Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Velingrad – pushim spa në malin e Rodopeve

Liqeni i Kleptuzës
Foto: velingradpics.blogspot.com
Në vitin 2005 Asociacioni bullgar i hotelierëve dhe i pronarëve të restoranteve ia dorëzoi vendpushimit Velingrad titullin “spa kryeqytet i Bullgarisë”. Tre vjet më vonë në konferencën e Organizatës profesionale botërore të hotelierëve dhe të pronarëve të restoranteve në Meksikë qyteti u shpall spa kryeqytet i Ballkanit. Po ta vizitoni këtë vend parajse në malin Rodope, do të bindeni se kjo nuk është një reklamë e thjeshtë turistike.

© Foto: imagesfrombulgaria.com


“Qyteti Velingrad disponon dy pasuri të mëdha – ujë mineral dhe ajër të pastër – thotë zëvendës kryetarja e baskisë së Velingradit zonja Diana Kehajova. – Këtu burojnë 80 burime të ngrohta minerale. Temperatura e tyre është në një interval shumë të gjerë – nga 27 deri në 94 gradë Celsius. Tradita e përdorimit të fuqisë shëndetësore të ujit mineral ekziston që prej disa shekujsh, kur në rajon u krijuan banjat me ujë mineral. Në fakt ato kanë ekzistuar që në kohën romake dhe këtë e vërtetojnë kaptazhet dhe kanalet e zbuluara romake. Uji i Velingradit tërheq shumë turistë. Gjatë 60 viteve të fundit Velingrad u bë një prej qendrave më tërheqëse turistike. Në qytet ka 45 hotele, të cilat do të tërheqin vëmendjen tuaj me elegancën dhe atmosferën e ngrohtë mikpritëse, thotë zonja Kehajova. Afro 50 janë pishinat me ujë mineral, të hapura ose të mbuluara. Ka gjithashtu gjashtë banja me ujë mineral – pronë e bashkisë, të cilat janë shpallur monumente të trashëgimisë sonë kulturore.”

© Foto: imagesfrombulgaria.com


Velingradi ka akoma një përparësi të madhe. Vendpushimi është i përshtatshëm për pushime gjatë të gjitha stinëve të vitit. Vera është tërheqëse për shkak të pishinave të hapura të notit me ujëra minerale, nën rrezet e diellit. Sa për dimrin, kjo stinë i tërheq turistët me pamjen e bukur dimërore të majave malore të Rodopeve, të mbuluara me dëborë të bardhë. Madje një weekend këtu është i mjaftueshëm për një pushim freskues. Turizmi spa dhe wellnes, që po zhvillohet këtu, në Velingrad, është në harmoni me natyrën.

© Foto: velingrad.bg


“Këto qendra janë projektuar me qëllim sigurimin e pushimit dhe rimëkëmbjes nëpërmjet diellit, terapive të ndryshme dhe kontaktit me natyrën e bukur të Velingradit dhe ujin mjekësor mineral – na tregon zonja Kehajova. - Në çdo një spa kompleks ka vaska për hidromasazh, tangjentorë me bimë mjekësorë, kripëra të ndryshme etj. Në spa qendrat ka pajisje moderne për terapi dhe kozmetikë, si dhe një shumëllojshmëri të madhe prej masazhesh – masazhe mjekësore, sportive, klasike, terapeutike etj.”

© Foto: velingradpics.blogspot.com


Këtu vijnë shumë turistë nga Rusia, Maqedonia, Turqia, Gjermania... Velingradi është një vend i dashur i familjeve me fëmijë, të cilat vendosen si në hotelet, ashtu dhe në shtëpitë komode turistike.

© Foto: velingrad.bg


“Burimi unikal karstik Kleptuza është emblema e Velingradit – thotë zonja Kehajova. – Temperatura e dy liqeneve të Kleptuzës është 8-9 gradë Celsius gjatë tërë vitit. Kjo siguron një freski të këndshme gjatë ditëve të verës, kur Kleptuza është ndër vendet më të preferuara për shëtitje në Velingrad. Në territorin e bashkisë ka shtëpi malore, në të cilat ka udhëheqës të kualifikuar gjahu. Këtu gjatë sezonit të gjahut mund të gjuani derre të egra, drerë, shpendë të ndryshme. Në qoftë se ju pëlqen peshkimi, mund të vizitoni liqenet e afërta Dospat, Bellmeken dhe Beglika. Rreth 7-8 kilometra larg Velingradit, në rrugën për në Sërnica, mund të vizitoni shpellën Lepenica. Në të janë ruajtur shumë forma interesante natyrore – stalaktitit, stalagmit, stalakton, margaritarë shpelle. Përmes Velingradit kalon vija e vetme hekurudhore në Bullgari me binarë të ngushtë Septemvri – Bansko – Dobrinishte. Ajo kalon përmes tri maleve – Rodopet, Rilla dhe Pirin. Në këtë vijë ndodhet dhe stacioni më i lartë i Gadishullit Ballkanik – stacioni Avramovo me lartësi mbi nivelin e detit 1267 metra. Krahinat e afërta janë të përshtatshme për shëtitje me këmbë, ose me biçikleta. Që të mbetet përjetimi juaj i paharrueshëm, mund të kënaqeni dhe nga atraksione të tjetra si hipizmi, qitja me hark, pejntbol, karting etj. Mund të njiheni dhe me mundësitë kulinare të kuzhinierëve vendas, duke shijuar gjellët e ndryshme tradicionale të kësaj krahine.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Një kopje e kafenesë nga filmi me seri “Miqtë” është një hit mes turistëve në Plovdiv

Në qytetin Plovdiv është kafeneja e vetme në Evropën Lindore e cila është kopje perfekte e kafenesë së filmit me seri “Miqtë” /“Friends“/. Pronari i saj Elin Nikollov është një adhurues i madh i këtij filmi me seri, kështu që ai vendosi të..

botuar më 21-06-19 8.25.PD

Fundjavë kushtuar midhjes në ishullin Shën Anastasia

Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e..

botuar më 21-06-18 5.55.PD
Vendpushimi Albena

Vendpushimi “Albena” ishte i pari që mori stikerin "100% të vaksinuar"

Vendet turistike në Bullgari me staf të vaksinuar do të marrin stiker "100% të vaksinuar", njoftoi në një konferencë shtypi në Albena Ministrja e Turizmit Stella Balltova. Pushimorja e parë që mori një stiker të tillë është Albena. Në vendpushim ka..

botuar më 21-06-10 7.29.MD