Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – rrugë romake, mahnitje piktoreske dhe joshje kulturore

Statuja e Sofias, skulptor – Georgi Çapkënov
Foto: Veneta Pavlova

Më 17 shtator, ditën e Shën Sofias dhe vajzave të saj Besa, Shpresa dhe Dashuria, shënojmë dhe festën e kryeqytetit bullgar. Sofja u zgjodh qendër administrative e Bullgarisë gjatë vitit 1879, një vit pas Çlirimit të vendit tonë nga zgjedha osmane pesëshekullore. “Rritet, por nuk vjetrohet” – kjo është motoja e qytetit. Fati i tij është lidhur me trakët e lashtë, me shtetin e Filipit dhe Aleksandrit të Maqedonisë, me Perandorinë Romake, Bizantin, Bullgarinë e Mesjetës, Perandorinë Osmane dhe shtetin e ri të Bullgarisë. Gjatë viteve të fundit ndërtimi i metrosë në zemrën e Sofjes shkaktoi gërmime arkeologjike, të cilat zbuluan shumë fakte të reja për të kaluarën e saj – nga epoka romake deri në shekullin XIX. Pas konservimit dhe restaurimit të disa pjesëve të rrugëve dhe ndërtesave antike, ato do të vendosen në mënyrë të përshtatshme kështu që kryeqytetasit dhe turistët të njihen me historinë e Sofjes, duke shëtitur në qendër.

© Foto: Veneta Pavlova

Kisha “Shën E Diela”

Prapë në qendër, në një afërsi simbolike me njëri-tjetrin, ndodhen katër tempuj funksionues – kisha ortodokse “Shën E Diela”, katedralja katolike “Shën Josifi”, xhamia e vjetër “Banja Bashë” dhe sinagoga më e madhe në Ballkan. Këtu janë dhe ndërtesat e Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave. Po të nisemi nga atje në drejtim lindor nëpër kalldrëmin aristokratik me ngjyrë të verdhë të bulevardit “Mbreti Çlirimtar”, do të kënaqemi me ndërtesat e bukura. Ndër to janë ish pallati mbretëror (sot Galeria Kombëtare e Arteve), Kuvendi Popullor, Akademia Bullgare e Shkencave, Universiteti i Sofjes, ambasada dhe shtëpi të bukura.

© Foto: Veneta Pavlova

Galeria Kombëtare e Arteve

Duke ecur nën hijen e gështenjave të njohura të Sofjes, do të arrijmë deri në Urën e Shqiponjave, nga fillon parku më i vjetër i Sofjes – Parku i Borisit. Sot nëpër bulevard kalon trafiku më i madh i Sofjes, por dikur ai ishte vendi i preferuar i kryeqytetasve për shëtitje, për njohje, për të treguar veshjet e reja dhe për flirte. Po të doni të ndieni atmosferën e tij të dikurshme, më mirë të shëtitni në të gjatë fundjavës, kur ai është shumë më i qetë.

© Foto: Veneta Pavlova

Një nga ndërtesat e bukura në bulevardin “Mbreti Çlirimtar”

Para disa dekadave midis Klubit të Ushtarakëve dhe kishës ruse në bulevardin “Mbreti Çlirimtar” ndodhej kafeneja e dëgjuar e shkrimtarëve. Në të vinin jo vetëm shkrimtarët, por edhe shumë piktorë, muzikantë, shkencëtarë, këngëtarë. Me kafenenë lidhen shumë legjenda për bohemën e Sofjes. Piktori Aleksandër Dobrinov rikrijoi shpirtin e këtij vendi unik në Sofje me një sharzh madhështor, i cili përmban 106 fytyra të elitës intelektuale të viteve 30.

© Foto: Veneta Pavlova

Teatri Popullor “Ivan Vazov”

Afër bulevardit “Mbreti Çlirimtar” ka dhe vende të tjera emblematike për kryeqytetin tonë – kisha “Shën Sofia”, e cila ia dha emrin qytetit, katedralja “Shën Aleksandër Nevski” – tempulli më i madh ortodoks tek ne, Teatri Popullor “Ivan Vazov”, Akademia e Arteve, Biblioteka Kombëtare... Nëpër rrugët rreth Parkut të Doktorit, i cili fillon nga biblioteka, mund të shihen disa nga shtëpitë e vjetra më interesante në Sofje.

© Foto: Veneta Pavlova

Ndërtesa të reja në bulevardin “Todor Aleksandrov”

Gjatë vitit 1880, dy vjet pas Çlirimit, Sofja kishte rreth 20 mijë banorë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë kryeqytetasit janë afro 1 milion e 300 mijë. Një bum të vërtetë të ndërtimeve qyteti përjetoi gjatë viteve pas ndryshimeve demokratike – u ngritën qendra tregtare dhe ndërtesa të reja banimi. Fatkeqësisht në disa raste kjo u bë për llogari të hapësirave të gjelbra – një krenari tradicionale për kryeqytetasit. Ndër banesat më të kërkuara tani janë ato që ndodhen afër stacioneve të tanishme dhe të ardhshme të metrosë. Kështu ata që banojnë në lagjet më të larguara mund të arrijnë shpejt deri në joshjet kulturore që ofron qyteti – koncerte, teatro, ekspozita. Ndërsa njerëzit nga qendra më lehtësisht do të arrijnë deri në shtigjet e maleve Vitosha dhe Ljulin.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD