Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari sipas moshës, seksit, kualifikimit dhe vendbanimeve të ndryshme

Shkaqet reale për përqindjen e lartë të papunësisë ndër të rinjtë u detyrohet pasojave negative të krizës, si dhe mungesës së arsimit të përshtatshëm në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Foto: BGNES
Kriza financiare dhe ekonomike botërore ndikoi edhe mbi tregun e punës në Bullgari. Gjatë disa muajve të fundit të vitit 2008 statistika tregonte vetëm 5 për qind papunësi. Në fund të qershorit të këtij viti pak mbi 11 për qind prej popullsisë së aftë për punë në vend nuk punon. Bullgarët e aftë për punë janë 3 milionë e 283 mijë veta prej tërë popullsisë bullgare, e cila përbëhet prej 7,5 milionë vetash. Prej tyre punojnë gjithsej 2 milionë e 835 mijë veta, kurse afro 500 000 bullgarët e tjerë janë të papunë. Mirëpo të dhënat e Agjencisë së punësimit pranë Ministrisë sociale janë të tjera. Sipas ekspertëve të qeverisë niveli i papunësisë në fillim të shkurtit është vetëm 9,78 për qind. Këto të dhëna të ndryshme i detyrohen faktit se Agjencia e punësimit merr parasysh vetëm të regjistruarit në Byrotë e punës, por atje nuk regjistrohen të gjithë, të cilët kanë humbur punën e tyre.

Për shembull Kamen është suvatues, është 40 vjeçar dhe është pa punë tashmë dy vjet me radhë. Tani për tani ai shpreson te paga e së shoqes dhe te një kopsht i vogël me perime afër shtëpisë së tij. Për shkak të arsimit të tij të ulët, Kamen nuk disponon mundësi të mëdha për të gjetur punë. Si Kamen ka shumë njerëz të tjerë. Sipas tendencave më vështirë gjejnë punë pikërisht njerëzit me arsim të ulët dhe pa kualifikim. Ata nuk mund të gjejnë punë më shumë se një vit. Sipas Ministrisë sociale në fund të qershorit si Kamen kanë qenë pothuaj 116 mijë veta.

Shans më të madh për të gjetur punë kanë njerëzit me arsim të ulët dhe me profesion, prandaj përqindja e popullsisë në këtë grup po ulet, tregon statistika. Ata janë dhe grupi më i madh ndër njerëzit e punësuar. Edhe pse ngadalë, po ulet dhe numri i të papunëve me arsim të lartë. Meshkujt në Bullgari janë më të prekur nga kriza, papunësia ndër ta është më e madhe sesa ndër femrat, por në regjionet e ndryshme të vendit situata është e ndryshme. Për shembull në rrethin e Bllagoevgradit (Bullgari Jugperëndimore) femrat, të cilat kanë mbetur pa punë, janë më shumë nga meshkujt.

Papunësia rinore gjithashtu është një problem i madh në Bullgari. Për nga ky tregues radhitemi në një prej vendeve të para në BE. Sipas Agjencisë së punësimit gjatë tremujorit të dytë të vitit të rinjtë e papunë në moshën deri në 24 vjeç janë pothuaj 60 mijë veta, ose 18,7 për qind prej të gjithë të papunëve.

Shumë e madhe është përqindja e të rinjve të papunë në fshatra. Në qytete çdo i tretë i moshës nga 18 deri në 35 vjeç është pa punë. Shkaqet reale për përqindjen e lartë të papunësisë ndër të rinjtë u detyrohet pasojave negative të krizës, si dhe mungesës së arsimit të përshtatshëm në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Sot në Bullgari ka më shumë juristë dhe ekonomistë, kurse biznesi ka nevojë për profesione të tjera. Duke pasur parasysh vështirësitë e firmave, të rinjtë, pa stazh pune kanë një shans të vogël për të gjetur punë. Ulja e papunësisë ndër të rinjtë është ndër qëllimet kryesore të shtetit. Masa të ndryshme kanë për qëllim lehtësimin e të rinjve në gjetjen e punës. Gjatë këtij viti vazhdon programi “Start në jetë”. Duke marrë pjesë në të, të rinjtë pa punë me arsim të lartë grumbullojnë stazh pune në administratën shtetërore pas diplomimit. Në kuadrin e programit operativ “Zhvillim i resurseve njerëzore” po financohet një projekt për sigurimin e punës së parë të rinjve me arsim të mesëm ose të lartë. Nëpërmjet stazheve të paguara gjashtëmujore te punëdhënës privatë, të rinjtë marrin stazh profesional në kuadrin e specialitetit të tyre. Shteti subvencionon hapjen e vendeve të punës për të rinj me të meta dhe kështu i inkurajon punëdhënësit për t’i emëruar në punë.

Papunësia në vend është e ndryshme në regjionet e ndryshme të vendit. Në 11 krahina ajo është nën papunësinë mesatare të vendit. Më i vogël është numri i të papunëve në kryeqytetin e Sofjes, ku është përqendruar aktiviteti ekonomik i pothuaj një të tretës së popullsisë bullgare. Pas Sofjes radhitet qyteti Pernik, afër Sofjes, qyteti i zhvilluar industrial Gabrovo (Bullgari Qendrore), si dhe qendrat e mëdha turistike në bregdet – qytetet Burgas dhe Varna. Papunësia është mbi nivelin mesatar të vendit në Bullgarinë Veriperëndimore, ky është rajoni më i varfër i vendit, në krahinat Vidin afër lumit Danub dhe Montana, si dhe në qytetin Silistra, i cili gjendet në pikën më verilindore të Bullgarisë. Një prej qyteteve me papunësi më të lartë është dhe Sliveni, ku një pjesë e madhe e popullsisë është me origjinë rome dhe nuk ka arsim dhe kualifikim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD