Popullata e bletëve në botë po pakësohet me shpejtësi. Fenomeni misterioz, i cili është i dukshëm në rajone të mëdha në ShBA dhe në Evropë tashmë filloi edhe në Bullgari – alarmojnë nga Bashkimi i Bletarëve Bullgarë. Në sfondin e tendencës shqetësuese prodhuesit tanë dëshirojnë të marrin subvencione prej 20 miliona euro për të ringjallur këtë sektorë të ekonomisë bullgare. Kjo u bë e qartë gjatë Javës kombëtare të mjaltit, e cila ka si qellim popullarizimin e mjaltit, i cili gjithnjë e më rrallë është në tavolinën e bullgarit.
© Foto: BGNES
Ekspozitat e produkteve të bletës, tregjet e mjaltit, takimet me prodhuesit në 10 qytete bullgare e tërheqin interesin e mijëra njerëzve, të cilët preferojnë stilin e shëndetshëm të jetesës. Njerëzit në Bullgari preferojnë të blejnë mjaltë drejt për së drejti nga prodhuesit sepse nuk u besojnë zinxhirëve të dyqaneve të mëdha tregtare. Dhe e kanë të drejtën. Sipas prodhuesve të mjaltit shkeljet e ligjit në këtë sferë bëhen kryesisht nga firmat ndërmjetësuese, të cilat përhapin produktet në rrjetin tregtar. Zakonisht mjaltin ata e gërshetojnë me glukozë ose me fruktozë. Përveç kësaj mjalti kalon përpunim termik dhe kështu ai humb cilësitë e veta më të çmueshme. Në të njëjtën kohë konsumatori, i cili e blen produktin nga rafti i dyqanit nuk ka informatë për këtë. Sipas kryetarit të Bashkimit të Bletarëve Bullgarë – Mihaill Mihajllov shteti nuk e ushtron kontrollin e nevojshëm mbi tregtinë me këto produkte dhe kjo me siguri ndikon në mënyrë të keqe cilësinë e mjaltit që ofrohet nga tregtarët e mëdhenj. Përveç kësaj shqetësues është edhe fakti se bullgari konsumon tri herë më pak mjaltë në krahasim me qytetarët e tjerë të BE-së.
© Foto: Veneta Nikollova
Çdo vit në Bullgari prodhohen rreth 10-12 mijë tona mjaltë nga ambrozia. Por pothuaj tërë prodhimi menjëherë eksportohet, sepse në tregjet e jashtme kërkohet më shumë. Ndërkohë për bullgarin mjalti është një produkt tradicional, i cili gjatë viteve të fundit bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë dhe bullgarët gjithnjë e më pak e blejnë. Shkaku është rritja e madhe e çmimit të sheqerit, më të cilin ushqehen familjet e bletëve. Çmimi rritet edhe për shkak të përdorimit të medikamenteve të shtrenjta kundër sëmundjeve, të cilat shkaktojnë vdekjen e popullatave. Kështu çmimi i produktit përfundimtar rritet vazhdimisht. Ky është shkaku, për të cilin bletarët bullgarë kërkojnë ndihmë nga ana e shtetit. Në Programin e ri tre vjeçar për zhvillimin e bletarisë për periudhën 2011-2013 janë parashikuar 10 mln leva (5 mln euro) në kuadrin e projekteve të ndryshme për përkrahjen e sektorit.
© Foto: BGNES
“Por këto mjete janë të pamjaftueshme për nevojat e mëdha të sektorit, i cili është në rrezik, është kategorik Mihaill. – Pavarësisht nga ky program ne dëshirojmë të marrim subvencione shtetërore – kështu është për sektorët e tjerë të blegtorisë, të cilët nuk mund të zhvillohen pa ndihmë shtetërore. Mjetet suplementare, për të cilat kemi nevojë janë 5-10 mln euro. Kështu prodhuesit e mjaltit do të marrin nga 20 euro për secilën familje të bletëve. Bletarët kanë nevojë urgjente për këtë ndihmë sepse kushtet për rritjen e bletëve u keqësuan shumë dhe mjetet gjithmonë nuk mjaftojnë. Vetë nuk do të mund të shpëtojmë sektorin tonë. Për këtë arsye dëshirojmë që bletaria të bëhet një sektor me prioritet. Kështu mjalti do të kthehet përsëri në tavolinën e bullgarit, bashkë me qumështin dhe mishin.”
© Foto: BGNES
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...