Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Guri i Hiroshimës” në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje

Foto: BGNES
Më 6 gusht Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” në Sofje shënon Ditën e përzemërsisë në kujtim të viktimave të vitit 1945, kur u hodh bomba atomike në Hiroshimë. Sipas traditës, në sallën e muzeut, ku janë vendosur kristalet gjigante, ekspozohet “Guri i Hiroshimës”. Ai është njëri prej 188 copëzat prej graniti me figurën e gdhendur të hyjneshës së bamirësisë Kannon. Guri, i cili mund të shikohet vetëm një herë në vit, dikur ka qenë një pjesë e asfaltimit të tramvajit në Hiroshimë dhe është gjendur 200 metra larg vendit, ku ka rënë bomba.

“Guri i Hiroshimës” ka historinë e vet. 2 javë pas ngjarjes tragjike Rejkijo Umemoto, më vonë themelues i Asociacionit “Gur për paqe”, ka vizituar Hiroshimën. Pjesa më e madhe e godinave në qytet kanë qenë krejtësisht të djegura dhe kanë marrë formën e maleve të mëdha prej shkatërrimesh. Ka ecur nëpër urë Ajoj-bashi në rreth 200 metra larg vendit të shpërthimit.

“Era ka fryrë hirin dhe Rejkijo ka parë se gurët janë mbetur pas kësaj fatkeqësie – tregon docenti Mihail Maleev – drejtor i Muzeut “Toka dhe njerëzit”. Ky është asfaltimi ku janë vendosur shinat e tramvajit. Madhësia është 40 me 50 centimetra, ndërsa thellësia prej 20 centimetrave. Atëherë Umemoto vendosi që këta gurë të jenë mbrojtje e paqes dhe të përkujtojnë të gjithë viktimat e bombës atomike. Pas 20 vjetëve, kur ndërruan asfaltimin e shinave të tramvajit, ai i bleu gurët. Ka pritur akoma 20 vjet që të zhduket rrezatimi radioaktiv dhe pastaj mbi ta u gdhend figura e hyjneshës së bamirësisë Kannon. 188 gurë u janë dërguar liderëve nga tërë bota. Nismën e mbështetën banorët e Hiroshimës. Rreth 10 mijë veta, megjithë fatkeqësinë që kanë përjetuar, dhanë mjete për të gdhendur gurët dhe vendosjen e tyre në korniza prej floriri.

Në Ditën e përzemërsisë bullgarët vënë lule jo vetëm para “Gurit të Hiroshimës”, por edhe para tullave të djegura të katedrales katolike në Nagasaki. Vizituesit e muzeut shënojnë mesazhet e paqes. “Me kalimin e viteve ne u japin ceremonive një kuptim tjetër, shton docenti Maleev. Kjo është dhembshuria ndaj mijëra viktimave, lufta për paqe dhe dëshira që të mos përsëritet kurrë katastrofa në Hiroshimë dhe Nagasaki, po ashtu dhe qortim ndaj tyre që kanë hedhur bombat. Sivjet mesazhi ka të bëjë me ekonominë e gjelbër dhe i përket thirrjes: “Le se çdo njeri të bëjë ndonjë gjë të vogël për botën”.

Në Ditën e përzemërsisë vizituesit e Muzeut do të kenë mundësi të shikojnë dy ekspozita.

“Kemi një ekspozitë me pllakate “Vdekja atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki”, të dhënë nga fondacioni “Gur për paqe”, Hiroshimë – tregon z. Maleev. – Ekspozita përcjell mesazhe të forta. Si kundërpeshë kemi ekspozuar fotografi nga konkursi ndërkombëtar “Tokë për të gjithë”. Kështu kundërshtojmë vdekjen me shoqërinë harmonike, që kanë kapur fotografët.”

Në sallën e ekspozitave të Muzeut “Toka dhe njerëzit” në Sofje më 6 gusht tingëllon muzikë në përkujtim të viktimave në Hiroshimë. Sivjet këngët i përkasin autorit Tamaka Hara – një poet i shquar japonez me fat tragjik. Gjatë viteve të 50-të të shekullit të kaluar, në kohën e luftës midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, ai ka mësuar se ka mundësi SHBA-ja të hedhin bombë tjetër bërthamore në këtë rajon. Në shenjë proteste ai vrau veten.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD