por a është helmues, nëse do ta pish - çfarë do të ndodhë? Si në një përrallë. Në fakt është një përrallë “Më zgjo në maj”, por kjo është jeta e secilit prej nesh.”
Muzikën dhe aranzhimin e këngës "Më zgjo në maj" e bëri Mirosllav Mutafchiev, i cili i krijoi në bazë të refrenit. Maria e shtoi tekstin pas asaj, gjë që i mori kohë, sepse deshi që çdo fjalë të jetë në vendin e saj, të jetë e fortë, të jetë universale, të jetë diçka që secili prej nesh e ndjen.
Lexoni më shumë:
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..