Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Andreev pas premierës së suksesshme të veprës “Bukuria melankolike” në SHBA

Premiera në Qenderën e Kenedit - Uashington
Foto: arkiv personal

“Bukuria melankolike” – kështu titullohet vepra më e re e kompozitorit Georgi Andreev. Oratorioja i është kushtuar një moment të rëndësishëm të historisë bullgare – shpëtimit të 49 mijë hebrenjve në kohën e Holokostit (gjatë vitit 1943).

Georgi Andreev u kthye nga SHBA-ja muajin korrik. Disa javë pas premierës së “Bukuria melankolike” ai ende përjeton emocione të forta. Vepra vokale dhe instrumentale u prezantua në kuadër të festivalit “Këngët e jetës” që organizohet në Uashington, Boston dhe Nju Jork. Themelues dhe organizatorë janë Kalin dhe Sharon Çonev. Kalin Çonev është nga Bullgaria, mbaroi Akademinë muzikore kombëtare. Në SHBA banon prej shumë kohe, merret me veprimtari turistike dhe të impresarios. Bashkëshortja e tij Sharon lindi në Izrael. Stërgjyshërit e saj ishin ndër ata 49 mijë hebrenj bullgarë që u shpëtuan nga populli bullgar gjatë vitit 1943. Familja Çonev dhe fondacioni i themeluar nga ta “Këngët e jetës” janë producentë të veprës grandioze vokale dhe instrumentale “Bukuria melankolike”. “Ndihem shumë mirënjohës dhe i privilegjuar se pikërisht mua më ngarkuan me këtë punë të madhe mbi “Bukuria melankolike” – tha Georgi Andreev.

“Vepra është njëorëshe – vazhdon ai. – Aparati interpretues është madhështor – një orkestër e madhe simfonike, dy kore femrash dhe meshkujsh, një kor fëmijësh dhe tre solistë – tenor, bas dhe soprano. Sipas këmbënguljes së Kalin Çonevit, partia e sopranos interpretohet nga Neli Andreeva. Në partiturë përfshiva disa vegla muzikore popullore, karakteristike për Bullgarinë, si edhe një kor këngëtaresh popullore. Kombinimi i instrumenteve klasike dhe popullore më vështirësoi shumë, por mendoj se rezultati është shumë i mirë. Titulli “Bukuria melankolike” është marrë nga novela me të njëjtin emër e Ariel Finkelshtajnit për shpëtimin e hebrenjve bullgarë.”

Muzika e oratorios është ndërtuar mbi intonacione të këngëve hebraike tradicionale, pa përdorur citate të drejtpërdrejta. Një teknikë të tillë kompozitori ka përdorur dhe për përpunimin e folklorit bullgar. Vetëm një këngë bullgare tingëllon me melodinë e saj autentike.

“Tekstet e folklorit bullgar ndonjëherë habitin me subjektet krejt të thjeshta, të cilat rikrijojnë momente të jetës së bashkësisë patriarkale. Por meloditë janë shumë të bukura – shpjegon Georgi Andreev. – Në “Bukuria melankolike” përdora një këngë popullore, e cila interpretohet nga kori ynë. Roli i saj është të theksojë emocionin e tekstit. Në SHBA kisha shansin të dëgjojë vepër time në interpretim të orkestrave të jashtëzakonshme – Filarmonia Kombëtare dhe Boston Modern Orchestra Project. Muzikantëve u bënë përshtypje të madhe faktet historike dhe ata e interpretuan veprën në një mënyrë shumë emocionale. Dirigjenti Henri Lek – një muzikant me famë botërore, kontribuoi shumë për këtë që vepra të tingëllojë njëkohësisht në një mënyrë madhështore dhe të butë.”

Po të klikoni ikonën AUDIO, mund të dëgjoni fragmente të oratorios “Bukuria melankolike”.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD
Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD